AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës Empty
BeitragThema: Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës   Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës Icon_minitimeMi 13 Feb 2008, 16:33

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, të martën mbërrin në Slloveni, ku të mërkurën do të marrë pjesë në takimin e treshes së Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse. Para nisjes drejt Sllovenisë Lavrov ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë rast i veçantë në botë, për shkak të të cilit do të shkelej e drejta ndërkombëtare.
Sipas tij, mbështetësit e pavarësisë së Kosovës e konsiderojnë Kosovën si rast unik dhe për këtë shkak sipas tyre, “mund të shkelet e drejta ndërkombëtare dhe se të gjithë të tjerët duhet të pajtohen me këtë gjë”.

"Kjo nuk do të ndodhë", ka thënë Lavrov. Sipas tij, shumëkush i kupton rreziqet dhe kërcënimet – kupton se kjo gjë do të shkaktonte reagimin zinxhiror në shumë pjesë të Evropës dhe të botës, mirëpo llogarisin se do t’ia dalin disi – ndërsa një plan të qartë të aktiviteteve, në rast të reaksioneve të tilla, askush nuk mund ta propozojë.

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë se për zgjidhjen e statusit të Kosovës po shfrytëzohen standarde të dyfishta. "Thonë se serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë së bashku dhe se për këtë shkak duhet ndarë Kosovën nga Serbia, mirëpo në Kosovë ka serbë”, ka thënë ai. "Si do të jetë me serbët në Ksoovë? Në këto pyetje nuk ka përgjigje. Absolutisht bëhet fjalë për standard të dyfishtë”, ka shtuar ai.

Ministria e Jashtme e Sllovenisë njoftoi se takimi i Lavrovit me Dimitrij Rupel, Javier Solana dhe Benita Ferrero-Valdner, do t'i kushtohet çështjes së Kosovës, procesit paqësor në Lindjen e Mesme, si dhe marrëdhënieve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.
Nach oben Nach unten
 
Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Lavrov: Nuk do të shkelet e drejta ndërkombëtare për shkak të Kosovës
» Nikoliq mbështet qeverinë për shkak të Kosovës
» Finalizohet Kushtetuta e Kosovës
» Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës
» Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars?

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: