Kushtetuta e Kosovës është finalizuar. Ajo e parasheh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në këtë Kushtetutë nuk ka asnjë nen të pazgjidhur ngase gjithçka është e sqaruar ka thënë bashkëhartuesi i Kushtetutës, Arsim Bajrami.
Kjo kushtetutë për nga karakteri është konstituive, ndërsa forma e qeverisjes së shtetit do të jetë – republikë parlamentare duke avancuar rolin e Presidentit. Me Kushtetutën e Kosovës do të themelohen institucionet e reja të cilat deri tash i kanë munguar Kosovës, siç janë: Gjykata Kushtetuese, Shërbimi i Inteligjencës dhe një varg Institucionesh tjera. Ushtria e ardhshme e Kosovës do të quhet Forca e Sigurisë së Kosovës, por më vonë do t’i nënshtrohet një transizioni, e cila do të shndërrohet në ushtri.