Nikoliq mbështet qeverinë për shkak të Kosovës
Zëvendëskryetari i Partisë Radikale serbe, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se në këto "ditë vendimtare për Kosovën" do ta mbështesë qeverinë aktuale sikur të ishte anëtar i saj.
"Nuk dua të jem pjesë e qeverisë, por dua t'i jap mbështetje. Nuk dua të jem opozitar në këtë çast kur mbrohet Kosova", ka thënë Nikoliq, për të shtuar se kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe presidenti Boris Tadiq nuk do të duhej të "ndaheshin" në kohën kur Serbisë po "i rrëmbehet" Kosova. /rel/