AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars? Empty
BeitragThema: Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars?   Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars? Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:30

Këtë vit, këtë apo atë muaj, këtë apo atë javë, ... Jo, por më 28 nëntor, para apo pas kësaj apo asaj feste, para ose menjëherë pas vitit të ri, ... çështje muajsh apo javësh - jo ore, por çështje ditësh, madje edhe orësh ... Kështu nxitojnë nostradamusët bashkëkohorë se pale mos po ia qëllojnë datën e shpalljes së pavarësisë mbikëqyrur (pavarësisë ahtisariane) të Kosovës. Thuajse janë duke luajtur në ndonjë bastore. Dhe gabimisht me ose pa vetëdije nuk ngurrojnë ta quajnë këtë akt shpallje e njëanshme e pavarësisë (sic!). Shkurt - shpallja është shpallje dhe pikë. Nuk ka shpallje të dyanshme të pavarësisë. Shpallja e pavarësisë është akt formal juridik dhe politik, i cili mund të pranohet ose të mos pranohet nga të tjerët. Por, pavarësinë nuk do ta shpall dikush tjetër për ne, atë mund ta shpallim vetëm ne dhe askush tjetër. Askush nuk i kryen punët që ne duhet t’i kryejmë. Të tjerët munden vetëm t’i mbështesin ose jo, respektivisht t’i përkrahin ose jo përpjekjet dhe angazhimet tona në këtë drejtim.

Çështje jetike është se a funksionon si shtet një bashkësi a territor që synon (mëton) të jetë shtet me plot kuptimin e fjalës, me të gjitha atributet që duhet të ketë një shtet. Pastaj, shpallja e pavarësisë dhe njohja e saj mbetet më shumë një akt formal. Gjithsesi për aktin e shpalljes së pavarësisë duhet të gjendet momenti më i volitshëm, përkatësisht koha kur e gëzon përkrahjen sa më të gjerë të mundshme (aq më mirë) të faktorëve relevantë ndërkombëtarë, përkatësisht të shteteve më të fuqishme. Dhe Kosova, përfundimisht e ka këtë përkrahje dhe atë prej shtetit më të fuqishëm - SHBA-ve dhe shumicës së vendeve të BE-së, pa e nënvlerësuar aspak edhe atë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe përkrahjen apo miratimin e heshtur të shteteve fqinje me përjashtim të Serbisë. Por, jo për pavarësi dhe sovranitet të plotë (tash për tash), por për një pavarësi të mbikëqyrur, apo nëse doni më saktë: pavarësi të cunguar në shumë segmente dhe fusha jetike. Pra, me fjalë të tjera: nuk kontestohet pavarësia (e mbikëqyrur), por cilësia e kësaj pavarësie (lexo Planin e Ahtisarit).

E tash shtrohet pyetja sa herë e bërë: kur do të shpallet pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Janë dy mundësi: ose të ndërlidhet kjo me ndonjë datë të caktuar historike të Kosovës ose të zgjidhet ndonjë datë krejtësisht tjetër. Kjo nuk varet as nga institucionet e Kosovës e as nga populli, por ekskluzivisht nga faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë.

Nëse ata e vlerësojnë këtë çështje si tejet urgjente atëherë mund të vendoset për ndonjë datë “johistorike” (përflitet mesi i shkurtit). Por, nëse vlerësohet se një pritje jo shumë e gjatë kohore do të mundësonte pajtimin pothuajse të njëzëshëm të shteteve të BE-së për pranim të pavarësisë së Kosovës, atëherë shpallja e saj mund të zhvendoset (të caktohet) për mars.

Në kontekst të kësaj dhe pikërisht për shkak se kjo lloj pavarësie do të jetë shumë e cunguar dhe zbatimi i Planit të Ahtisarit do të sjellë shumë probleme të pa(parashikuara), atëherë bashkësia ndërkombëtare mund të kujdeset se si do t’ua servoj këtë pjesës më të madhe të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, për t’ua bërë pak qejfin edhe shqiptarëve si shumicë absolute në Kosovë (e që në Planin e Ahtisarit zhvlerësohen në nivelin e komunitetit, pra bashkësisë etnike), mund të zgjidhet një datë (pak a shumë) historike (o sa shumë data të këtilla kemi). E datat më madhore në mars për shqiptarët në Kosovë janë dy: 5 marsi dhe 11 marsi. Nga këto dy data që lidhen me ngjarje vërtetë të shënuara: lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz dhe vetëflijimi i tyre epik për lirinë e Kosovës (5-7 mars 1998) dhe fillimi i demonstratave të ’81-shit (11 mars 1981) më e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare është kjo e dyta. Prandaj, po e theksoj 11 marsin e këtij viti si datë (shumë) të mundshme të shpalljes së pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës.
Nach oben Nach unten
 
Shpallja e pavarësisë së Kosovës - në mes të shkurtit apo më 11 mars?
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Server: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është tashmë fare pranë
» Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt
» Wisner: Shpallja e pavarësisë është fund i drejtë i luftës brutale
» Bakoyannis: BE-ja e ndarë për njohjen ose jo të pavarësisë së Kosovës
» Hamiti: Institucionet e Kosovës nuk e dinë datën e shpalljes së pavarësisë

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: