Kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të fillojnë hetime të thella në tri kompanitë publike, KEK, PTK dhe Aeroport, të cilat siç tha Thaçi kanë qenë "kampion të korrupsionit".
Kryeministri Thaçi i bëri këto deklarata pas takimit me drejtoreshën e përgjithshme të Zyrës së Auditorit, Linda Kasella, e cila ia ka dorëzuar këtij të fundit raportet e auditimit në tri kompanitë më të mëdha publike në vend, PTK, KEK dhe Aeroport, në të cilat Zyra e auditorit ka konstatuar shumë parregullsi.
Duke theksuar edhe një herë angazhimin e qeverisë për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, kryeministri Thaçi, i ka kërkuar Zyrës së Auditorit Gjeneral, që të fillojë edhe auditimin e Qeverisë së Kosovës dhe të komunave të Kosovës.
Kryeministri tha se dëshiron të dëshmoj se Qeveria e drejtuar prej tij do të jetë shembull për menaxhimin e mirë të parasë publike. /rtk/