AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Kush po hetohet në KEK, PTK dhe Aeroport?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Kush po hetohet në KEK, PTK dhe Aeroport? Empty
BeitragThema: Kush po hetohet në KEK, PTK dhe Aeroport?   Kush po hetohet në KEK, PTK dhe Aeroport? Icon_minitimeMi 13 Feb 2008, 16:30

Pas publikimit të lajmit në Radio Televizionin e Kosovës, edhe gazeta Express ka nxjerrë emrat e zyrtarëve të lartë në tri kompanitë publike, KEK, PTK dhe Aeroport, të cilët po hetohen nga Njësia për Krimet Ekonomike. Hetimet ndaj disa prej këtyre zyrtarëve, policia i ka konfirmuar për këtë gazetë.
Sipas burimeve të RTK-së, në KEK, hetimet janë duke u zhvilluar ndaj këtyre personave: Et’hem Çeku, Remzi Shahini, Muhedin Haxhiu, Lorik haxhiu, Fadil Ismaili, Nagip Krasniqi e Dino Rama. Në PTK: Ilir Salihu, Leme Xhema, besnik Jani, Sabahedin Ramaxhiku, Driton Halili, Etrur Rrustemi, Hazbi Dervisholli e Visar Krasniqi. Në Aeroport: Ilir Salihu, Afrim hairi, Adem Gashi e Sylejman Zeneli.

Ndërkohë, siç shkruan Express, rreth gjysma e dosjeve të dërguara nga Prokuroria Publike e Qarkut në drejtim të policisë që merret me krime ekonomike, tashmë kanë përfunduar.

Ato i janë kthyer prapë Prokurorisë së Qarkut për hetime të mëtutjeshme dhe disa prej tyre tashmë u janë ndarë prokurorëve në mënyrë që të merren me to.

Burimet e Expressit nga policia po ashtu kanë bërë të ditur se dosjet me të cilat janë marrë dhe vazhdojnë të merren policët hetues përfshijnë përveç Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës (PTK), edhe Ministrinë për Kthim dhe Komunitete (MKK) si dhe rajonin e Komunës së Prishtinës dhe atë të Komunës së Ferizajt.

Deri më tash, Auditori Gjeneral i Kosovës ka bërë një numër të madh të auditiveve në institucione të ndryshme në vend, përfshirë edhe kompanitë publike dhe në komuna. Por, deri më tash, fare pak persona kanë dhënë përgjegjësi për keqpërdorimet e tyre të kryera.
Nach oben Nach unten
 
Kush po hetohet në KEK, PTK dhe Aeroport?
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Thaçi bën thirrje për hetime në KEK, PTK dhe Aeroport
» Kush Jom une !!!
» Kush ishte më i mirë, Pele apo Maradona?
» Kush Ju Pelqen Me Shum : Sportistat Apo Aktoret
» Kush Tradhton Më Shum Femnat Apo Meshkujt?

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: