AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën Empty
BeitragThema: Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën   Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:55

Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën
Sa herë që ajo mendon se punët po i shkojnë mirë, thashethemet do t’ia prishin humorin. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë. Ndërsa në televizionet muzikore po transmetohet klipi i saj më i ri, "Gruas qejfin mos ia prish", dhe pasi ka kaluar një tur jo pak të suksesshëm në mbështetje të fushatës elektorale të mikut të saj, kryetarit të Aleanca për Kosovën e Re, Bexhet Pacolli, ka rënë sërish pre e "gojëve të liga".
Jeta private e këngëtares Bleona Qereti është bërë sërish objekt bisedash. Hipotezat kanë qenë një ndarje me bashkëshortin e saj shqiptaro-amerikan, Gani Bardha.

Reagimi i këngëtares Qerreti vjen në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Jeta e saj martesore, dasma, karriera, marrëdhëniet me miqtë, projektet e saj… Të gjitha këto vijnë më poshtë për ju.

Bleona, është folur për një ftohje të marrëdhënieve tuaja me bashkëshortin Gani Bardha. Sa e vërtetë është kjo?

Bleona: Ajo që më çudit është se nuk është hera e parë që lakohet jeta ime private. Një herë gazetat thonë që jam shtatzënë, një herë që do martohesha se isha shtatzënë, e kështu me radhë. Por e vërteta është se unë jam martuar që vjet në tetor. Martesa nuk është dasmë. Ceremonia e dasmës nuk u bë vjet, sepse unë kisha mjaft projekte me punën. Ishte përgatitja e albumit tim, pastaj ishte bashkëpunimi me këngëtarin grek Treandafilo. Kështu që ka pasur disa motive, përderisa nuk është realizuar dasma. Ceremoninë, unë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për mua. Fakti që ne kemi bërë celebrimin në muajin tetor të 2006-ës, në Detroit, na bën që të mos e kemi me ngut dasmën. Por nga ana tjetër, dasma është një festë për të mbledhur të afërmit dhe familjarët, është diçka që ne do ta bëjmë për qejf. Kështu që ajo do bëhet në kohën kur ne të jemi më të gatshëm.

Por në fakt, e keni menduar një kohë të caktuar për të realizuar dasmën?

Bleona: Unë që prej fundit të muajit gusht jam në Amerikë dhe lëviz vetëm për koncerte. Kështu, në projektet e mia tani janë dy videot e albumit dhe videoja me Treandafilon për t’u bërë. Vetëm pasi të mbaroj këto dhe të jem si unë dhe Gani më të çlodhur e më të qetë, do të merremi me ceremoninë e dasmës. Fakti që njerëzit nuk më kanë parë këtu qysh prej fundit të gushtit, do të thotë se unë jam në Amerikë dhe jo se jam ndarë.

Keni qenë në krah të Behgjet Pacollit gjatë fushatës së tij elektorale, e madje edhe keni bërë një këngë për të. Cilat janë lidhjet tuaja me të?

Bleona: Mund ta konsideroj si ftesë që më bëri Behgjeti për në fushatën e tij, pasi Behgjet Pacollin unë e njoh prej 10 vjetësh dhe e shihja si detyrë që unë të merrja pjesë në fushatën për të. Kam kënduar thjesht për Behgjetin për miqësi. Ndërkohë, kënga “Zero tolerancë” është bërë enkas për t’u kënduar gjatë kohës së fushatës.

Sapo ka nisur të shfaqet klipi juaj i ri “Qejfin gruas mos ia prish”, ku shfaqeni shumë ndryshe. Si ka lindur ideja për të realizuar një klip të tillë?

Bleona: Është një këngë, ku teksti shkon vijueshmërisht me klipin. Mendoj se është realizuar si duhet dhe njerëzit do të kenë interes për të. Videoja është mjaft ekspresive, pasi është marrë filmi “Kapedani”, që është film strikt për nënshtrimin e femrës, dhe përgjigja është në mes të videos, në momentin kur gocat janë thuajse nudo dhe ajo që i vendos aty është, “Kjo është paturpësi”. Është një këngë që ka mjaft ekstravagancë dhe kontrast. Po ashtu është edhe një moment në refren, që “të dielën e ka pushim”. Janë gjëra të menduara në çdo detaj.

Jemi në ditët e fundit të 2007-ës. Si ka qenë ky vit për ju?

Bleona: Mund ta konsideroj një nga vitet më të ngarkuar. Kam kaluar mjaft pak kohë në shtëpi dhe familjen këtu në Tiranë e kam parë shumë kalimthi. Pasi që në fillim të vitit kam pasur një punë intensive për nxjerrjen e albumit dhe kombinimit të koncerteve, dhe më mbetej shumë pak kohë për të shkuar në shtëpi. Në Kosovë, albumi ka pasur një jehonë të madhe dhe ka qenë i mbuluar me billbordera. Kam kaluar një kohë të ngjeshur me punë, pasi në kontratën e albumit ishte të realizoja 4 video. Janë realizuar dy, “Manderinë” dhe “Qejfin gruas mos ia prish” dhe janë për t’u bërë edhe dy video të tjera. Akoma na kanë ngelur edhe dy javë nga viti 2007, të cilat unë edhe këto i kam të zëna, pasi kam xhirime në Kosovë për koncertin e Vitit të Ri. Në fakt, këtë vit jam marrë më tepër me Kosovën, prandaj edhe njerëzit nuk më kanë parë këtu. Katër videot që kam në kontratë me albumin, kanë shtyrë edhe videoklipin me Treandafilon, pasi nuk kam pasur kohë të xhiroja këngën dhe ende nuk e kam ndarë mendjen për ta bërë në Shqipëri, apo në Greqi.

Në fakt, klipi me Treandafilon u tha se do të dilte këtë vjeshtë?

Bleona: Po, siç e thashë dhe më lart, ai ka ngelur pezull për shkak të punëve të mia të tjera, klipet, koncertet etj. Megjithatë, ajo është një gjë që unë do ta bëj me të mbaruar dy klipet e albumit dhe ajo që më çudit, është se në të vërtetë askush nuk u mor me çfarë u bë me videon e Treandafilos, por njerëzit merren me gjëra të tjera të parëndësishme, apo edhe me sajesa të llojit Bleona u nda nga burri…

Ku do t’i kalosh festat e fundvitit?

Bleona: Për Krishtlindje do të jem në Bruksel, ku do të vijë edhe Gani, por ftoj edhe ata gazetarë që kanë vizë “Shengen”, të vijnë nëse duan dhe të shohin që im shoq do të jetë atje.

Keni menduar ndonjë dhuratë për bashkëshortin tuaj?

Bleona: Nuk kam menduar, pasi blej gjëra në mënyrë konstante dhe kështu që nuk kam menduar një gjë në fakt. Unë kujdesem për anën estetike të tim shoqi; sa herë ble diçka për vete, i blej dhe atij. Në Amerikë festohen mjaft Krishtlindjet dhe si grua e mirë, unë duhet të bëja kartolina, por unë preferoj më mirë të këndoj atë ditë…

Çfarë marrëdhënie keni me këngëtarët e tjerë?


Bleona: Zakonisht me këngëtarët e Kosovës kam marrëdhënie më të mira, pasi këndojmë bashkë në shumë koncerte. Me këngëtarët shqiptarë më pak, përveç dorës së vjetër kur unë kam qenë fëmijë dhe me ta vazhdoj ende të ruaj miqësi.

Cila është gjëja që ju bën më të lumtur?

Bleona: Marrëdhënia që kam me Ganin. Artistët në botë kanë një jetë të shkatërruar, unë jam e lumtur se jam mirë.

Çfarë vlerëson më shumë tek ai?

Bleona: Sinqeritetin. Është mjaft i sinqertë dhe kjo më tërheq tek ai. Ndërkohë që ka dy sy shumë të bukur.

Me çfarë po merresh aktualisht?

Bleona: Koncertet i lënë vendin njëri-tjetrit dhe gjatë këtyre kohëve nuk kam as mundësi të pushoj. Megjithatë, të kënduarit është ajo që më bën mua të lumtur, kështu që nuk më lodh më kjo gjendje. Këtë fundjavë do të jem në Kosovë, pasi po përgatitet koncerti për Vitin e Ri dhe këto ditë bëhen xhirimet për të. Pastaj, me të përfunduar punë në Kosovë, do të udhëtoj drejt Brukselit për koncertin e Krishtlindjeve, që do të organizohet atje. /bluetooth/
Nach oben Nach unten
 
Bleona: Nuk jam ndarë me Ganiun, do bëj së shpejti dasmën
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Bleona Qereti - Dua
» Bakoyannis: BE-ja e ndarë për njohjen ose jo të pavarësisë së Kosovës
» Neville: Do të kthehem së shpejti
» BE së shpejti përcakton çmimin fiks të porosive SMS
» Solana: Së shpejti vendimi për planin operativ të misionit në Kosovë

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: