AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë Empty
BeitragThema: Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë   Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:23

Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë

Bashkimi Evropian është i gatshëm që këtë javë të kompletojë autorizimin e misionit të madh mbikëqyrës në Kosovë, pak para se ky vend të shpallë pavarësinë nga Serbia, kanë deklaruar zyrtarët e BE-së për agjencinë Reuters.
Sipas këtyre zyrtarëve, blloku i 27 shteteve do të përdorë procedurën e profilit të ulët për miratimin e planit operativ për misionin e fuqishëm të policisë dhe gjyqësisë – që është dokumenti i fundit nga katër sish që kërkohen për vendosjen e misionit.

"Plani operativ do të adoptohet gjatë kësaj jave me procedurë të shkruar”, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së për këtë agjenci.

Sipas këtij zyrtari, vendimi nuk kishte nevojë të shkonte në duart e ministrave pasi që liderët e bllokut, në dhjetor të viti të kaluar, në parim kishin vendosur për dërgimin e misionit për ta zëvendësuar administratën e KB-së në Kosovë.

Ministrat e BE-së pritet që ta miratojnë një deklaratë të përgjithshme për Kosovën, të hënën e ardhshme, gjatë takimit të tyre të radhës, ku do të potencohet pavarësia e Kosovës dhe ku do të bëhet thirrje për stabilitet. Po ashtu ministrat do t’ua lënë secilit shtet të BE-së të vendosë individualisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës, bën të ditur agjencia Reuters.
Nach oben Nach unten
 
Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Misioni i BE-së para shpalljes së pavarësisë
» Hamiti: Institucionet e Kosovës nuk e dinë datën e shpalljes së pavarësisë
» Misioni i BE-se ne Kosove nje UNMIK tjeter
» Welt: Misioni i BE-së në Kosovë do të jetë më i madh sesa ai i paralajmëruar
» Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: