Shpallja e pavarësisë do të bëhet më 17 shkurt, bënë të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke u thirrur në një burim të afërt të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi.
Agjencia italiane shkruan se kjo datë është përmendur edhe nga mediat kosovare. Sipas agjencisë ANSA shtetet e para që do të njohin pavarësinë do të jenë SHBA, Gjermania, Franca dhe Anglia.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot sërish nuk përcaktoi një datë rreth shpalljes së pavarësisë, por ai tha se kanë përfunduar përgaditjet për shpalljen e saj.
“Në Prishtinë, Bruksel dhe Uashington gjithçka është e përfunduar dhe zëra për shtyerje mund të ketë vetëm në Beograd”, ka deklaruar Thaçi, pas një séance të rregullt të Qeverisë.(ANSA)