Levizja VETEVENDOSJE ne nje reagim te sotem u shpreh kunder misionit te ri te BE-se ne Kosove, duke potencuar se Kosova nuk po lejohet akoma te qeveriset nga populli i saj
“Misioni i ardhshem i BE-se do te jete nje UNMIK tjeter, fuqia politike e te cilit do te jete cungim i drejtperdrejt i lirise sone. Ky do te jete mision edhe me i rrepte ne kontrollin qe do t'ia beje politikes si dhe jetes shoqerore ne pergjithesi ne Kosove, duke qene se do te kete kompetenca shtese krahasuar me ato te UNMIK-ut”, thuhet ne reagimin e Levizjes. Drejtuesit e kesaj levizje kerkojne qe BE te mos jete faktor qeverises por keshilldhenes. “Ne e deshirojme integrimin e Kosoves ne BE e jo qeverisjen e Kosoves nga misionet e BE-se. EULEX do te na e parandaloje integrimin. Misionet nderkombetare do te duhej te qendronin ne Kosove ne cilesine e misioneve keshilldhenese, madje edhe monitoruese. Mirepo ne asnje menyre si misione qeverisese absolute”, thuhet ne reagimin e sotem te Levizjes VETEVENDOSJE.