“Shpallja e pavarësisë së Kosovës është tashmë fare pranë”, ka deklaruar analisti i njohur i çështjeve ballkanike, Daniel Server.
Ky proces do të jetë rezultat i bashkërendimit të veprimeve ndërmjet perëndimit dhe Prishtinës, dhe do të kurorëzohet, me njohjen e Kosovës së pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ka thënë për Zërin e Amerikës analisti Server.