Kosova do te shpalle pavaresine nga Serbia me 17 Shkurt. Nje gje e tille konfirmohet nga ministri serb per Kosoven Sllobodan Samarxhiç i cili shprehet se Qeveria e Serbise ka marre informacione se kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi do te shpalle pavaresine e kosoves me 17 shkurt.
Ministri serb per Kosoven, Slobodan Samarxhiq, thote per BBC-ne se ne rast te shpalljes se pavaresise se Kosoves, Serbia do te shpalle te pavlefshme aktet e miratuara nga Kuvendi i Kosoves.
Samarxhic tha se, megjithe politiken unike ndaj çeshtjes se Kosoves, ne Beograd ka krize qeveritare lidhur me vendimin e fundit te BE-se per te derguar misionin e vet ne Kosove dhe nenshkrimin e marreveshjes politike per bashkepunim me BE-ne.
“Serbia planifikon te vazhdoje punen ne Kosove e Metohi me qytetaret te cilet i jane besnike Serbise. Keta jane serbet, gati qind per qind dhe nje pjese e popujve te tjere, e pakicave, ne Kosove e Metohi. Keshtu qe do te orvatemi qe kete trend qe e kemi prej disa vjetesh te funksionimit te institucioneve te ndryshme ne Kosove e Metohi ta ruajme dhe ta perforcojme, deklaroi ministri per Kosoven.
Persa i perket qeverise ne Serbi, Samarxhiç tha se ajo nuk mund te funksione sic duhet duke lene te kuptohet se Serbia mund te perballet me zgjedhjet e parakoheshme. (News24)