AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Qfare Eshte Matematika

Nach unten 
AutorNachricht
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Qfare Eshte Matematika Empty
BeitragThema: Qfare Eshte Matematika   Qfare Eshte Matematika Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 02:58

Matematika është studimi I numrave, numerimi, dhe matja, por këto janë vetëm fillimi. Matematika perfshin studimin model te numrave dhe gjithashtu nderlidhjet. Matematika është gjithashtu një mënyrë për te komunikuar dhe analizuar ideve, dhe ndoshta me shumë se c’do gjë, matematika është një mënyrë arsyetimi që është unike për qeniet njerëzore.

Matematika është e ndare ne atë puro, ose teorike, matematike dhe matematike e aplikuar. Matematicienet teorik fokusohen kryesisht ne probleme dhe pyetje perbrenda botës se matematikes puro – ata zhvillojne teorema (ide te paprovuara), prova teoremash, dhe formula. Ata gjithashtu eksplorojne fusha të reja që i pershtaten brenda kategorise se matematikes puro.

Matematikanet aplikues fokusohen ne që se sit e aplikojne principet matematike ne pyetjet që njerzit kanë rreth botës që i rrethon. Për shembull, kur matematika përdoret për te percaktuar shumen e peshes që një ure mund te mbaj, ose shpejtesine e një objekti ne renie, ose distancen e një ylli prej tokes, matematika konsiderohet e aplikuar, për shkak që modelet matematike dhe teknikat janë duke u aplikuar, ose perdorur, për te zgjidhur probleme praktike.

Megjithëse matematicienet teorik nuk munden që te vet-përfshihen direct ne zgjidhjen e problemeve praktike, shpesh ndodh që veglat matematike që ata zhvillojne ndihmojne enxhinierat, fizikantet, dhe shkencetare te tjerë që te zgjidhin probleme te tilla.


Matematika pretendon te jete mbretereshe e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilesore te objekteve konkrete dhe abstrakte. Sipas Burbakisteve (Nicolas Bourbaki) ajo eshte shkence qe studjon relacionet dhe ne thelbin e saj eshte kuptimi i numrit. Matematika eshte shkence deduktive d.m.th perfundimet e saj jane te pergjithshme dhe te sakta.
Fillimet e matematikes humben ne thellesite e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i veshtrimeve dhe pervojes se njerezve ne perballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe permbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vone. Kinezet e lashte, civilizimi i Inkeve, pastaj ne Indi kishte nje zhvillim te konsiderueshem te matematikes.
Ne Greqine antike matematika perjetoi nje zhvillim te papare nga nje plejade e tere matematikanesh sic jane: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Greket e vjeter matematiken e kuptonin ne sensin e gjeometrise dhe te paret ishin ata qe te vertetat matematikore te cilat ato i quanin teorema i vertetonin. Njohurite matematikore te grekeve te vjeter me vone i pervetesuan dhe i pasuruan arabet te cilet quhen edhe themelues te algjebres. Perkthimet arabe te veprave te matematikaneve greke ne mesjete depertuan ne Europe.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikes e moren ne dore Europianet. Ne kete periudhe mund te permendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Me vone dolen ne skene Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Ne fund te shekullit XIX David Hilberti nje matematikan i shkelqyer gjerman ne kongresin nderkombetar te matematikaneve te mbajtur ne Paris ne vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njezetetre (23) probleme matematikore te cilat shekulli XIX ia le ne trashegimi shekullit XX. Shume prej ketyre problemeve i preokupuan matematikanet nga gjithe bota nje kohe te gjate dhe shumica e tyre u zgjidhen pas nje pune te palodhshme ku participuan nje numer i madh matematikanesh nga gjithe bota.
Matematika ne ditet e sotme perjeton nje zhvillim marramendes dhe eshte e shperndare ne shume dege te specializuara te cilat jane mjaft apstrakte. Ne ditet e sotme eshte e pamundur te gjindet nje autoritet si Hilberti i cili te kete nje pasqyre te pergjithshme per te gjithe deget e matematikes. Poashtu nuk u gjet nje matematikan i cili ne fund te shekullit XX te propozonte probleme per shekullin XXI. Kjo eshte e kuptueshme sepse matematika si edhe te gjitha shkencat tjera kane perjetuar nje zhvillim te papare.
Matematika ne interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por ne te njejten kohe ajo edhe vete pasurohet. Sot matematika ka depertuar edhe ne ato dege te shkences ne te cilat deri para pak kohe as qe ishte e imagjinueshme. Matematika ne pergjithesi e mban karakterin e njerezve te cilet e zhvillojne ate. Eshte i gabueshem mendimi i njerezve per te cilet matematika eshte e pakuptueshme se ne matematike nuk ka konteste dhe c'do gje eshte e qarte. Ndermjet matematikaneve ka pikepamje te ndryshme per matematiken. Fatmiresisht kjo nuk do te thote se matematika nuk ka perspektiva te ndritshme
Nach oben Nach unten
 
Qfare Eshte Matematika
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Matematika Dhe Logjika e Saj
» Matematika Dhe Historia e Saj
» E kujt është Kosova?
» Adebayor: Ronaldo është i shkëlqyeshëm
» Shkencëtarët krijojnë një dele që është 15 % njeri !

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Matematika-
Gehe zu: