AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Fjala e presidentit Sejdiu në shënimin e dyvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Fjala e presidentit Sejdiu në shënimin e dyvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova Empty
BeitragThema: Fjala e presidentit Sejdiu në shënimin e dyvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova   Fjala e presidentit Sejdiu në shënimin e dyvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:37

Jemi mbledhur sot, në dyvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, burrit më të madh të Kosovës, themeltarit të shtetit tonë. Me veprën e tij politike e kulturën demokratike, me devocionin e pashembullt, pothuajse religjioz, me të cilin ka punuar për pavarësinë e Kosovës, Ibrahim Rugova, i zgjedhur kryetar i Kosovës në katër palë zgjedhje, ka qenë dhe mbetet Zoti i kësaj Shtëpie. Trashëgimtarë të kësaj shtëpie jemi të gjithë ne, mbi dy milionë qytetarët e Kosovës, shtetasit e saj. Do të vinë pas nesh të tjerë trashëgimtarë, ndërsa Ibrahim Rugova, në kuptimin politik të fjalës Ati i Kombit tonë, do të mbetet fryma e këtij vendi.

E do puna të përkujtohet se Ibrahim Rugova pati sjellë frymë të re në studimet shqiptare, të dijeve letrare e humaniste shqiptare, në fillim të viteve 1970, para gati katër dekadash. E çoi këtë frymë deri në fund, në dije, në kulturë e në politikë, për të mbetur ai vetë Një dhe i njëjti – aristokrat i fjalës e i sjelljes, fisnik edhe në fushat jo aq fisnike të jetës e të veprimtarisë njerëzore, siç është politika.

Kishte krijuar një Republikë të dijeve letrare deri në moshën 45 vjeçare, ndërsa krijoi Republikën politike të Kosovës në çerekun e fundit të jetës. Krijoi kështu ngrehina kulturore e politike që u rezistuan stuhive barbare ideologjike e gjenocidale. Si e pse? Ai hapi rrugën e udhëhoqi, në kohët kur dukej se shqiptarët dhe Kosova kishin humbur rrugën në muzgun e perandorive ideologjike të Evropës Lindore e të ringjalljes së idesë për Serbinë e Madhe në veri. Ibrahim Rugova e nxori Kosovën prej kaosit në organizim, me rend të brendshëm demokratik e me struktura elementare shtetërore: shkollë, financa, rrjet shëndetësor e social, sistem informimi, madje edhe përfaqësim diplomatik në bërthamë. Propozoi edhe himnin dhe flamurin e Kosovës. E ndoqi i gjithë populli i Kosovës, i madh e i vogël, të mahnitur nga njeriu që punonte qetësisht, po me ngulm, për çështjet e mëdha, teksa fliste qartë e thjeshtë duke argumentuar nevojën për mëvetësimin e Kosovës me rrugë politike e demokratike. Ai kishte thithur dijet e thella e kulturën e pastër në librat e vjetër, në jetën e historinë autentike të shqiptarëve dhe në arealin shpirtëror e kulturor të Perëndimit.

Mbi këto shtresime Ibrahim Rugova ndërtoi edhe kulturën shtetformuese të Kosovës. Njeriu i librave u bë udhëheqës popullor jo me retorikë të zjarrtë patriotike, as nacionalizëm të vrazhdë, po me pastërti të kulluar të idesë për veprim të organizuar, me nacionalizëm të kulturuar mbi vlera tradicionale e moderne. Veprimi dhe organizimi kanë qenë palca kurrizore e aksionit politik të Ibrahim Rugovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të lëvizjes më të organizuar shtetformuese që kanë pasur shqiptarët në historinë e vet moderne, amën e shtetit të Kosovës dhe, në fund, të pluralizmit e të demokracisë së vendit tonë. Ky veprim i organizuar është ushqyer në kulturën e paqes e të rezistencës, por nuk e ka shtypur frymën e luftës. Sepse, aksioni politik i Rugovës ka qenë vetë lufta totale politike me organizim, i cili, fundja, nuk ka përjashtuar, por ka shtruar rrugën për të mbramen: për luftën me armë për liri e për ekzistencë njerëzore e nacionale. Sepse, siç u pa në rastin e Kosovës, lufta e Ushtrisë tonë Çlirimtare, bashkë me luftën që bëri NATO-ja, qenë në shërbim të paqes e të lirisë, të synimit parësor të udhëheqësit tonë historik, të synimit të fundmë njerëzor universalisht, pas episodesh të shkurta apo të gjata, të luftës e të mizorisë. Lufta në shërbim të paqes është e pranueshme, thoshte Rugova, kur përpiqeshin t’i atribuonin pacifizimin e përkthyer në një soj ideologjie të dalë boje. Ai nuk u dorëzua kurrë, para asnjë sprove, veç vdekjes, e cila e mori shumë herët, për të na lënë keq në momentet historike për fatet e vendit tonë.

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj dite përkujtimore,
Ibrahim Rugova, po të flasim tani me fjalorin politik të ditës, është udhëheqës sui generis në Evropë: njeri që u vu në krye të ndërmarrjes më të madhe të një populli – të ndërmarrjes për ndërtimin e shtetit – mbi bazë të një filozofie krejt të veçantë politike për këtë pjesë të kontinentit tonë. U quajt Kolos i Brishtë, Gandi i Ballkanit a i Evropës. Ka qenë kolos, po jo i brishtë. Ka qenë Ibrahim Rugova i Kosovës, i papërsëritshëm në të gjitha aspektet.

Të vijmë tani te situata e ditës sonë, që përmbledh shekullin tonë jetësor e ekzistencial: pavarësia e Kosovës. Ibrahim Rugova dhe pavarësia e Kosovës janë dy anët e medaljes me një emër të thjeshtë: Shteti i Kosovës. Lëvizja për emancipim politik të popullit të Kosovës është e lidhur me projektin jetësor të Rugovës. Ai mbylli sytë sot dy vjet pak para se të realizohej plotësisht ky projekt, që u bë popullor, teksa mbante emrin e Rugovës. E kishte parë të realizueshëm Ai, kur të tjerët e kishin vështirë ta shihnin prej malit të madh të pengesave që duheshin kaluar, rrugës së vështirë e sakrificave që duheshin bërë.

Në një ditë krejt të afërt të këtij viti ne do ta rishpallim pavarësinë e Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë, me ata miq që kishte krijuar Ibrahim Rugova dhe populli i Kosovës që ndoqi rrugën e tij me disiplinë, këmbëngultësi e devocion. Presim pastaj, menjëherë, njohjen ndërkombëtare të pavarësisë nga një numër i konsiderueshëm i vendeve në Evropë, në Amerikë, e në kontinente të tjera.

Çfarë shteti të Kosovës po krijojmë? Nëse jo në versionin ideal të Rugovës, sepse realiteti shpesh e mund idealitetin e vizionarëve, shteti më i ri në Evropë e në botë do të ndërtohet mbi themelet që kishte vënë Presidenti Rugova me Republikën e Kosovës, të ngjyer me sakrificën e brezave e gjakun e rreth 15.000 kosovarëve që ranë në altarin e lirisë në fund të mileniumit të kaluar, para më pak se një dekade. Kjo Kosovë është shtëpi e të gjithëve, e shqiptarëve shumicë dërmuese dhe e të gjitha pakicave, me paqe të brendshme e raporte miqësore me fqinjtë, pjesë e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marrëdhënie speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte vizioni i Rugovës para se të ishte bërë projekt konkret sot.

Vetë Presidenti Ibrahim Rugova udhëhoqi Ekipin e Unitetit të Kosovës në fillimet e procesit ndërkombëtar për përcaktim të statusit të Kosovës në nëntorin e vitit 2005. Dy vjet më vonë, në fund të nëntorit të vititi 2007, kjo punë mbaroi me procesin shtesë të bisedave për statusin e Kosovës, si vazhdim të procesit të nisur nga Presidenti Ahtisari, tani nën autoritetin e Grupit të Kontaktit, udhëhequr nga treshja ndërkombëtare: Union Evropian-SHBA-Rusi.

Kemi ardhur tani aty ku Presidenti Ibrahim Rugova e dinte se do të vijmë herët a vonë: tek njohja e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga vende të Unionit Evropian e SHBA në radhë të parë, por edhe të vendeve të tjera veç e veç nga i gjithë globi tokësor, nga Lindja e Perëndimi, nga Jugu e Veriu.

Prandaj, kërkesa e përsëritur e Ibrahim Rugovës për njohjen ndërkombëtare kumbon sot fuqishëm në veshët e të gjithëve, jo si një frazë e thatë e formale, por si kushtrim për veprimin final në përmbyllje të punës për pavarësinë e Kosovës.

E nderuar familje Rugova,
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj dite përkujtimore për Rugovën,

Kosova do të gjendet së shpejti në hartën politike të botës, në gjirin e kombeve të lira. Synimi madhor i prijësit tonë historik dhe i popullit të Kosovës do të jetë realizuar. Kështu, njerëzit e vendit tonë nga të gjitha shtresat – nxënës e studentë, punëtorë e nëpunës shteti, qyetarë të zakonshëm, komuniteti i biznesit dhe establishmenti politik – do t’i hyjnë një aksioni të ri: ta bëjmë Kosovën shtet të fortë, të zhvilluar ekonomikisht e kulturalisht, ku secili do të bëjë punën e vet duke kryer një punë të thjeshtë, jomisionare në shikim të parë, pa shpatën e Demokleut mbi kokë. Sepse, statusi i pazgjidhur dhe i panjohur ndërkombëtarisht ka qenë një shpatë e tillë për të gjithë, në radhë të parë për sigurinë fizike dhe shpirtërore të qytetarëve, tani të shtetasve të Kosovës.

Ibrahim Rugova, heroi i Kosovës, jetën e shkurtër dhe veprën e madhe e të përjetshme të të cilit po e nderojmë sot në këtë ditë përkujtimore, do të ishte i lumtur për vete dhe për të gjithë ne po ta mbërrinte këtë ditë për të gjallë të vet.

Prandaj, President i dashur, i falemi Veprës Tënde! I falemi përjetë kujtimit për Ty!

Ju faleminderit!
Presidenti i Kosovës
Dr. Fatmir Sejdiu
Nach oben Nach unten
 
Fjala e presidentit Sejdiu në shënimin e dyvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Fjala e presidentit Bamir Topi në Kuvendin e Kosovës
» 2 po 2 - Textet
» Sejdiu: Pavarësia brenda disa ditësh
» qa dmth fjala HTTP
» Presidenti Sejdiu takon kryetarin e ASHAK-ut, Rexhep Ismajlin

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: