Presidenti Sejdiu takon kryetarin e ASHAK-ut, Rexhep Ismajlin
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur të martën kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismajlin, i cili ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe përkushtimin mbështetës të ASHAK-ut për presidentin dhe institucionet e tjera të Kosovës dhe për bashkëpunim të thellë të ndërsjellë.
Me këtë rast, akademik Ismajli i dorëzoi Presidentit Sejdiu disa nga botimet më të reja të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga fushat e ndryshme të dijes.
Presidenti Sejdiu e falënderoi akademik Rexhep Ismajlin për bashkëpunimin e ngushtë që ka me të dhe me Akademinë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, si dhe e siguroi atë për mbështetjen që institucionet e Kosovës do t’i japin Akademisë së Shkencave dhe Arteve, po edhe institucioneve të tjera të larta të dijes.