AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë

Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë Empty
BeitragThema: Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë   Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë Icon_minitimeFr 08 Feb 2008, 04:36

Prishtinë, 11 janar - Turqia është e gatshme të mbështesë Prishtinën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa qeveria e saj ka ndarë rreth 100 milionë euro për ndërtimin e Universitetit Teknik të Evropës Juglindore, tha sot shefi i zyrës së Turqisë në Prishtinë Mustafa Sarniç pas takimit me kryetarin e ri të Prishtinës, Isa Mustafën. Kryetari i Komunës se Prishtinës tha se me shefin e zyrës turke në Prishtinë ka diskutuar për ndërtimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Prishtinë, i cili do të financohet nga qeveria turke. "Diskutuam edhe për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve. Shefi i zyrës turke më ftojë që të vizitoj shtetin turk, meqenëse kryeqyteti ynë është i binjakëzuar më Ankaranë", tha Mustafa. Kjo vizitë tha Mustafa do të përdorej për shkëmbimin e përvojave të përbashkëta lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm. Mustafa tha se shprehu gatishmërinë që të ofrojë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, regjenerimit dhe ndërtimit të objekteve që paraqesin një të kaluare të përbashkët historike. "Diskutuam edhe për pjesën e vjetër të kryeqytetit, për të cilën ne jemi duke përgatitur planin rregullues urbanistik, e për të cilën ne do të kemi kujdes të veçantë, në mënyrë që të ruhet kultura jonë e përbashkët", tha Mustafa. Duke ju përgjigjur interesimit të shefit turke rreth ndarjes se 250 hektarëve, që nevojiten për ndërtimin e Universitetit të Evropës Juglindore, Isa Mustafa tha se për këtë çështje do të diskutojë edhe me nivelin qendror të qeverisjes dhe Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), e cila aktualisht menaxhon me pronën publike në Kosovë. Ndërkaq, shefi i Zyrës turke në Prishtinë Mustafa Sarniç tha se gjatë takimit me kryetarin Isa Mustafa kanë këmbyer edhe ide lidhur me bashkëpunimin kulturor, ekonomik dhe të aktiviteteve humane të qeverisjes lokale. "Kam shpjeguar se ndërmarrjet e Turqisë, që merren më ndërtimtari. Infrastrukturë dhe bankari mund të krijojnë mundësi të mira në Prishtinë përmes investimeve. Po ashtu i kam theksuar se Turqia është e gatshme të mbështes Prishtinën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore", tha Sarniç. Shefi i Zyrës turke tha se qeveria e Turqisë ka ndarë rreth 100 milionë euro për ndërtimin e Universitetit Teknik të Evropës Juglindore. "Eshtë një veçori jona që përfaqësia jonë politike në Prishtinë është e para që ka blerë truall në Prishtinë dhe në një të ardhme të afërt do të fillojmë edhe ndërtimin e përfaqësisë sonë këtu", tha diplomati turk.
Nach oben Nach unten
 
Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Në Prishtinë mbahet edicioni i dytë i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë
» Turqia mban të palëkundur mbështetjen për Kosovën, tha Erdogan gjatë takimit me Sejdiun
» 50 milion euro për talenti e ri brazilian, Neymar

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: