Interesimi i Barcelonës në sulmuesin e Sao Paulos, Neymar Da Silva Santos, mund të zbehet ca, pasi që klubi brazilian ka kërkuar një shumë prej 50 milionë eurosh për shërbimet e lojtarit.
Siç ka shkruar gazeta sportive AS, Neymar është talenti i fundit i zbuluar në Amerikën Jugore. Ai është vetëm 16-vjeçar, ndërsa të dielën ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin brazilian, ku theksohet se për lirimin e tij janë të nevojshme 50 milionë euro.
Neymar është krahasuar me dy yjet brazilianë, atë të Real Madridit, Robinho, dhe Milanit, Alexandre Pato. Është thënë se një mori klubesh evropiane ishin të interesuara në të, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Arsenalin dhe Manchester United, por një çmim i tillë sigurisht se do t’i largojë shumicën