AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Jeta e varrit

Nach unten 
AutorNachricht
coach

coach


Anzahl der Beiträge : 64
Alter : 40
Ort : Buchs SG | Preshava-CiTy
Anmeldedatum : 03.02.08

Jeta e varrit Empty
BeitragThema: Jeta e varrit   Jeta e varrit Icon_minitimeMi 13 Feb 2008, 00:23

E'udhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim



Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.

Kërkojmë mbështetje tek All-llahu nga të këqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që udhëzon All-llahu, s'ka kush e humb dhe atë që humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Të dashur vëllezër muslimanë!

Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu në Kur'an thotë: "Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen..." (El-Enbija: 35). Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të, argument për këtë është fjala e All-llahut në Kur'an: "Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t'ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi." (El-Mulk: 2) dhe fillimi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga fjalët e All-llahut në Kur'an dhe hadithet e Lajmëtarit . Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:

1. Jeta e varrit.

2. Ahireti.

Në këtë fletushkë do të përpiqemi të tregojmë diçka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes së njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij në ditën e Gjykimit. Se ç'farë i ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka sqaruar mjaftë i Dërguari në shumë hadithe, njëri prej të cilëve është hadithi i mëposhtëm:

Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë:

"Dolëm me të Dërguarin u me xhenazen e një burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut në drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë i Dërguari u kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha: "Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjërësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtëmbës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej këtyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhemë lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshirës ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë de-risa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjëndet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt i mirë?" U përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke e përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu U: "Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë, se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t'i ngrej përsëri në ahiret (ditën e Gjykimit)". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt?" -ai përgjigjet: "Zoti im është All-llahu". Pastaj thonë: "Cila është feja jote?" -thotë: "Feja ime është Islami". Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit u" Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qënë puna jote?" -thotë: "Lexova librin e All-llahut dhe e besova atë". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqitet besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, me një fjalë të palëkundëshme në jetën e kësaj bote". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi u". Thëret një thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti". I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, përgëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme", kjo është dita e cila të është premtuar. Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" -"Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime". I thuhet atij: "Rri i qetë!".

Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli, me pamje të ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen me të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky shpirt i keq?" -i përgjigjen: "është filani i biri filanit" -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t'i kthej dhe prej saj do t'i nxjerr përsëri". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e tij, dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di". Pyesin përsëri: "Ç'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju?" -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe s'e thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi!". - "Ah! Ah! -Thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri. Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". -Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti? Burri i shëmtuar thotë: "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë ne vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të keqia!

Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin".

Shënim

Sigurisht në qoftë se ne hapim varrin e një personi dhe shohim nëse është i zgjeruar apo i ngushtuar, do të shohim se varri i tij ka po atë madhësi që ka pasur kur e kemi varrosur këtë njeri. Kjo çështje (zgjerimi apo ngushtimi i varrit) është një e fshehtë që ne nuk mund ta përceptojmë dot qoftë edhe me mjete shumë të sofistikuara. Ashtu siç është dija jonë rreth shpirtit për të cilin shumë studiues nga fusha të ndryshme të shkencës janë përpjekur pa sukses për ta zbuluar. Dhe vërtet në Kur'an thuhet:

"Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpirti është çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
Nach oben Nach unten
http://www.aLbaradio.cH & http://forum.albaradio.ch/
 
Jeta e varrit
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Dashuria - Love - Liebe

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Religjion-
Gehe zu: