Suedezët patën paralajmëruar se premierën e modelit të ri 9-1, do ta mbajnë në panairin e automjeteve të Londrës, që mbahet në korrik, megjithatë, tash kanë vendosur që risia e tyre të paraqitet më herët.
Dizajneri Anthony Lo ka zbuluar se “njëshi” do të paraqitet në muajin mars të këtij viti, në panairin e Gjenevës, kur edhe rivalët siç janë Mini e Volvo C30, do të kuptojnë nëse kanë arsye për të pasur frikë
Detajet teknike tani për tani nuk janë të njohura, mirëpo sigurisht që do të sjellin shumë detaje nga koncepti Aero X.