Prodhuesi japonezo-suedez i telefonave celularë, Sony Ericsson, ka nënshkruar marrëveshje me gjigantin softuerik amerikan Microsoft për shfrytëzimin e sistemit operativ të kësaj kompanie, Windows Mobile, të dedikuar për telefonat celularë.
Telefoni i parë me këtë sistem do të komercializohet në gjysmim e dytë të këtij viti nën emërtimin Xperia X1, derisa çmimi i tij ende nuk është bërë i njohur.
Bëhet fjalë për një celular me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion prej 800 x 480 pikselash.
Pajisja mund të funksionojë nëpërmes rrjeteve GSM, EDGE, GPRS, 3G dhe Wi-Fi
Ai ka edhe funksion GPS (Global Positioning System), fotoaparat prej 3.2 megapikselash dhe 400 MB të memories e cila mund të zgjerohet falë kartelës micro SD.
Pajisja do të funksionojë në sistemet e shfrytëzuesve Windows Mobile, Outlook, Excel, Power Point dhe tjera.
Pasi që prodhuesi i katërt i madh në botë ka adoptuar Windows Mobile, këtë sistem operativ kanë mbetur të fillojnë ta zbatojnë vetëm edhe Apple e Nokia, kanë transmetuar mediat franceze.