AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 E kujt ėshtė Kosova?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

E kujt ėshtė Kosova? Empty
BeitragThema: E kujt ėshtė Kosova?   E kujt ėshtė Kosova? Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:35

E kujt ėshtė Kosova? Kush ėshtė pronar i kėtij vendi? Kujt i takon? Mungesa e pėrkufizimit tė pronėsisė, sikurse nė tė gjitha rastet e mundshme, shkakton probleme edhe me rregullimin e vendit edhe me drejtimin e njerėzve qė jetojnė nė tė, pra, tė shoqėrisė sė Kosovės.

Nė parim, njeriu qė nuk e do vendin ku jeton ėshtė shkaktar problemesh. Duket qė nė Kosovė jetojnė afro 2 milion shqiptarė qė nuk e donė Kosovėn andaj nuk e respektojnė vendin ku jetojnė, vendin ku shkelin pėr ēdo ditė. Nė fakt, duket qė nė Kosovė jetojnė afro 2 milion kosovarė ose shqiptarė qė as qė mendojnė pėr vendin, pra, tokėn ku shkelin, ku jetojnė. Ka shumė faktorė pėr kėtė gjendje, pėr kėtė trajtim.

Si shembull, Dokumenti ose Pakoja e Ahtisarit ėshtė dėshmi dhe rezultat i kėsaj mungese. Nė mungesė tė marrėdhėnies ose ndėrlidhjes vertikale shqiptar-tokė, ėshtė vėnė nė pėrdorim marrėdhėnia horizontale shqiptar-joshqiptar, konkretisht, serb. Kjo ėshtė marrėdhėnia qė trajtohet nė Pakon e Ahtisarit. Lexojeni duke pėrdorur kėtė mendėsi nė mėnyrė qė ta kuptoni.

Dikush mund tė provoj tė argumentoj qė lufta nė Kosovė mė 1999 ėshtė njėra nga dėshmitė konkrete tė atdhedashurisė dhe patriotizmit shqiptarė ndaj vendit tė tyre, Kosovės. Tashti, kjo nuk ėshtė e sigurt sepse pas kėtij viti, mungesa e dashurisė, pra, e patriotizmit shihet ēdokund e gjithkah si dhe hetohet e vėrehet nė ēdo moment nė Kosovė ndėr shqiptarė. Mashtrimet, urrejtja patologjike/e sėmurė ndaj njėri-tjetrit, shkelja dhe keqpėrdorimi i ligjit, mungesa e moralit familjar, mungesa e pėrgjegjėsisė individuale dhe kolektive, mungesa e respektimit tė vetvetes dhe e tė tjerėve, gllabėrimi i pasurisė si publike si tė tjetėrkujt, si dhe shumė tė tjera tė ngjashme tė mbėshtjella me korrupsion, janė tregues konkret qė shqiptarėt vetėm e shfrytėzojnė/pėrdorin Kosovėn si vendbanim klasik dhe asgjė mė shumė, ku secili kujdeset ekskluzivisht vetėm pėr vetveten.

Nė anėn tjetėr, serbėt kanė dėshmuar me miliona herė tė kundėrtėn. Pėrveē qė janė tė gatshėm tė vdesin pėr vendin ku jetojnė, pra, Kosovėn, ata e kanė dėshmuar qė e respektojnė rendin dhe rregullin shoqėror, respektojnė vetveten dhe tė tjerėt, qė nuk mashtrojnė, qė nuk kanė urrejtje patologjike/tė sėmurė ndaj njėri-tjetrit, qė janė tė gatshėm tė heqin dorė nga krijesa mediale e quajtur Bashkimi Evropian (BE) si dhe shumė tė tjera.

Edhe njė herė, Pakoja e Ahtisarit nuk njeh pronar ose zot shtėpie por bashkėjetesė mes shqiptarėve dhe serbėve, pra, ku njėri vendoset nė njėrėn anė ndėrsa tjetri nė anėn tjetėr. Pakoja e Ahtisarit nuk e trajton ēėshtjen e pronėsisė sė Kosovės, e as qė merret me tė sepse shqiptarėt e Kosovės, edhe njė herė, nuk e duan tokėn e Kosovės. Shkurt e shqip. Nė mungesė tė kėsaj dashurie, pronėsia i bartet tjetėrkujt, pra, fillimisht Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėrmes UNMIK-ut ndėrsa tashti Bashkimit Evropian pėrmes EUMIK-ut. Tė dyja kėto organizime janė tė vėmendshme qė as kėto nuk janė e as qė do tė jenė ndonjėherė pronar tė kėsaj toke, tė kėtij vendi, andaj, sikurse Bosnjėn dhe Hercegovinėn, edhe Kosovėn e kanė shndėrruar nė njė vend tė “pastrimit tė parave” pėr organizime tė ndryshme ndėrkombėtare dhe vendore.

Sė fundi, ka mundėsi qė Kosova si tokė tė mos jetė e nėmur/mallkuar por njerėzit qė jetojnė nė tė, pra, shqiptarėt-kosovarė, gjithsesi qė janė. Pasuritė nėntokėsore pritet tė dalin nė shesh/sipėrfaqe shumė shpejt por ato do t’i shfrytėzoj dhe pėrdor tjetėrkush ndėrsa neve do tė na mbetet verbėria dhe kanceri.
Nach oben Nach unten
 
E kujt ėshtė Kosova?
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: