AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci Empty
BeitragThema: Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci   Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:32

- Shkrim autorial i botuar nė Wall Street Journal -

Kosova ėshtė nė prag tė historisė. Pavarėsia ėshtė para nesh. Unė pres qė Parlamenti i Kosovės ta shpallė atė nė ditėt e ardhshme. Ky do tė jetė proces i bashkėrenduar ngushtė me miqtė tanė, nė veēanti me partnerėt tanė nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Prishtina dhe Beogradi kanė kaluar njė periudhė tė vėshtirė tė negociatave intensive. Por kompromisi pėr ēėshtjen mė tė ndjeshme, atė tė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė i pamundur.

Shumica e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė e shohin kėtė ēėshtje njėsoj. Javėn e kaluar isha nė Nju Jork ku e pėrsėrita pėrkushtimin e Kosovės pėr procesin ndėrkombėtar dhe dėshirėn tonė tė fuqishme pėr tė punuar me miqtė tanė pėr tė krijuar kushtet pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila nė fund do tė ndihmojė nė forcimin e sigurisė rajonale dhe atė tė Evropės. Kosova e pavarur duhet tė jetė doemos njė proces pozitiv.

Ka tė tillė tė cilėt janė tė bindur se negociatat duhet tė vazhdojnė. Ata janė nė pakicė. Tani ėshtė koha pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr pėr t’i mundėsuar Kosovės, Serbisė dhe rajonit qė ta pėrqafojnė dhe pėrqendrohen plotėsisht nė procesin e integrimit evropian.

Nė kohėn kur fqinjėt tanė po rrisin bashkėpunimin e tyre me BE-nė dhe po i pėrmirėsojnė standardet e tyre ekonomike, Kosova ka mbetur e ngujuar nė pritje. Jam i bindur se nuk kemi mė kohė pėr tė biseduar dhe gjithashtu mendoj se ka njė mirėkuptim tė gjerė nė Bruksel dhe nė kryeqytetet kryesore tė BE-sė se Kosova ėshtė projekt evropian i cili duhet tė zhvillohet. Presidenca sllovene e BE-sė do tė ndihmojė nė kėtė fazė qė Evropa tė dėrgojė muajin e ardhshėm njė mision policor dhe tė drejtėsisė nė Kosovė dhe tė marrė pėrsipėr Zyrėn Civile Ndėrkombėtare pėr tė lehtėsuar tranzicionin e pushtetit te vendorėt. Populli i Kosovės pėrkrah fuqimisht tė ardhmen e integrimit evropian tė Kosovės.

Qeveria ime e ka pėrcaktuar anėtarėsimin nė BE si prioritet tė lartė pas pavarėsisė. Kosova nuk mund t’ia dalė mbanė pa u integruar plotėsisht nė BE. Kjo ėshtė fare e qartė pėr ne. Unė jam i vendosur qė Kosova ta gjejė vendin e vet nė Evropė. Kjo nėnkupton qė tė ndėrtojmė njė partneritet tė vėrtetė me BE-nė.

Unė gjithashtu e kuptoj qė ka tė tillė qė dyshojnė nė qėndrueshmėrinė e shtetit tė Kosovės. Kjo ėshtė e pabazė. Kosova ėshtė njė sistem politik dhe ekonomik nė tranzicion. Fillimi ynė ishte nėn mesataren e rajonit. Por Kosova ka njė popullatė tė re dhe ndėrmarrėse. Niveli i shkathtėsive po rritet me zbatimin e programeve tė reja arsimore. Gjithashtu edhe institucionet janė pėrmirėsuar nė vitet e fundit me ndihmėn e OKB-sė, BE-sė, SHBA-sė dhe tė tjerėve. Kosova ka resurse tė thėngjillit rreth tė cilit mund ta ndėrtojmė ekonominė tonė.

Kosova ka ndėrtuar raporte tė mira me vendet fqinje, nė veēanti me Maqedoninė, Shqipėrinė dhe Malin e Zi. Unė jam i interesuar qė tė ndėrtojmė raporte tė qėndrueshme edhe me Beogradin nė tė ardhmen e afėrt, mirėpo raporte nė baza tė barabarta. Do tė jetė mė lehtė qė Prishtina dhe Beogradi tė bashkėpunojnė posa ta ndiejmė qė pavarėsia jonė ėshtė e siguruar. Sa i pėrket pakicės serbe, Kosova ėshtė shtėpi e tyre. Ata duhet tė kenė mundėsi tė jetojnė kėtu nė paqe dhe prosperitet. Tė drejtat e tyre duhet tė mbrohen ashtu siē janė pėrcaktuar nė planin pėr pavarėsinė e mbikėqyrur nga BE, tė hartuar nga i dėrguari i OKB-sė Martti Ahtisaari, tė cilin Parlamenti i Kosovės do ta miratojė me ligje. Kushtetuta jonė nė shumė pjesė tė saj do tė pasqyrojė konkluzionet e Ahtisaarit. Unė mund tė siguroj qė qeveria ime nuk do tė tolerojė asnjė diskriminim ndaj serbėve tė Kosovės. Pėrkundrazi, ne synojmė qė tė mbajmė njė atmosferė pozitive tė tolerancės dhe bashkėpunimit. Copėtimi i Kosovės nuk ėshtė opsion. Ne do tė kujdesemi qė tė gjitha komunitetet ta pranojnė Kosovėn si atdheun e tyre.

Prishtina ėshtė e gatshme ta kthejnė njė faqe tė re. OKB-ja ka bėrė njė punė pėr t’u lavdėruar duke na ndihmuar deri kėtu. Prania e saj nė Kosovė na ka mundėsuar t’i ndėrtojmė institucionet, mbi tė cilat e mbėshtesim pavarėsinė tonė. Tash e tutje na duhet BE-ja. Na duhet ekspertiza dhe asistenca evropiane pėr tė na ndihmuar qė tė transformojmė vendin tonė te ri nė njė shtet anėtar tė Evropės.

Serbia, besoj, ka synime tė njėjta. Pėr kėtė arsye, unė mbėshtes anėtarėsimin e Serbisė si dhe pėrpjekjet e Evropės pėr t’ia zgjatur dorėn Serbisė. Kushti im i vetėm ėshtė qė Kosova nuk ėshtė nė shitje. Pavarėsia ėshtė synim kolektiv. Evropa dhe Kosova po ecin drejt njė caku tė njėjtė. Prioriteti im ėshtė qė t’i bėjmė hapat tonė tė ardhshėm me Brukselin nė frymėn e partneritetit tė vėrtetė.

Kosova ėshtė e vendosur qė tė fitojė pavarėsinė e vet. Por caku ynė ėshtė integrimi nė BE dhe nė strukturat euroatlantike.

(Autori ėshtė kryeministėr i Kosovės)
Nach oben Nach unten
 
Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Hashim, vepro e mos fol

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: