AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Kosova nė prag tė bėrjes shtet

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Kosova nė prag tė bėrjes shtet Empty
BeitragThema: Kosova nė prag tė bėrjes shtet   Kosova nė prag tė bėrjes shtet Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:30

Pas shumė e shumė pėrpjekjesh e “pėrpjekjesh”, Kosova sipas tė gjitha gjasave shumė shpejt edhe do ta fitojė statusin e shtetit tė pavarur. Edhe pse vėrtet fraza tė tilla si: “Pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje javėsh”, “pavarėsia ėshtė ēėshtje ditėsh”, “pavarėsia ėshtė ēėshtje orėsh”, janė bėrė monotone (njė ditė do tė na thonė se, pavarėsia e Kosovės do tė vijė atėherė kur tė ketė pjellė Zorica nė Beograd!), megjithatė duket se vėrtetė Kosova po numėron ditėt e fundit para Deklaratės sė pavarėsisė, e cila nė njėrėn apo nė tjetrėn mėnyrė, Kosovės do t’ia japė statusin e shtetit tė pavarur.

Tė ngazėllyer nga dėshira qė njė ditė edhe qytetarėt e kėtij territori tė pushtuar me shekuj, tė marrin statusin e shtetasit tė Kosovės, tė krijohet pėrshtypja sikur ēdo gjė para nesh shfaqet kolor, sikur ēdo gjė pėrreth nesh premton siguri, mirėqenie, stabilitet social e politik, etj, etj. Po, a do tė jetė nė tė vėrtetė kėshtu?

Kosovėn pas mėvetėsisė sė saj e presin sfida tė mėdha, sfida nėpėr tė cilat mbase edhe nuk kaluan ta zėmė ish-republikat socialiste tė ish-Jugosllavisė, tashmė shtete tė pavarura.

Kosova pėrveē qė ėshtė rast unik nė kontekstin e gjeopolitikės ndėrkombėtare, unikatėsia e kėtij vendi qėndron edhe nė faktin se, Kosova edhe nė planin ekonomik qėndron nė njė rreth vicioz nė krahasim me ish-republikat Jugosllave, tė cilat nė dy dekadat e fundit kanė marrė statusin e shteteve tė pavarura.

Sllovenia ėshtė kryesuese e radhės sė Bashkimit Europian - sa ia kam lakmi. Athua kur do ta bėjė kėtė Kosova?! Shqipėria nuk ka arritur tė futet nė kėtė aleancė tė madhe tė Evropės as edhe pas kaq vitesh tė pluralizmit politik. Klima politike nė Shqipėri ėshtė e ngjashme me atė nė Kosovė, prandaj edhe nuk jemi shumė optimistė se nė njė tė ardhme tė afėrt Kosova do jetė pjesė e kėsaj aleance, pėrkundėr faktit se tė gjitha pėrgatitjet po bėhen, qė kėtė tė fundit, (pra Evropėn) ta kemi kėtu nė mesin tonė.

Si do qė tė jetė, mendoj se pas turbullirave qė gjithsesi pritet tė ndodhin nė ditėt nė vijim, atėherė kur edhe besohet se do tė ndodhin ngjarje me rėndėsi pėr Kosovėn, politika vendėse do ballafaqohet me njė numėr tė madh problemesh tė cilat do tė dalin nė horizont pas pavarėsisė sė vendit, sfida qė gjithsesi ka vite qė preokupojnė njeriun tonė. Para sė gjithash, mendoj se kėsaj radhe qytetarėt e Kosovės do tė tregojnė pjekuri politike e qytetare, dhe kurrsesi nuk do tė bien pre e provokimeve tė mundshme, ngase pranverat shpeshherė kanė ditur tė jenė tė pėrgjakura nė kėto anė.

Kėto provokime qė zihen nė kazanin e kuzhinės serbe, u serviren njerėzve tė pavetėdijshėm tė cilėt shpesh duke dashur t’i sjellin tė mira vendit tė tyre, e kanė bėrė tė kundėrtėn. Mė sė miri pėr kėtė, flet marsi i 2004-tės, kur toka e Kosovės pėrpiu gjakun e shumė tė rinjve tė pafajshėm shqiptarė.

Kosova shumė shpejt do tė bėhet e pavarur, dhe kur tė realizohet ky synim shekullor, duhet t’i kthehemi vetvetes dhe tė dėshmojmė se shqiptarėt mund ta bėjnė dhe mbajnė shtetin e tyre.

Atėherė kur do jemi ēliruar nga ankthi i pritjes sė pavarėsisė sė vendit, me siguri para nesh do shfaqen probleme tė cilat, pėr nga rėndėsia nuk qėndrojnė larg dėshirės qė tė jemi tė pavarur. Pėrderisa ēėshtja e pavarėsisė sė vendit ėshtė preokupim nacional, pavarėsia nė planin ekonomik ėshtė preokupim imediat pėr qytetarin e vendit.

Jemi dėshmitarė tė asaj se qeveria e re e Kosovės ka marrė disa hapa qė gjithsesi duhet vlerėsuar pėr nga rėndėsia, (se a do tė respektohen kėto vendime tė qeverisė sė Kosovės, pritet tė shihet nė ditėt nė vijim), por doemos se edhe njė numėr i konsiderueshėm ēėshtjesh mė rėndėsi pėr qytetarin e vendit duhet tė futen nė agjendėn e qeverisė sė Kosovės, nė mėnyrė qė sadopak tė flasim pėr njė qeverisje tė suksesshme tė vendit.

Mendoj se kryeministri i Kosovės duhet tė ketė qasje nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore, dhe tė jetė drejtpėrdrejt i njoftuar me punėn e njerėzve tė cilėt pėrfaqėsojnė sidomos institucionet publike tė Kosovės, ngase parregullsi tė mėdha nė shumė prej institucioneve tė vendit janė evidente.

Pra qeveria, Kosova dhe populli i saj duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr ēdo situatė tė mundshme, nė mėnyrė qė kėto rrethana tė cilat pritet tė krijohen kėto ditė e tė cilat mbase edhe do tė krijojnė gjendje destabilizimi, tė tejkalohen me lehtėsi.

Pas pavarėsisė sė Kosovės, atėherė kur edhe pritet qė Serbia t’i vė embargo vendit tonė, qeveria e Kosovės duhet tė parapėrgatitė planin se nė cilėn mėnyrė do tė veprojė karshi kėsaj sfide qė gjithsesi do t’i shkaktojė telashe vendit tonė, ngase dihet se mbi 50% e produkteve, pa marrė parasysh natyrėn e tyre, mbajnė firmėn made in Serbia. Mbase pėr kėtė problematikė mė me kompetencė do tė flisnin ekonomistėt, por ky fakt ėshtė i ditur edhe pėr qytetarėt e rėndomtė, dhe deri mė sot politika vendėse ende nuk ka marrė asnjė hap konkret pėr rregullimin e kėsaj problematike, qė gjithsesi ka ndihmuar nė ngritjen e buxhetit tė njė shteti gjenocidal siē edhe ėshtė Serbia.

Kėto e rrethana tė ngjashme disfavorizuese qė mbase do t’i bartė mbi kurriz qytetari i Kosovės, megjithatė janė tė vogla nė krahasim me peshėn e madhe qė ngėrthen nė vete, shkėputja njėherė e pėrgjithmonė e vendit tonė nga njė shtet me synime fashiste, i cili pėr dy dekada me radhė ishte tmerri i Gadishullit Ballkanik, i cili pėr dy dekada me radhė nuk ėshtė ngopur me gjakun e mijėra tė pafajshmėve qė pėsuan nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, qė mė shumė se gjithēka tjetėr, koha e dėshmoi se krijimi i njė federate tė tillė ishte njė lajthitje, apo njė skenar ogurzi pėr kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.

Pėrfundimisht, kur jemi te data e shpalljes sė pavarėsisė, mendoj se duhet tė jetė data 5 e muajit mars, ngase pikėrisht nė kėtė datė vihen themelet e pavarėsisė sė Kosovės, ngase mė 5 mars 1998 flijohet familja Jashari, pėr njė ideal, qė si duket do tė jetėsohet sė shpejti
Nach oben Nach unten
 
Kosova nė prag tė bėrjes shtet
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci
» Serbi, Samarxhic: Kosova do te shpalle pavaresine me 17 Shkurt

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: