AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Cili transferim i verės ka impresionuar nė Premier Ligė?

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Cili transferim i verės ka impresionuar nė Premier Ligė?   Mo 11 Feb 2008, 21:06

Cili transferim i verės ka impresionuar nė Premier Ligė?

Pas njėmbėdhjetė ndeshjeve tė sezonit, tash ėshtė momenti tė hidhet njė sy nė transferimet e fundit nė Premier Ligė, dhe tė bėhet pyetja - kush ėshtė dėshmuar mė sė shumti dhe kush ka kaluar kohė pėr t’u harruar?
Manchester City ka qenė i papėrmbajtur gjatė verės. Sven Goran Eriksson kishte vetėm njė muaj pėr tė kompletuar, pėr 60 milionė funte, njė skuadėr tė aftė. Falė kėsaj ai ka bėrė njė punė tė mrekullueshme, City qėndron nė pozitėn e tretė tė ligės (me gjithė humbjen e thellė prej 6-0 nė Stamford Bridge) dhe duke i fituar tė gjitha ndeshjes si vendas (nė Eastlands), ku gjatė sezonit tė kaluar dėshtoi tė shėnonte fitore.

Ajka e arritjeve tė verės nė City duket se ishte braziliani, Elano. Mesfushori ka treguar aftėsi, mjeshtėri dhe vizion dhe ėshtė motori i kėtij ekipit mbresėlėnės. Martin Petrov po ashtu ka ndihmuar nė suksesin e ekipit, duke dhėnė njė energji qė i ka lejuar partnerit tė tij tė mesfushės, Michael Johnson, tė gjejė veten.

Nė anėn tjetėr tė Manchesterit, United ka investuar fuqishėm nė ngritjen e ekipit. Pavarėsisht fitimit tė titullin gjatė sezonit tė kaluar, Ferguson u fokusua nė plotėsime tė sulmit gjatė afatit kalimtar. Carlos Tevez gjeti vendin e tij nė klub, pas pengesave qė krijonte West Ham, pėr transferin e tij. Nani dhe Anderson arritėn nga Portugalia dhe, megjithėse pritej angazhim mė i pakėt, ata patėn rastin tė gėzojnė njė sėrė aksionesh me ekipin e parė, duke lėnė mbresa kur iu jepej rasti.

Blerja e Portsmouth, Sulley Muntari, po shijon jetėn nė Premier Ligė. Frenuesi i ashpėr ganez, shumė shpejt e ngriti veten nė njė mesfushorė qendror tė klasit botėror. Por rekordi i tij disiplinor le shumė pėr tė dėshiruar, duke marrė katėr kartonė tė verdhė dhe njė tė kuq, gjatė periudhės sė tij tė shkurtėr nė Fratton Park. John Utaka duket po ashtu si njė blerje tjetėr inspiruese. Sulmuesi ende nuk ka siguruar pozitė tė qėndrueshme nė ekip, por kur ka qenė pjesė e 11-shes startuese - ritmi dhe loja e tij ka rėnė mjaft nė sy.

Nėse emri i Utakas mbetet nėn hije, Fernando Torres, ėshtė njė emėr sinonim i kualitetit, mbase transferimi mė i vlefshėm i verės. Torres momentalisht po vuan nga lėndimi, por edhe nga politika rrotulluese e menaxherit, Rafa Benitez. Megjithatė, kur i ėshtė dhėnė rasti, spanjolli ka pranuar njė furi lėvdatash dhe iu ka dhėnė shpresa ambicieve tė Liverpoolit pėr titull.

Ekipi tjetėr qė ėndėrron trofeun, Arsenali, ka qenė pėrfitues nga arritja e Bacary Sagna, mbrojtėsit tė djathtė me aftėsi tmerruese. Francezi ka ecur drejt imazhit tė njė mbrojtėsi madhėshtor dhe shpejt u bė favorit nė mesin e topxhinjve.

Duhet tė pėrmendim edhe mbrojtėsin Gareth Bale, uellsianin e ri tė Tottenhamit. Mbrojtėsi ėshtė njė shkėndijė nė sezonin negativ tė ekipit londinez.

Kenwyne Jones po ashtu ka treguar kualitetet e tij tek Sunderland, por golat mund tė jetė diferenca e pėrfshirjes apo jo nė ekipin e trajnerit Roy Keane.

Sigurisht ka edhe mjaft emra tė tjerė tė ardhur kėtė verė nė Premier Ligė, tė cilėt i kemi harruar. Na shkruani se kush ju ka impresionuar kėtė sezon? Kush ka qenė i mirėpritur nė skuadrėn tuaj favorite dhe kush ka dėshtuar sipas mendimit tuaj? Jepni komente.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Cili transferim i verės ka impresionuar nė Premier Ligė?
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Psy Gangnam Style
» [LS13] Giants Editor 5.0.2 64BIT veröffentlicht
» [LS13] Patch 2.0 Public Beta 2 veröffentlicht
» Wie soll die Schneiderei verändert werden?
» Japan: Neue Pikachu-Fußball-Sammelkarten veröffentlicht!

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: