Ministrja e Jashtme e Greqisė Dora Bakoyannis tha tė mėrkurėn nė Washington se Bashkimi Evropian ėshtė i ndarė nė qėndrimin pėr njohjen ose jo tė pavarėsisė sė Kosovės.
Bakoyannis e bėri tė qartė se Greqia nuk ka ndonjė nxitim tė madh pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės qė pritet tė shpallet deri nė fund tė kėtij muaji. Duke folur nė Qendrėn e Washingtonit pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare, ajo theksoi rėndėsinė e arritjes sė njė qėndrimi tė pėrbashkėt tė 27 anėtarėve tė Bashkimit Evropian pėr Kosovėn.
Sipas planit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur, Bashkimi Evropian do tė marrė shumė nga funksionet e Kombeve tė Bashkuara qė administron aktualisht Kosovėn.
Bakoyannis tha se nė takimin e sė hėnės tė Ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Evropian nė Bruksel, Kosova do tė jetė njė nga ēėshtjet kryesore.
Bashkimi Evropian ka nevojė ta diskutojė shumė mė tepėr kėtė ēėshtje, nėse do tė arrijė njė qėndrim tė pėrbashkėt. Dhe njė qėndrim i tillė ėshtė i nevojshėm pėr Kosovėn, shumė mė tepėr sesa pėr vende tė tjera. /VoA