Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, ka thënë se është optimist se do të mund të angazhohet gjatë ndeshjes së radhës në Serie A, të cilën ekipi i tij e zhvillon gjatë vikendit kundër Parmës.
Kaka është shëruar shpejt dhe mund të jetë pjesë e formacionit që do të përballet me Parmën, ndërsa edhe më e sigurt është paraqitja e tij kundër Arsenalit, gjatë javës së ardhshme.
“Ndjehem më mirë. Sot jam përpjekur të vrapoj. Kaloi shumë mirë pasi që nuk ndjeva asgjë. Mendoj se do të jem i gatshëm për ndeshjen kundër Parmës, edhe pse nuk jam i sigurt se mund të luaj për 90 minuta”, ka shtuar ai.