AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 :: abdesti ::

Nach unten 
AutorNachricht
coach

coach


Anzahl der Beiträge : 64
Alter : 40
Ort : Buchs SG | Preshava-CiTy
Anmeldedatum : 03.02.08

:: abdesti :: Empty
BeitragThema: :: abdesti ::   :: abdesti :: Icon_minitimeMi 13 Feb 2008, 00:02

abdesti

Se pari bojm bismilah.
I lajm duart,se pari doren e djathte e pastaj te majten.
E ferkojme Fytyren 3 here.
Me duar te lageta e prekim 1/4 e flokeve.
E shtim ujin ne hunde 3 here.
E shtim ujin ne goje 3 here.
I ferkojme veshet 3 here.
Me duar te lageta e prekim qafen.
E lajme Kemben e djathte e pastaj te majten deri nen gjunj.
Nach oben Nach unten
http://www.aLbaradio.cH & http://forum.albaradio.ch/
coach

coach


Anzahl der Beiträge : 64
Alter : 40
Ort : Buchs SG | Preshava-CiTy
Anmeldedatum : 03.02.08

:: abdesti :: Empty
BeitragThema: :: abdesti ::   :: abdesti :: Icon_minitimeMi 13 Feb 2008, 00:06

Abdesi nënkupton pastrimin e pjesëve të caktuara të trupit për kryerjen e veprimeve të ndryshme fetare islame.

All-llahu xh.sh. e ka bërë abdesin kusht kryesor për faljen e namazit. Këtë mund ta vërtetojmë me fjalët e All-llahut xh.sh. ku thotë: "O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt".

Po ashtu në këtë rast mund ta përmendim edhe fjalën e Pejgamerit a.s. ku thotë: "Nuk e pranon Allahu namazin e ndonjërit nga ju deri sa ai të mer abdes".

Tabela e përmbajtjeve

1 Farzet e abdesit
2 Sunnetet e abdesit
3 Mustehabet e abdesit
4 Mekruhet e abdesit
5 Çka e prisht abdesin
6 Uji me të cilim merret abdesi
7 Konditat e mesteve (shartet)



1 Farzet e abdesit
-------------------------------------------
- Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).

- Larja e duarve deri mbi bërryla.

- Mes-hi, një e katërta e kresë të fshihet me duar të lagët, duke filluar prej pjesës së përparshme të kresë.

- Larja e këmbëve deri mbi nyje. Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kondita:

- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.

- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.

- Para se të marrim abdest, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdestin, p.sh. në qoftë se të ka rjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.


2 Sunnetet e abdesit
------------------------------------
Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgameri a.s. dhe ka kërkuar prej nesh që t'u bashkangjitemi veprave të tij. Ato janë:

- Të përmendurit emrin e Zotit në fillim (të thuhet bissmilah).

- Nijeti (vendosja) për abdest.

- Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe.

- Shpërlajmë gojën tri herë.

- Shpërlajmë hundën tri herë.

- Pastrojmë fytyrën gjithashtu tri herë (pastrimi të jetë i plotë, deri poshtë gushës).

- Mjekra e dendur të fërkohet me gishta që të depërtojë uji në lëkurë.

- Pastrojmë dy krahet, gjithashtu deri në pjesën e sipërme të bërrylit duke filluar prej të djathtës, të njëjtën gjë e bëjm edhe me krahun e majtë.

- Tërë kafkës(kresë) t'i japim mes-h, një herë.

- Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.

- Qafës i japim poashtu mes-h, një herë. (Nuk është e sigurt, disa mendojn që është bidat(risi))

- Pastaj pastrojmë dy këmbët deri mbi kyçe duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur (fillojmë me të djathtën dhe më pas të majtën).

- Pas marjes së abdesit themi Elhamdulilah (Falenderimi i qoftë Allahut).


3 Mustehabet e abdesit
-------------------------------------
(Çka është e lavdëruar të veprohet gjatë abdesit.)

- Të lahet e djathta para të majtës.

- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.

- Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.

- Të mos flitet gjat abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).

- Gjat larjes së hundës, uji të mirret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerim me të majtën.

- Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejngamberit a.s. ku thotë:" Kush mer abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.


4 Mekruhet e abdesit
-------------------------------------
- Të derdhurit ujë pa masë.

- Të përplasurit e ujit gjat marjes së abdesit.

- Të bisedohet gjatë marjes së abdesit.

- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër


5 Çka e prisht abdesin
----------------------------------
- Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.

- Nëse të rrjedh gjak, limfë ose qelbë.

- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.

- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështimës në të kuqe.

- Nëse flen i mbështetur.

- Nëse gjatë faljes së namazit qesh me zë.

- Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit


6 Uji me të cilim merret abdesi
-----------------------------------------
- Duhet të jetë i pastër.

- Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.

- Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.

- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkollon është I LEJUAR.

- Uji është i lejuar kur nuk i vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).


7 Konditat e mesteve (shartet)
-------------------------------------------
MES-HI MBI FASHË - (lidhëz) Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjindet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Nëqoftë se plaga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga pikon.
MES'HI MBI MESTE Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për muslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftëse i plotësojnë kushtet e parapara. Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorën
e djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.

Kushtet e mesteve:
- Mestet t'i mbulojnë nyjet e këmbëve.

- Të mbathen pasi që të marrim abdes.

- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).

- Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.

- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).

- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj. Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton. (Sipas disa dijetarve mes-hi mund të mirret edhe mbi qorapë, te cilet jane sado pak te trasha e jo te tejdukshme)


[redaktoni] Çka e prish mes-hin mbi meste
- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.

- Të qenurit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.

- Nxerja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.

- Mbarimi i kohës së mes
Nach oben Nach unten
http://www.aLbaradio.cH & http://forum.albaradio.ch/
 
:: abdesti ::
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Religjion-
Gehe zu: