Pajisjet nga kompania Apple, iPhone dhe iPod Touch, prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet të memories prej 8 e 16, respektivisht 32 gigabajt.
Pasi që tregu online i Apple dy ditë më parë është mbyllur për një kohë të shkurtër, menjëherë kanë filluar spekulimet për atë se çfarë të reja do të paraqes Apple. Megjithatë kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një produkt të ri, por për përmirësimin e iPhone dhe iPod Touch, të cilët prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet më të madh të memories.
iPhone me tetë gigabajt në SHBA kushton 399 dollarë (269 euro), derisa versioni 16-gigabajtësh kushton 499 dollarë (337 euro). Versionet me katër gigabajt nuk mund të gjenden në treg që bukur do kohë.
iPod Touch, megjithatë, mund të gjendet në version prej 16 GB për 399 dollarë, respektivisht 32 GB për 499 dollarë.
Përveç ndryshimit të kapacitetit të memories, të dy pajisjet janë identike me versionet e tyre të mëhershme.
Per Me SHum : www.apple.com