Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses lokalizimin e Windows Vista-s në gjuhën shqipe.
Lokalizimin e sistemit operativ Windows Vista në gjuhën shqipe, QEP-i, siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, e ka realizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, me Alba-Softin etj.
Po ashtu në këtë komunikatë është bërë e ditur se, e gjithë puna është bërë për nevojat e klientëve të Microsoft-it dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Microsoft-i.
Shtegun për shkarkim të Windows Vista-s në gjuhën shqipe mund ta gjeni në faqen e QEP-it, www.gjuha-shqipe.com.