Nga Volkswagen ka ardhur paralajmërimi se në panairin e radhës në Çikago do të paraqitet automjeti i tij më i ri me shtatë ulëse, që pikësëpari i dedikohet tregut amerikan. Ai është zhvilluar në bashkëpunim me Chrysler, ndërsa është i bazuar në modelin Town & Country (apo siç njihet në Evropë - Chrysler Voyager).
Falë gjatësisë prej 5.14 metrash, gjerësisë prej 1.95 metrash dhe lartësisë prej 1.75 metra ai ofron hapësirë komfore për shtatë udhëtarë, si dhe ka në dispocizion hapësirë bagazhi prej 926 litrash. Në rast se dy ulëset e prapme bëhen bashkë, bagazhi rritet në 2.350 litra, ndërsa mund të arrijë deri në katër metra kub, nëse në rrugë nisen vetëm shoferi dhe një pasagjer.
Tani për tani Routan do të jetë në dispozicion vetëm me dy motorë - prej 3.8 e 4.0 litra me 197 dhe 253 kuaj fuqi. Ky lloj motorizimi definitivisht nuk do të pranohet në Evropë, prandaj mund të pritet edhe versioni me naftë, natyrisht, nëse gjermanët presin që në Kontinentin e Vjetër të shesin numër të madh të automjeteve.