Softueri i ri i Applet për modelet iPod Classic prej 80 e 160GB, sipas të gjitha gjasave shkakton probleme të shumta në vet pajisjen, siç janë dridhje nga rryma, zhurmë statike në dëgjuese dhe fshirje të dosjeve të përgatitura muzikore, njofton iLounge.
Firmware-i i ri, versioni 1.1, shkakton dërgimin e impulseve elektrike nëpërmes shkyçësit të dëgjuese me fuqi prej 500mV, i cili prapë shkakton probleme në pajisjet shtesë të kyçura në të.
Gjithashtu, disa prej shfrytëzuesve janë ankuar për tingëllimin e shushurimës, zhurmës dhe gumëzhimës në vet pajisjen, pasi që e kanë rifreskuar, derisa disa tjerë janë ankuar që iPod u bllokohet dhe thjesht ua fshin të gjitha dosjet e arkivuara.
Deri më tani, për këtë problem Apple nuk është deklaruar zyrtarisht, gjë që së shpejti, me shumë gjasë, edhe mund të pritet.