AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 12 shkurti - Dita e Internetit

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

12 shkurti - Dita e Internetit Empty
BeitragThema: 12 shkurti - Dita e Internetit   12 shkurti - Dita e Internetit Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 17:29

Dymbëdhjetë shkurti është shpallur nga BE-ja si Dita e Internetit. Megjithatë organizuesit e "Ditës së sigurisë në internet", këtë vit nuk i kanë moto rreziqet më të zakonshme të internetit. Në këtë ditë ne qendër janë vënë rreziqet që janë të panjohura për përdoruesit e internetit.
E-maili dhe interneti janë kthyer në një gjë të zakonshme për miliona njerëz. Shumë vetë janë kaq të lidhur me internetin, saqë nuk mendojnë për rreziqet që sjell një media e tillë. Ka gjëra që nuk duhen bërë kur je online. Për shembull të endesh nëpër rrjet pa asnjë lloj programi mbrojtës.

Kush futet në internet e brenda rrjetit të të dhënave dhe kush punon madje në kompjuter me Windows duhet patjetër të përdorë të ashtuquajturin skaner virusesh. Sepse nëpër internet gëlojnë rreth 60.000 lloj viruse dhe dëmtues të tjerë, që rrezikojnë kompjuterin.

Skaneri i viruseve, programet si firewall, antispyware janë bërë për shumë vetë pjesë e kompjuterit. Për këtë arsye për organizuesit e "Ditës së sigurisë në internet" rreziqet më të zakonshme të internetit nuk janë motoja e këtij viti. Në këtë ditë ne qendër janë vënë rreziqet që janë të panjohura për përdoruesit e internetit.





Për shembull cilat të dhëna mund të bëhen publike në internet dhe çfarë ndodh me këto të dhëna. Në muajt e fundit në internet janë rritur të ashtuquajtuarat komunitete. Facebook, Myspace, apo Xing. Sipas ekspertëve rreth 250 milionë vetë janë të regjistruar në këto komunitete. Në këto platforma kontakti në internet shumë vetë takohem me miq, njohin të tjerë, diskutojnë për hobitë e tyre, për politikë e gjithfarëlloj temash. Gati çdokush që është aktiv në këto rrjete jep mjaft të dhëna nga jeta e tij private.

Dr. Gernot Gehrke, drejtues i qendrës evropiane për kompetencën e mediave, koordinon ditën e sigurisë në internet për Gjermaninë: "Mendoj se duhet të jesh shumë i kujdesshëm me atë se çfarë publikon në internet, sepse kjo citohet e përdoret në kontekste të pëlqyeshme, por edhe jo të pëlqyeshme. Ka për shembull situata ku unë nuk dua që të publikohet fotoja ime në ndejën ku isha së fundi, që mund të shihet nga shefi im i personelit, apo nga shefi im i ardhshëm".

Problemi është se komunitetet online janë gati të gjitha publike, kush më shumë e kush më pak. Gati çdokush mund të shoh ato që kanë publikuar anëtarët. Problemi tjetër është se interneti nuk harron kurrë. Të dhënat që u vendosën në internet nuk mund të hiqen kollaj. Kush i publikon këto të dhëna humbet edhe kontrollin mbi to. Një rrezik për të cilin shumë pak vetë janë të vetëdijshëm: "Pikërisht me zgjerimin gjithnjë e më të madh të komuniteteve në internet tema e sigurisë është bërë më tepër serioze. Shumë vetë tregohen shumë mendjelehtë me publikimin e të dhënave personale, apo publikojnë shumë më tepër se sa duhet, jetëshkrime që nuk mund të hiqen kurrë që aty". /D-Welle/
Nach oben Nach unten
 
12 shkurti - Dita e Internetit
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Si Te Rrisim Shpejtesin E Internetit

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Lajme-
Gehe zu: