Angelina Jolie ka humbur Oskarin të cilin e fitoi në vitin 1999, në kategorinë e aktores dytësore për rolin në filmin "Girl, Interrupted", siç shkruan magazina amerikane "OK".
Jolie ia kishte dhënë çmimin nënës së saj Marcheline Bertrand pas ceremonisë. Kur Bertrand vdiq në janar të vitit të kaluar, Jolie ka bartur teshat nga vendi ku kishte jetuar nëna e saj, por Oskari kishte munguar, siç raporton magazina “OK”.
“Angie nuk shqetësohet për çmimin. Vërtet, është nder i madh të fitosh një Oskar, por Angie e mendon veten më shumë si një person humanitar dhe nënë, se sa si aktore”, ka thënë një burim.