Kate Hudson ka thënë se ajo dhe ish-burri Chris Robinson mund të bashkohen një ditë, por është zotuar se kurrë nuk do të martohet sërish.
Çifti, i cili ka një djalë katërvjeçar, zyrtarisht i dha fund lidhjes gjashtëvjeçare në nëntor të vitit të kaluar, por ata vazhduan të mbeten të afërt dhe Hundson ende e konsideron ish-burrin si “familje”.
“Kurrë nuk i dihet. Chris është familja ime. Pa marrë parasysh çfarë vështirësish kemi kaluar në jetë, ne bëmë së bashku diçka që është shumë e fuqishme, ne patëm një fëmijë”, ka thënë Hudson.
Por aktorja ka përjashtuar martesën dhe preferon të ndjekë modelin e nënës së saj Goldie Hawn dhe njerkut Kurt Russell, të cilët kanë qenë të lumtur për 25 vjet, megjithëse janë të pamartuar.
“Kush ka nevojë për martesë? Prindërit e mi janë ende së bashku dhe nuk janë të martuar”, ka shtuar aktorja.