AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Zbuloni Ingrid Gjonin

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Zbuloni Ingrid Gjonin Empty
BeitragThema: Zbuloni Ingrid Gjonin   Zbuloni Ingrid Gjonin Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:56

Zbuloni Ingrid Gjonin
Cila ėshtė historia e unazės qė nuk e heq asnjėherė nga gishti? Kur ka rėnė nė dashuri pėr herė tė pare? Cili ėshtė mashkulli mė seksi pėr tė? Pijet e ushqimet mė tė preferua… Ingrid Gjoni i zbulon tė gjitha nė kėtė pyetėsor...
Le ta nisim nga bukuria. Ti e ke ndonjė recetė sekrete?

Gjoni: Jo, nuk kam asnjė recetė. Madje nuk jam shumė e rregullt as nė vendosjen e kremit tė ditės e tė natės. Njė ditė e pėrdor, ndėrsa ditėn tjetėr e harroj.

Cili ėshtė zakoni yt mė i mirė?

Gjoni: Kujtohem pėr tė gjithė njerėzit.

Po mė i keqi?

Gjoni: Nevrikosem shumė shpejt.

Pa cilin makiazh nuk mund tė bėsh dot?

Gjoni: Pa pluhurin e verdhė tek sytė e pa rimelin.

Pa cilin aksesor nuk do tė mund tė rrije dot?

Gjoni: Pa unazėn, qė mbaj gjithmonė nė gisht.

Cilat janė ikonat e tua tė modės?

Gjoni: Kam shumė. Nuk fiksohem vetėm pas njė firme.

Cila ėshtė modelja juaj e preferuar?

Gjoni: Femra qė mė pėlqen mua nuk ėshtė modele, por do tė doja shumė ta shikoja mbi pasarela. Ajo ėshtė Ana Falchi.

Cila ėshtė kėshilla mė e mirė e modės qė nuk e keni marrė kurrė?

Gjoni: Ēdo gjė ndryshon nė trupin e ēdokujt.

Cila ėshtė fraza qė ju duket mė e bezdisshmja pėr ta ripėrsėritur?

Gjoni: Po, po, po.

Nėse do tė kishe qenė ngjyrė, cila ngjyrė do tė preferoje tė ishe?

Gjoni: E verdha.

Po nėse do tė kishe qenė kėngė?

Gjoni: “Parajsa”.

Njė gur i ēmuar?

Gjoni: Brilant.

Njė stinė?

Gjoni: Verė, sigurisht.

Njė pije?

Gjoni: Tekila.

Njė veshje?

Gjoni: Njė xhakete, njė fund i shkurtėr ose treēerekėshe ose njė palė sandale shumė tė larta.

Njė gjendje shpirtėrore?

Gjoni: Lumturi.

Njė mbiemėr?

Gjoni: Gjoni.

Cila ėshtė dita mė e lumtur e jetės tėnde?

Gjoni: Kam pasur shumė. Unė i bėj vetė ditėt e lumtura dhe po vetė i prish.

Cila ėshtė gjėja e parė qė bėn kur zgjohesh nė mėngjes?

Gjoni: Zgjimin s’e kam asnjėherė njėsoj. Njėherė ha diēka sapo zgjohem, njėherė tjetėr lahem…

Ēfarė ka gjithmonė mbi komodinėn tėnde?

Gjoni: Celulari, pultet e televizorit, cigaret dhe ēelėsat e shtėpisė.

Cili ėshtė ushqimi yt i preferuar?

Gjoni: Filetot e paskuqura mirė, si tė gjakosura.

Cilat janė pushimet qė do tė pėlqenin mė shumė?

Gjoni: Do doja tė shkoja, bashkė me 15 shoqe tė miat, nė Dubai pėr pushime tė gjata.

Cili ėshtė albumi i parė muzikor qė ke dėgjuar?

Gjoni: S’mė kujtohet. Duhet tė kem qenė shumė e vogėl.

A ke frikė nga plakja?

Gjoni: Pėr momentin jo, se nuk e konceptoj dot.

Mes gjithė dhuratave qė tė kanė bėrė nė gjithė kėto kohė, cila ėshtė mė e preferuara pėr ty?

Gjoni: Dhuratėn mė tė bukur ma ka bėrė mami, njė shtėpi tė gjithėn pėr mua.

Cili ėshtė shkrimtari yt i preferuar?

Gjoni: Ēehovi.

Cila ėshtė banda muzikore qė pėlqen mė shumė?

Gjoni: S’mė pėlqejnė grupet. Preferoj vetėm kėngėtarė solo.

Po skuadra jote e zemrės cila ėshtė?

Gjoni: Milani.

Cilat janė tre gjėrat qė ėndėrron tė bėsh deri nė fund tė jetės?

Gjoni: Teatrin, njė bebe dhe njė pleqėri tė fisme e tė qetė.

Nėse do tė mund tė ftoje pėr darkė ndonjė personazh, edhe ata tė kohės sė shkuar, kė do tė zgjidhje?

Gjoni: Elvis Presley.

Nėse do tė kishe mundėsi pėr tė jetuar nė njė kohė tjetėr, cilėn epokė do tė zgjidhje?

Gjoni: Kėtė kohė qė po jetoj.

Kur tė ka zėnė qymyri pėr herė tė parė?

Gjoni: Asnjėherė.

Cili ėshtė mashkulli mė seksi nė botė pėr ty?

Gjoni: Mė duket sikur ka shumė meshkuj seksi, por po veēoj Brad Pitt.

Cili ėshtė defekti mė i shėmtuar pėr njė mashkull sipas teje?

Gjoni: Mėnyra e keqe e komunikimit dhe gėnjeshtrat.
Nach oben Nach unten
 
Zbuloni Ingrid Gjonin
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: