AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Pavarësia nëpër majën e gjilpërës - Veton Surroi

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Pavarësia nëpër majën e gjilpërës  - Veton Surroi Empty
BeitragThema: Pavarësia nëpër majën e gjilpërës - Veton Surroi   Pavarësia nëpër majën e gjilpërës  - Veton Surroi Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:25

1. Në fund të kësaj jave, me sinjal të bashkësisë ndërkombëtare, pritet që Kosova ta shpallë pavarësinë e saj.

Është fundi i një procesi të gjatë historik, shumë më të gjatë se zhbërja e Jugosllavisë socialiste. Në fakt, është fundi i fundit të perandorive austrohungareze dhe asaj otomane, fundi i rregullit të ndërtuar në Konferencën e Paqes në Versajë. Për kosovarët është fundi i një rrugëtimi shumëgjeneratash për vetëvendosje, e për Serbinë mund të jetë fundi i iluzionit për një kryeqytet si Beogradi, që dominon mbi popuj e territore të ish-Jugosllavisë. Për bashkësinë ndërkombëtare, ndërkaq, mund të jetë fundi i nevojës ndërhyrëse në procesin tragjik të zhbërjes së ish-Jugosllavisë.

Por, në fakt kjo do të mund të thuhej më 12 qershor të vitit 1999, kur në Kosovë hynë trupat e NATO-s dhe filluan të ikin me të shpejtë ato të Serbisë.

Pse gjithë kjo pritje për të definuar statusin e Kosovës të pavarësisë, kur Kosova u pavarësua nga Serbia në ditën kur shkeli këmbën ushtari i parë i NATO-s?

2.
Njëra përgjigje fshihet në simbolikën e ditës së javës kur duhet të shpallet pavarësia e Kosovës.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit të parapërcaktuar, Kuvendi i Kosovës duhet ta shpallë pavarësinë të dielën, ditën kur në tërë botën Perëndimore pushohet. Arsyeja e shpalljes të dielën (dikush përmend ende edhe të hënën në mëngjes) është që pas aktit të shpalljes të krijohet kohë e mjaftueshme për shtetet veç e veç, të fillojnë aktin e njohjes së asaj pavarësie dhe kohë të pamjaftueshme Rusisë që të zbatojë njërën pikë të rëndësishme të planit të saj antipavarësi. Kjo pikë do të nënkuptonte paraqitjen e një draft-rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB, me të cilën do të shpallej si shkelje e të drejtës ndërkombëtare shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe si e tillë do të trajtohej, rrjedhimisht, edhe njohja e kësaj pavarësie. Shtetet perëndimore do të duhej, atëherë, të vinin veton kundër kësaj draft-rezolute, duke e nxjerrë çështjen e Kosovës në një kontest problemi global, gjë që do të krijonte presion ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të paraqiste ftesën formale për misionin e BE-së në Kosovë, brenda autorizimeve të Rezolutës 1244 të KS, që do të mbetej në fuqi.

E diela pra shndërrohet në majën e gjilpërës për një procedurë juridike, që do të duhej të njihte një realitet të ri të krijuar më 1999.

Dhe e diela shndërrohet në njërën përgjigje pse Kosova nuk u pavarësua deri tani, ani pse pranoi kushtet për rregullimin e brendshëm, në marrëdhëniet ndëretnike e decentralizim, në kufi të funksionimit të shtetit. Arsyeja është se sa kemi pasur të bëjmë me status të Kosovës, kemi pasur të bëjmë me statusin e Rusisë po ashtu.

Gjatë dy viteve të kaluara, çdo herë që është zhvilluar negociata për statusin e Kosovës, është bërë paralelisht e njëjta gjë edhe për statusin e Rusisë së Putinit. Kur duheshin dhënë koncesione në decentralizim, e tëra bëhej me shpresë se kjo do të kënaqte Rusinë, në mënyrë që në fund të pajtohej me Rezolutën e pavarësisë së Kosovës në OKB. Kur u pranuan 120 ditë shtesë negociatash në formatin e Treshes negociatore, Rusia arriti t‘i kallëzojë botës vizionin e saj të tri fuqive që dominojnë sot: SHBA, BE dhe Rusi.

Dhe, kur të dielën Rusia të fillojë aktivitetin e saj antipavarësi të Kosovës, në fakt do të përpiqet të japë një mesazh global: Rusia angazhohet për një OKB të fortë (vendin ku duhet të vendoset për statusin e Kosovës), ndërsa Perëndimi e zhvlerëson OKB-në (duke e nxjerrë çështjen e Kosovës jashtë vendosjes së Këshillit të Sigurimit).

3.
Përgjigjja tjetër fshihet në realitetin kosovar.

Në momentin e pavarësimit, në Kosovë një pjesë e territorit të saj në veri administrohet de facto nga Serbia. Nga ana tjetër, është krijuar një shpërpjesëtim mes asaj që ishte qasja parësore në negociatat me Presidentin Ahtisaari rreth pranisë së ardhshme ndërkombëtare dhe asaj që tashmë është propozuar në misionin EULEX. Gjatë negociatave, drafti parësor parashihte një prani ndërkombëtare prej afro 200 vetash, prej të cilëve nja 120 do të ishin staf teknik kosovar. Misioni i tyre do të ishte mbikëqyrje e Paketës së Ahtisaarit, me autorizime korrigjuese. Ndërkaq, EULEX numëron 1800 vetë, policë, gjykatës e administratorë të tjerë të ligjit, dhe autorizimet e tyre janë ndërhyrëse në punët e shtetit.

Mungesa e shtrirjes së funksionimit të institucioneve shtetërore në tërë territorin dhe dobësia institucionale e shtetit të ri kanë qenë që prej vitit 1999 arsyetime për shtyrje të vendimit për status.

Por, vendimi për status tash po merret duke i marrë parasysh këto handikape, dhe duke kaluar prej gjendjes së një pavarësie të pashpallur në një gjendje të pavarësisë së mbikëqyrur, e deri diku edhe të menaxhuar nga bashkësia ndërkombëtare.

4.
Pavarësia nëpër majën e gjilpërës i ka, së paku, dy faqe. Në njërën është fakti se po kalohet megjithatë një prag historik, dhe çfarëdo që të jetë, e mbikëqyrur, menaxhuar, penguar e sakatosur, pavarësia do ta shpjerë Kosovën në një gjendje të re juridike brenda një hapësirë bukur të madhe botërore.

Në tjetrën është sfida e funksionimit të shtetit të ri. Sovraniteti i Kosovës do të sfidohet në legjitimitetin e saj ndërkombëtar, dhe do të kalojë kohë e gjatë përderisa Kosova të përfaqësohet në institucionet ndërkombëtare, si dhe shtetet e tjera. Sovraniteti i Kosovës do të sfidohet në pjesën veriore të saj, duke e shndërruar në një "konflikt të ngrirë". Dhe, mbi të gjitha, prania e ardhshme ndërkombëtare do të ndjejë tundimin e pushtetit, e menaxhimit të drejtpërdrejtë të Kosovës dhe do ta ketë vështirë t‘i rezistojë këtij tundimi. /shqip/


Komente (7)
xhoni bravo:
eshte mekat i madh qe s'eshte ky njeri ne institucionet vendimarrese. S'eshte ngase i pengoi faktorit nderkombetar te cilet si done njerezit e menqur dhe pa hipoteka ne shpine per partner, por i done te zhyturit afera korruptive dhe ne krimin e organizuar per te luajtur si te done me ta.
bleoni:
Keq qe nuk eshte ky njeri neper proceset qe po ndiodhin ne keto muajt e fuundit .pse s'qohen keta politikajt tane me ja dhan
Masoni:
E njeriu perfekt qe i pershtatet bashkesise nderkombetare, e qe e permendi "xhoni bravo", eshte kryeMINI-stri yne z.Thaqi. Nje njeri antipatik, i perkedhelshem tej mase nga duar te huaja e "te panjohura" per ne.
Veton Surroi, nje njeri i menqur, me vizion i cili, siq edhe u deshmua, eshte goxha i pakapshem nga veshi dhe truri i nje shqiptari te pa arsimuar mjaft, te lodhur e te dobet ekonomikisht, e qe ishte gati ti hidhej ne qafe secilit qe i ofronte nje cope buke, qofte edhe duke i thene qe ajo buke shperndahet ne Kazkstan apo Gjumuni.
Shume here e kam ndegjuar fjaline: "ish dasht me hy ne parlament ORA". Nga kush thuhet kjo fjale... nga ata qe votuan per dike tjeter, nga ata qe votuan per te, apo nga ata qe nuk dolen te votojne fare. Ky grupi i fundit eshte ai qe me irriton me se shumti. Ikje nga pergjegjesia morale individuale, legale qe te shprehesh vendimin tend per veten tende. Nuk e di si kuptohet pavarsia ndryshe kur nuk di te ngritesh zerin tend per vete.
Sa i perket pavarsise, nga ky shkrim i z.Surroi le te kuptohet qe pjesa e veriore do te jete gjithmone nje zone problematike, jo vetem e Kosoves, por edhe e rajonit. Do te jete nje pjese e cila do te jete veshtire e kontrollueshme si nga institucionet tona, po ashtu nga ato nderkombetare, e besa edhe nga ato serbe. Nje lloj mini krahine ku do te pjekeshin kushtet me te mira te mundeshme per lulzimin e trafiqeve dhe krimeve te organizuara. Nje qerdhe strehimi per kriminelet, jo vetem serb, te ketij rajoni.
Me shpresen qe "KFOR-TMK-SHPK-UNMIK and Co." ka pregaditur nje plan te perfolur tashme qe te marre ne kontroll ate pjese te Kosoves mbi Iber, na mbetet te percjellim spektaklin e pos-Pavarsise, se bashku me njoftimet nga qendrat e huaja diplomatike qe bejne njohjen e shtetit me te ri gjysem te pavarur.
Nach oben Nach unten
 
Pavarësia nëpër majën e gjilpërës - Veton Surroi
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Gëzuar Pavarësia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi
» Sejdiu: Pavarësia brenda disa ditësh
» Basha: Pavarësia e Kosovës, fundi i një procesi të nisur në vitin 1999

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: