AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 A ishte Lazio me fat vitin e kaluar?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

A ishte Lazio me fat vitin e kaluar? Empty
BeitragThema: A ishte Lazio me fat vitin e kaluar?   A ishte Lazio me fat vitin e kaluar? Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:06

A ishte Lazio me fat vitin e kaluar?

Lazio ka pasur një fillim shumë të keq në sezonin e ri të Serie A dhe aktualisht gjendet në vendin e 13-të në tabelë. Ekipi nga kryeqyteti italian nuk po arrin të dëshmohet as në Ligën e Kampionëve, ku qëndron në vendin e fundit, në Grupin C.
Fundi i sezonit të kaluar e gjeti Lazion në vendin e tretë në kampionatin italian. Kjo i solli ekipit, ku luajnë edhe shqiptarët Valon Behrami dhe Igli Tare, rikthim në garën Evropiane të Ligës së Kampionëve pas një mungese katërvjeçare.

Kjo arritje ishte edhe më mbresëlënëse kur kihet parasysh se klubi filloi sezonin me tre pikë të zbritura për shkak të përfshirjes në skandalin Ciaociopoli.

Pas skandalit katastrofik të Lazios të vitit 2002, kur ish presidenti Sergio Cragnotti kishte bankrotuar dhe klubi u detyrua t’i shesë të gjithë lojtarët yje, u mendua se ky vit do të ishte vit i rigjallërimit të famshëm.

Por, kjo ishte shumë naive. Këtë sezon Lazio ka fituar vetëm dy nga 8 ndeshjet në kampionatin italian dhe renditet në pozitën e 13-të, katër pikë nga zona e rënies. Të dielën fitoi ndaj Livornos, që gjendet në fundit e tabelës pa asnjë fitore, dhe me 17 gola të pranuar në shtatë ndeshjet e mëhershme.

Kjo fitore erdhi pas asaj humbje dëshpëruese prej 5-1 nga Milani në Olimpico. Rosonerët ndoshta janë kampionë evropianë, por problemet e tyre ishin dëshmuar mirë këtë fillim sezoni. Megjithatë ata arritën të shënojnë 5 gola, derisa vetëm në të pesë ndeshjet e parafundit në Serie A, kishin shënuar po aq gola (pra pesë, 2 prej të cilave ishin penalti).

Kjo është ndoshta vetëm një statistikë, por është e vërtetë se paraqitja e Lazios ka qenë po aq katastrofike sa edhe rezultatet. Në fakt nuk mund të dëshmoni që kanë qenë më keq.

Lazio kishte edhe fat që kaloi rundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, në përballje me Dinamo Bukureshtin. Në fakt ishin gabimet e mbrojtësit të Dinamos, Valentin Nastase, që lejuan Lazion të kalojë në fazën grupore. Nastase kishte kaluar pesë vite në Itali më herët, dhe u akuzua se ishte paguar të shkaktonte penalti. Ai u përjashtua nga klubi vetëm dy muaj më pas.

Sigurisht që nuk ka dëshmi në këto akuza, por fati i mirë i Lazios vazhdoi në ndeshjen e parë të grupit C, kundër Olimpiakosit në Greqi, ku nxori barazim. Ndeshje më bindëse ishte ajo në Olimpico kundër Real Madridit, por që në ndeshjen e fundit ndaj Werderit italianët treguan sërish lojë të dobët.

Kontrasti në mes të lojtarëve të Lazios nga ky sezon dhe nga ai i fundit është shumë i dukshëm. A kanë pasur lojtarët e Delio Rossit thjesht një sezon me fat? A po e tregojnë formën e vërtetë këtë herë ose duhet të presim edhe më shumë para se të bëjnë një vlerësim të saktë?

Është e sigurt se Lazio, pavarësisht prej zbritjes trepikëshe për shkak të përfshirjes në skandalin e verës 2006, për montim të ndeshjeve në Serie A, ishte i ndihmuar nga dënimet edhe më të shprehura për Milanin, Fiorentinën dhe Juventusin.

Zonja e Vjetër, klubi më i suksesshëm në Serie A me 27 skudeto të fituara, do të kishte përfunduar me siguri mbi Lazion dhe nuk do të binte në Serie B si rezultat i Calciopolit.

Milan filloi sezonin me tetë pikë negative dhe nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë kërcënim më serioz, si rezultat i pasigurisë së të ardhmes së tyre, gjatë periudhës para sezonale. Pastaj ishte edhe Fiorentina që filloi sezonin e kaluar me 15 pikë negative, e që në mënyrë të habitshme arriti të sigurojë vend këtë sezon në Kupën UEFA.

E vërtetë është se Serie A këtë sezon është shumë më e fortë, tash pasi që situata është pastruar pas Calciopolit dhe është mu Lazio që e paguan këtë çmim. Vitin e kaluar, si edhe Interi, romakët fituan avantazhin si rezultat i problemeve që i shoqëronin ekipet kundërshtare si Milan dhe Fiorentina.

Skuadra romake është po ashtu jo e përgatitur për tu përballur në dy fronte, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, dhe si rezultat ata po vuajnë. Më e mira që Lazio mund të shpresojë këtë sezon, është një vend në Kupën UEFA, por edhe kjo do të jetë e vështirë nëse gjërat vazhdojnë kështu siç janë.

Jepni mendimin për formën e Lazios gjatë këtij sezoni si dhe notën tuaj edhe për dy shqiptarët që luajnë në Lazio, Valon Behramin dhe Igli Taren
Nach oben Nach unten
 
A ishte Lazio me fat vitin e kaluar?
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Kush ishte më i mirë, Pele apo Maradona? QЙ Pytem Para 1 Jave
» Fituesit e çmimeve Grammy për vitin 2008
» Fituesit e çmimeve Grammy për vitin 2008
» Kush ishte më i mirë, Pele apo Maradona?
» Basha: Pavarësia e Kosovës, fundi i një procesi të nisur në vitin 1999

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: