E ardhmja e Shqipėrisė dhe Kosovės, ėshtė integrimi nė Bashkimin Evropian dhe NATO, ka deklaruar ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Lulzim Basha. Nė njė intervistė dhėnė nė studion e BBC-sė nė Londėr, Basha deklaroi se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė garanci pėr stabilitet nė gjithė rajonin.
I pyetur se ēfarė ndodh me Kosovėn ditėn e hėnė, nėse tė dielėn Parlamenti i Kosovės shpall pavarėsinė? - ministri Basha deklaroi se: Shpallja e pavarėsisė do tė ishte fundi i njė procesi tė nisur me bombardimet e NATO-s nė mars tė vitit 1999 mbi ish-Jugosllavi.
Sipas tij rasti i Kosovės ėshtė rast unik dhe se shpreson qė Evropa do tė flasė me njė zė pėr pavarėsinė. I pyetur nėse Serbia mund ti bėjė bllokadė ekonomike Kosovės, nėse ajo shpall pavarėsinė, ministri Basha deklaroi se: Kjo bllokadė mund tė dėmtojė vetėm Serbinė pasi Kosova ėshtė nė kufi me Shqipėrinė dhe Maqedoninė tė cilat janė tė angazhuara ta ndihmojnė shtetin e ri.
I pyetur nėse bėhet fjalė pėr Shqipėrinė e madhe, Basha deklaroi se: E ardhmja e tė dy vendeve ėshtė integrimi evropian. /news24/