Bashkimi Evropian dėshiron qė, nė kuadėr tė misionit tė planifikuar, nė Kosovė tė dėrgojė mė shumė policė, gjyqtarė dhe doganierė sesa qė ėshtė parashikuar fillimisht, ka bėrė tė ditur tė enjten gazeta gjermane "Welt".
Duke cituar fjalėt e diplomatėve tė lartė evropianė, Welt shkruan se Unioni planifikon qė nė territorin e Kosovės tė dėrgojė 2.200 policė, gjyqtarė, zyrtarė doganor dhe avokatė, nė vend tė 1.800-2.000, siē ishte parashikuar fillimisht.
Diplomatėt kanė thėnė pėr gazetėn gjermane se deri tek zgjerimi i misionit ka ardhur pėr shkak tė nevojės pėr forca speciale policore, tė cilat do tė mund tė vepronin shpejt, pasi qė Kosova tė shpall pavarėsinė nga Serbia, ka transmetuar agjencia e lajmeve Reuters.
"Welt" gjithashtu ka shkruar se BE tenton tė rekrutojė gjyqtarė dhe oficerė doganorė tė mjaftueshėm pėr misionin nė Kosovė, si dhe se Gjermania ka ofruar tė dėrgojė 150-200 njerėz, qė ėshtė kontributi mė i madh pėr misionin, pas Italisė.