Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė zhvillojė tė enjten njė sesion me dyer tė mbyllura pėr Kosovėn. Presidenti i radhės i Kėshillit tė Sigurimit, ambasadori i Panamasė nė OKB, Rikardo Alberto Arias, tha se ky takim ishte kėrkuar nga Serbia.
"Federata ruse e mbėshteti kėtė kėrkesė tė Serbisė. Kėshilli ra dakord qė ky tė jetė njė debat privat, ku ėshtė ftuar edhe ministri i Jashtėm Serbisė, ka sqaruar ai.
Megjithatė vetėm anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit do tė marrin fjalėn nė kėtė mbledhje", tha Arias.
Serbia e kundėrshton fuqishėm shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Beogradi thotė se ka njė plan sekret veprimi pėr tė reaguar ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Megjithatė ambasadori serb nė Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviq, i tha BBC-sė se Beogradi nuk do tė shkonte deri atje sa tė priste lidhjet tregtare dhe ato tė transportit me Kosovėn. ...unė nuk mendoj se Beogradi do tė vėrė nė veprim ndonjė skemė qė pėrmban sanksione ndaj Kosovės, tha ai.
"Serbia ka vuajtur shumė nga politika e sanksioneve, kėshtu qė unė nuk mendoj se Beogradi do tė vėrė nė veprim ndonjė skemė qė pėrmban sanksione ndaj Kosovės. Deri tani udhėheqėsit tanė politikė kanė qenė nė favor tė zbutjes sė krizės dhe nė kėrkim tė njė zgjidhjeje politike, pėrfshirė edhe njė lloj dialogu", i tha BBC-sė ambasadori serb nė Kombet e Bashkuara, Jevremoviq. /bbc/