AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Ronaldo?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Ronaldo? Empty
BeitragThema: Cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Ronaldo?   Cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Ronaldo? Icon_minitimeDo 14 Feb 2008, 14:40

Pas pyetjes se cili ishte mė i mirė Pele apo Maradona - po ju sjellim njė krahasim nė mes tė dy lojtarėve, tė cilėt sot janė aktiv nė futboll. Si nė mediat botėrore, ashtu nė mesin e lexuesve tė Telegrafit, ka njė ndarje tė madhe rreth pyetjes se cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Cristiano Ronaldo?!
Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro dhe Ricardo Izecson dos Santos Leite janė emrat pėrkatės tė lojtarėve, tė cilėt pėr adhuruesit njihet vetėm si Ronaldo dhe Kaka.

Dyshja ka qenė subjekt i njė prej polemikave mė tė mėdha qė sė fundi diskutohet nė mesin e adhuruesve tė futbollit. Njėri prej tyre merr votat e FIFAs, UEFAs, Peles dhe shumicės sė gazetarėve evropian tė futbollit. Tjetri mbetet fuqimisht numri njė nga shumica e adhuruesve tė futbollit, por megjithatė pa trofe personal dhe vetėm me duartrokitjet e publikut.

Nėse bazohemi nė formėn e kėtij sezoni, ėshtė vėshtirė tė jesh kundėr Ronaldos. Nė Serie A, Kaka ka ngecur duke dhėnė pėrshtypje tė lodhjes dhe duke mos arritur ta menaxhojė si duhet ritmin me tė cilin ai identifikohet si talent i gjeneratės sė re. Kėtė sezon, shumė pak i ėshtė afruar standardeve tė tij.

Ronaldo, nė anėn tjetėr, ka qenė i shkėlqyeshėm nė Premierligė. Duke shfrytėzuar lėvizjet e shpejta dhe disa dinakėri nganjėherė tė tepruara, portugezi ka qenė tmerrues pėr ēdo mbrojtės dhe portier nė ligė.

Shpejtėsia, forma e mirė, gjuajtjet e lira dhe syri ‘i lindur’ pėr gola, e kanė bėrė atė tė tejkalojė qysh tash shifrėn e golave tė sezonit tė kaluar, duke u ngritur nė vendin e parė. Ai ka gjetur 27 herė portėn, nė po aq ndeshje pėr Manchester Unitedin, qė nuk ėshtė shumė keq pėr njė lojtar, i cili luan nė mesfushė. Gatishmėria e tij pėr tė sulmuar ėshtė e pamėshirshme.





Ēfarė thotė Platini pėr Ronaldon?

Michel Platini, i cili ka komentuar pėr Ronaldon sė fundi ka qenė mjaft i saktė duke thėnė se ai ende pritet tė dėshmohet nė shkallė mė tė lartė. “Ėshtė mjaft vėshtirė tė krahasosh lojtarėt duke i krahasuar garat dhe ekipet. A thua ėshtė mė vėshtirė tė jesh anėsor i djathtė nė Manchester se sa nė Itali, ku kjo pozitė pothuajse nuk ekziston?”, kishte komentuar Platini.

“Nėse Ronaldo ėshtė lojtar mė i mirė nė botė ose Evropė, ai duhet ta dėshmojė kėtė nė Kampionatin Evropian, pasi qė kjo do tė mund tė ishte e vetmja mėnyrė qė ta gjykojmė atė, aty ku tė gjithė lojtarėt mė tė mirė do tė kenė shansin tė shihen”, ka deklaruar Platini.

Nė Ligėn e Kampionėve tė sezonit tė kaluar, kur ishte mė se i nevojshėm, Ronaldo ‘mungoi’, duke shėnuar vetėm disa gola, derisa Kaka ishte shtyllė kryesore e Milanit nė kėtė triumf, duke qenė edhe golashėnuesi mė i mirė i garės.

Por, tė mos pėrmendim shumė tė metat e Ronaldos, pasi qė mbi tė gjitha, ai ėshtė vetėm 22-vjeēar. Askush nuk pėrjashton se ai mund tė bėhet njė lojtar i shkėlqyeshėm, pa asnjė tė metė, por deri nė kėtė kohė Kaka thjesht ėshtė njė futbollit mė i kompletuar se Ronaldo.

Baraspesha e brazilianit ėshtė mė e qėndrueshme, ai ka njė teknikė mė tė lehtė dhe tė thjeshtė, ėshtė mjaft elegant nė posedimin e topit, si dhe njė lojtar mė i mirė ekipor, njė pasues mė i saktė dhe njė lexues mė i inteligjent i ndeshjes. Kaka i tejkalon lojtarėt sikur ata tė mos ishin dhe ėshtė aq i lehtė sa edhe i shpejtė. Braziliani nuk ėshtė pėrpjekur kurrė tė ecė me hapa mė tė shpejtė, pasi qė nuk ka pasur nevojė.

Ronaldo ėshtė padyshim mė i mirė nė ajėr, si dhe nė gjuajtje tė lira. Kjo mbase sepse nuk kemi pasur rast tė shohin Kaka tė gjuajė, pėr shkak se tek Milan ėshtė Pirlo, i cili padyshim ėshtė mė i miri nė botė, ndėrsa nė kombėtaren e Brazilit, kjo detyrė i takon Ronaldinhos. Nė kėtė aspekt, Ronaldo ėshtė padyshim mė efektiv.





Ēfarė thotė Pele pėr Kakan?

Nė pėrkrahje tė Kakas, ėshtė edhe bashkėvendėsi i tij, legjenda i futbollit, Pele. “Kaka ėshtė lojtari mė i mirė nė botė, pa asnjė dyshim”, ka thėnė mė herėt braziliani nė njė intervistė pėr Gazzetta Dello Sport.

Mirėpo, se njė lojtar ėshtė mė i mirė se njė tjetėr, nuk ka njė metodė tė saktė vlerėsimi. Nuk duhet harruar se futbolli ėshtė njė lojė ekipore. Mund tė bėhet edhe pyetja, nėse Kaka ose Ronaldo janė mė tė mirė se lojtarėt tjerė tė rėndėsishėm, si Zlatan Ibrahimoviq, Francesco Totti, Gianluigi Buffon, Andrea Pirlo, Fernando Torres e Cesc Fabregas? Sigurisht ėshtė e pamundur t’i krahasosh tė gjithė kėta, tė cilėt luajnė nė role dhe funksione tė ndryshme nė fushė.

Mė e mira qė mund tė themi ėshtė se, Kaka tashmė ėshtė dėshmuar, ndėrsa nga Ronaldo ende pritet, dhe ndoshta mė shumė se sa qė pritej nga braziliani. Kaka dhe Ronaldo janė mė tė komentuarit dhe mė tė adhuruarit edhe nė faqen Telegrafi, sė bashku me Ibrahimoviq e Totti, si dhe tė riun Pato. Nė fund tė fundit, njė gjė ėshtė e sigurt, se tė gjithė kėta ėshtė kėnaqėsi t’i shohim duke luajtur.

A mendoni se Ronaldo meriton tė etiketohet si mė i mirė nė botė? Apo Kaka ende meriton vendin e tij si mė i miri? Apo ndoshta njė futbollist i tretė?
Nach oben Nach unten
 
Cili ėshtė mė i mirė, Kaka apo Ronaldo?
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: