Ekipi i shqiptarit Lorik Cana, ka shėnuar fitore prej 3-0 nė ndeshjen e parė tė Kupės UEFA, si nikoqir i Spartak Moskės, derisa me po tė njėjtin rezultat ka fituar edhe Werder Bremen ndaj Bragės.
Ekipi rus qė ishte mysafir i Marseillet, u mbajt mirė nė pjesė tė parė, por pjesa e dytė dėshmoi se francezėt ishin ekip mė i mirė. Goli i parė i vendasve erdhi pėrmes Cheyrou (62), ndėrsa shumė shpejt u pasua nga njė gol tjetėr i shėnuar nga Taiwo (68). Niang vulosi rezultatin 12 minuta para fundit tė ndeshjes (79).
Edhe Werder Bremen ka shėnuar fitore, megjithėse ca me fat, ndaj portugezėve tė Bragės. Tre golat e vendasve i shėnuan Naldo (4), Jensen (27) dhe Almeida, nė kohėn shtesė tė ndeshjes (90). Por mysafirėt kishin dy penalti, dhe qė tė dyja u humbėn nga Linz (10) dhe Jorginho (36), duke i lejuar ekipit gjerman njė avantazh mjaft pozitiv edhe pėr ndeshjen e kthimit.
Nga ndeshjet tjera tė sė mėrkurės, fitore ka shėnuar edhe Everton si mysafir i ekipit Brann, derisa Villarreal ėshtė mposhtur me rezultat minimal 1-0 nė fushė tė ekipit rus Zenit.