Ronaldo ka pėsuar dėmtim tė rėndė nė kėmbėn e djathtė gjatė barazimit tė Milanit ndaj Livornor me rezultat 1-1 dhe do tė pėrballet me qėndrim nėntėmujor jashtė fushe.
Milan ka konfirmuar lėndimin e Ronaldos menjėherė pas ndeshjes, tė cilin e pėsoi sapo hyri nė lojė si zėvendėsues nė pjesė e dytė, ndėrsa shpejt ėshtė dėrguar nė spital.
Momenti i lėndimit tė Ronaldos ishte edhe penalti pėr Milanin, tė cilėn mesfushori Andrea Pirlo e shndėrroi nė gol (61), duke barazuar kėshtu pas golit tė parė tė pėsuar nga Nico Pulzetti dhjetė minuta mė herėt (50).
Me pikėn e fituar Milan mbledh 37 pikė dhe mbetet nė vendin e pestė, me njė mė pak se vendi i katėrt, qė dėrgon nė Ligėn e Kampionėve dhe ku ndodhet Fiorentina. Livorno mbledh 23 pikė dhe gjendet nė vendin e 14-tė.