Ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner, kėrkoi qė Bashkimi Evropian tė marrė qėndrim tė pėrbashkėt nėse do ta njohė Kosovėn, nėse ajo e shpallė deklaratėn e pavarėsisė.
"Ėshtė koha pėr tė marrė vendim nga BE-ja, tha ai dhe shtoi se, "do tė shohim se ēka do tė ndodhė tė hėnėn".
Sipas tij, mė 18 shkurt nė Bruksel takohet Kėshilli pėr Ēėshtje tė Pėrgjithshme tė Bashkimit Evropian pėr ta studiuar deklaratėn pėr pavarėsi, qė duket se do tė paraqitet nga institucionet e Kosovės.
Nė anėn tjetėr qeveria e Spanjės nuk e mirėpret shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, ka thėnė ministri i Mbrojtjes, Jose Antonio Alonso, duke kėrkuar unitet evropian nė ēėshtjen e Kosovės.
"Ne nuk mund tė hedhim poshtė pėrpjekjet pėr paqe dhe stabilitet, qė po ndėrmerren aktualisht nė Ballkan, tha ai gjatė njė ceremonie ushtarake nė Madrid. /rel/