AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Teilen | 
 

 Kush po hetohet nė KEK, PTK dhe Aeroport?

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

avatar

Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Kush po hetohet nė KEK, PTK dhe Aeroport?   Mi 13 Feb 2008, 16:30

Pas publikimit tė lajmit nė Radio Televizionin e Kosovės, edhe gazeta Express ka nxjerrė emrat e zyrtarėve tė lartė nė tri kompanitė publike, KEK, PTK dhe Aeroport, tė cilėt po hetohen nga Njėsia pėr Krimet Ekonomike. Hetimet ndaj disa prej kėtyre zyrtarėve, policia i ka konfirmuar pėr kėtė gazetė.
Sipas burimeve tė RTK-sė, nė KEK, hetimet janė duke u zhvilluar ndaj kėtyre personave: Et’hem Ēeku, Remzi Shahini, Muhedin Haxhiu, Lorik haxhiu, Fadil Ismaili, Nagip Krasniqi e Dino Rama. Nė PTK: Ilir Salihu, Leme Xhema, besnik Jani, Sabahedin Ramaxhiku, Driton Halili, Etrur Rrustemi, Hazbi Dervisholli e Visar Krasniqi. Nė Aeroport: Ilir Salihu, Afrim hairi, Adem Gashi e Sylejman Zeneli.

Ndėrkohė, siē shkruan Express, rreth gjysma e dosjeve tė dėrguara nga Prokuroria Publike e Qarkut nė drejtim tė policisė qė merret me krime ekonomike, tashmė kanė pėrfunduar.

Ato i janė kthyer prapė Prokurorisė sė Qarkut pėr hetime tė mėtutjeshme dhe disa prej tyre tashmė u janė ndarė prokurorėve nė mėnyrė qė tė merren me to.

Burimet e Expressit nga policia po ashtu kanė bėrė tė ditur se dosjet me tė cilat janė marrė dhe vazhdojnė tė merren policėt hetues pėrfshijnė pėrveē Korporatėn Energjetike tė Kosovės (KEK), Postėn dhe Telekomunikacionin e Kosovės (PTK), edhe Ministrinė pėr Kthim dhe Komunitete (MKK) si dhe rajonin e Komunės sė Prishtinės dhe atė tė Komunės sė Ferizajt.

Deri mė tash, Auditori Gjeneral i Kosovės ka bėrė njė numėr tė madh tė auditiveve nė institucione tė ndryshme nė vend, pėrfshirė edhe kompanitė publike dhe nė komuna. Por, deri mė tash, fare pak persona kanė dhėnė pėrgjegjėsi pėr keqpėrdorimet e tyre tė kryera.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Kush po hetohet nė KEK, PTK dhe Aeroport?
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: