Ambasadori i Rusisė nė BE, Vladimir Chizhov, ka deklaruar se tė gjitha shtetet qė njohin pavarėsinė e Kosovės do tė kenė pasoja negative nė marrėdhėniet e tyre me Moskėn.
"Kjo para se gjithash ka tė bėjė me Bashkimin Evropian, qė nuk ka konsensus rreth kėsaj ēėshtjeje. Natyrisht do tė kishte efekte negative pėr ato shtete tė cilat njohin pavarėsinė e Kosovės. Cilat janė ato, nuk dua tė them", ka thėnė Chizhov, nė njė intervistė pėr gazetėn austriake Presse.
Sa i pėrket shpalljes sė pritur tė pavarėsisė sė Kosovės, ai ka thėnė se nėse njė gjė e tillė ndodhė do tė vije deri tė destabilizimi i gjerė i regjionit.
"Reaksioni nė anėn serbe mund tė parashikohet dhe ėshtė e pritshme qė 100 mijė serbė tė mbetur nė Kosovė, nuk do tė pranojnė njė gjė tė tillė. Dhuna nuk mund tė pėrjashtohet, ka thėnė ai.
Ndėrkaq kryetari i Dumes ruse, Boris Grizlov, ka paralajmėruar mundėsinė qė ky organ ligjvėnės rus, tė premten, tė nxjerrė njė deklaratė tė posaēme pėr Kosovėn.