AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 VĖLLAZĖRIA NĖ ISLAM

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
coach



Anzahl der Beiträge : 64
Alter : 33
Ort : Buchs SG | Preshava-CiTy
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: VĖLLAZĖRIA NĖ ISLAM   Mi 13 Feb 2008, 00:21

VĖLLAZĖRIA NĖ ISLAM

Me emrin e Allahut
tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit



Falėnderimi i takon vetėm Allahut, qė me anė tė Muhammedit solli dritėn dhe fenė e vėrtetė, udhėzoi me anė tė tij njerėzit dhe ua hapi atyre sytė, i bashkoi pasi ishin tė pėrēarė, i bėri miq pasi ishin armiq.

E falėnderojmė Allahun qė na urdhėron neve, besimtarėve, ta duam njėri-tjetrin dhe ta forcojmė gjithnjė besimin duke forcuar dashurinė pėr njėri-tjetrin.

O njerėz, kijeni frikė Allahun, pėrmbajuni urdhrave tė Tij dhe urdhrave tė tė Dėrguarit tė Tij, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrini lumturinė e vėrtetė.

I Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Mos kini smirė pėr njėri-tjetrin, mos mashtroni, mos urreni njėri-tjetrin, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit dhe mos ndėrhyni nė shitblerjen e njėri-tjetrit. Jini vėllezėr, siē i ka hije robve tė Allahut. Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėn padrejtėsi, nuk e lė nė baltė, nuk e gėnjen dhe nuk e pėrēmon atė. Devotshmėria ėshtė kėtu (e tha kėtė tri herė, duke bėrė me shenjė nga zemra e tij). Pėr njė njeri ėshtė shumė keq qė ta pėrēmojė vėllanė e tij musliman." (Marrė nga Muslimi)

Nė njė hadith tjetėr ai thotė: "Atij qė i largon muslimanit njė brengė, Allahu ia largon brengėn Ditėn e Kijametit; Atij qė i mbulon muslimanit njė tė metė, Allahu do t’ia mbulojė Ditėn e Kijametit."

Nė hadithin qė e pėrmendėm mė lart, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) thotė: "Jini vėllezėr, siē i ka hije robve tė Allahut".

Vėllazėria, pėr tė cilėn na porosit Pejgamberi ynė i dashur, nuk ėshtė sipėrfaqėsore, ajo duhet tė jetė e fortė dhe duhet ta ketė vendin nė shpirt e nė zemėr. Ajo nuk duhet tė jetė me qėllime interesi, por njė dashuri e vėrtetė, qė shprehet me fjalė e vepra tė mira. Vėllazėri e vėrtetė ėshtė kur t’i do pėr vėllanė atė qė do pėr vete, kur dėshiron qė ai tė jetė besimtar i pėrpiktė, tė jetė krenar, i fortė, i pasur, e tė sillet mirė, kur e kėshillon atė dhe i mėson si tė jetė nė rrugė tė drejtė, duke pėrdorur metodat mė tė favorshme, pėr t’ia arritur qėllimit.

Gjithashtu, kur nuk do pėr vėllanė atė qė nuk e do pėr vete, kur tė shqetėson fakti qė ai mund tė jetė i shthurur, i poshtėruar, i varfėr, i dobėt dhe asnjėherė nuk pajtohesh me sjelljet e tij tė kėqija, kur i bėhesh krah gjithnjė dhe nuk mjaftohesh vetėm duke iu lutur Allahut pėr tė, nėse e sheh qė ka nevojė, por t’i vetė pėrpiqesh ta ndihmosh me sa ke mundėsi.

Dijetari i nderuar Ibnu Kudame el-Makdesi nė njė nga shkrimet e tij, ka pėrmendur disa nga detyrimet qė ka secili prej nesh ndaj vėllait tė tij musliman. Ai thotė:

1. Plotėsimi i nevojave tė vėllait tėnd musliman, ndėrkohė qė shpėrblimi i Allahut pėr ty, varet nga fakti se nė cilėn kategori tė poshtėshėnuar bėn pjesė:

T’ia plotėsosh nevojat kur ai ta kėrkon njė gjė tė tillė dhe ti je nė gjendje pėr ta ndihmuar. Kjo tė bėhet me dėshirė dhe mundėsisht me buzėqeshje.

T’ia plotėsosh nevojat kur nuk tė kėrkohet njė gjė e tillė, por ti vetė e ndjen nevojėn e tij pėr ty.

Tė plotėsosh nevojat e vėllait para tuajave. Qenė sahabėt ata, qė e praktikuan tė parėt kėtė lloj veprimi, prandaj, Allahu i Madhėruar i ka lavdėruar nė Kur’an, duke thėnė: "Ata u japin pėrparėsi tė tjerėve para vetes edhe nėse ėshtė diēka personale."

2. Gjuha duhet tė heshtė.

Kėtė gjė mund ta sqaronim nė kėtė mėnyrė: duhet tė heshtė dhe tė mos pėrmendė tė metat e vėllait musliman, nė prani a nė mungesė tė tij. Duhet tė mos pyesėsh pėr ato gjėra qė ai nuk dėshiron t’i tregojė, tė ruash sekretet e tij edhe nėse ndahesh prej tij. Duhet tė mos fyesh shokėt e tij, pjesėtarėt e familjes, madje edhe nėse dėgjon dike duke i bėrė kėto veprime, tė mos i tregosh vėllait, pėr tė mos shkaktuar grindje.

3. Gjuha duhet tė flasė

Kėtė mund ta sqaronim kėshtu: ashtu siē pėrmendėm mė lart faktin se nuk duhet tė themi atė qė vėllait nuk i pėlqen, po kėshtu duhet qė gjuha tashmė tė zgjidhet, pėr tė folur pėr anėt e tij tė mira.

Duhet qė me fjalė e vepra tė pėrpiqesh tė fitosh zemrėn e tij, ta pyesėsh pėr ndonjė hall qė mund tė ketė dhe gjithnjė, kur je me tė, tė pėrpiqesh tė jesh i gėzuar dhe i qeshur. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) thotė nė njė hadith: "Nėse dikush prej jush e do vėllain e tij musliman, le t’ia shprehė." (Kumtoi Tirmidhiu)

Kėtu mund tė pėrmendim se ėshtė detyrė qė vėllanė ta thėrrasim me emrin apo pseudonimin qė ai pėlqen. Umer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė:

"Dashurinė e vėllait tėnd musliman mund ta fitosh me anė tė tri gjėrave: ta pėrshėndesėsh kur e takon, t’i bėsh vend kur jeni ulur pėr tė kuvenduar dhe ta thėrrasėsh me emrin qė ai pėlqen mė shumė."

4. Lutu pėr vėllanė kur ėshtė gjallė dhe kur ka vdekur

Lutjet duhet tė jenė tė njėjtat ato qė bėn pėr veten tėnde (pėrveē rastit kur ke diēka fare personale). Ebu Derda kumton se i Dėrguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), ka thėnė: "Kur muslimani lutet pėr vėllanė e tij, pa ditur gjė (ky i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutėsit qėndron njė engjėll i ngarkuar tė thotė, pas ēdo lutejeje tė mirė pėr vėllanė musliman, ‘Amin, tė dhėntė Allahu edhe ty tė njėjtėn gjė!’" (Kumtoi Muslimi)

5. Besnikėria dhe sinqeriteti

Besnikėri do tė thotė ta duash vėllanė musliman deri nė vdekje dhe pas saj, t’u qėndrosh besnik fėmijėve dhe miqve tė tij. I Dėrguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), njė herė, pasi ka nderuar siē duhet njė tė moshuar, tha: "Ajo vinte tek ne shpesh, kur Hatixheja ishte gjallė. Ruajtja e marrėdhėnieve tė tilla ėshtė pjesė e besimit." (Kumtoi Hakimi)

Qė tė tregohesh besnik i vėrtetė me vėllanė tėnd, duhet qė marrėdhėniet e tua me tė tė mos ndryshojnė edhe nėse rritesh nė post, tė shtohet pasuria etj. Duhet gjithashtu qė tė mos u vėsh veshin fjalėve qė mund tė tė thotė dikush pėr vėllanė, dhe tė mos mbash shok e mik armikun e tij.

6. Lehtėsim dhe jo stėrmundim

Duhet tė mos e stėrmundosh vėllanė tėnd duke i kėrkuar tė bėjė atė qė nuk ka mundėsi, apo t’i kėrkosh tė t’i zgjidhė hallet, tė tė shėrbejė, etj. Nė lidhjet e tua me tė, duhet qė qėllimet e tua kryesore tė jenė: arritja e kėnaqėsisė sė Allahut, kėnaqėsia dhe shlodhja kur takohesh me tė, ta kesh si ndihmė pėr tė forcuar besimin pėr t’u afruar edhe mė shumė me Allahun, duke zbatuar detyrimet qė ke ndaj vėllait tėnd musliman.

Si mendoni ju, vallė ėshtė shenjė e vėllazėrisė qė tė pėrvetėsosh pa tė drejtė pasurinė e tjetrit, tė kalosh kufijtė e tė drejtave reciproke, t’i heqėsh riskun vėllait tėnd, t’i ndėrhysh nė tregėti (pėr t’i prishur punė), tė fejohesh a tė martohesh me atė vajzė qė ai e ka kėrkuar para teje dhe pret tė marrė pėrgjigje (nga familja e vajzės), ta mashtrosh vėllanė tėnd, ta presėsh nė besė, tė flasėsh pėr tė metat e tij dhe tė harrosh anėt pozitive qė ka ai, ta pėrgojosh duke folur pas krahėve?!

Duhet tė mos harrohet se pėrgojimi i tjetrit ėshtė njė nga mėkatet e mėdha. O muslimanė, kijeni frikė Allahun dhe mos harroni se jeni vėllezėr tė njė feje dhe marrėdhėniet vėllazėrore qė keni, janė pėr hir tė Allahut. Kjo ėshtė lidhja mė e fortė se tė gjitha, si nė kėtė botė, ashtu edhe Ditėn e Gjykimit.

Allahu nė Kur’an thotė:

"Atė ditė, miqtė e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē tė devotshmėve (besimtarėve)." (Zuhruf, 67)

Allahu i Madhėruar dhe i Dėrguari i Tij (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), na kanė dhėnė disa rregulla bazė qė rrisin dhe forcojnė dashurinė vėllazėrore, na afrojnė mė shumė me njėri-tjetrin dhe i japin fund njėherė e pėrgjithmonė pėrēarjes dhe armiqėsisė midis nesh. Prej tyre mund tė pėrmendim pėrshėndetjen (kryesisht selamin).

Nė njė hadith Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) porosit ata qė janė grindur me njėri-tjetrin dhe thotė: "Nuk i lejohet askujt qė tė mbajė mėri me vėllanė e tij, mė shumė se tri ditė. Mė i mirė prej tyre ėshtė ai qė e pėrshėndet i pari tjetrin (i jep selam)".

Ėshtė detyrė e atij qė dėgjon selamin, qė tė pėrgjigjet nė tė njėjtėn mėnyrė ose mė mirė, duke shoqėruar pėrshėndetjen me buzėqeshje, ēiltėrsi dhe me zė, qė tė dėgjohet.

Nė njė hadith, i Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) porosit njėrin prej shokėve tė tij (Ebu Ejubin): "Tė tė tregoj njė tregėti tė suksesshme?" – "Po", - ia ktheu Ebu Ejubi. "Nėse dy vetė janė tė grindur, - vazhdoi Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), pajtoji dhe afroji!"

_________________
i am from the hell...
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen http://www.aLbaradio.cH & http://forum.albaradio.ch/
 
VĖLLAZĖRIA NĖ ISLAM
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Religjion-
Gehe zu: