AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 :: PRESHEVA 2 ::

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
coach

avatar

Anzahl der Beiträge : 64
Alter : 33
Ort : Buchs SG | Preshava-CiTy
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: :: PRESHEVA 2 ::   Di 12 Feb 2008, 23:16

VĖSHTRIM I SHKURTĖR I TRI KOMUNAVE

Vėshtrim i shkurtėr historik tė tri komunave: Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc, qė janė tė banuara denbabaden nga shumica dėrrmuese shqiptare, por tė shkėputura me qėllim tė caktuar nga Kosova amė

Ky regjion ka njė pozitė tė volitshme gjeostrategjike me njė fushė pjellore qė bėn pjesė nė luginėn Moravo - Vardare nėpėr tė cilėn kalon vija longitudinale komunikative e Siujdhesės Ballkanike (Beograd - Nish - Shkup - Selanik - Istambull). Andaj edhe Serbia kėtė regjion me rėndėsi tė veēantė jetike e ndėrroi me Leposaviqin dhe me Zubinpotokun, tė banuara me serbė. Pra kėto dy komuna ia dha Kosovės, e prej saj e ndau dhe mori pėr vete vendin mė tė vlefshėm. Territori i kėtyre tri komunave nė kohėn e vjetėr gjendej nė Dardaninė ilire dhe banorėt e tij janė autoktonė. Pavarėsisht nga pushtimet e huaja dhe kalimit tė hordhive tė ndryshme popullata vendėse e kėsaj treve, qė u bė kėshtjellė qėndrese shekuj me radhė, gjatė gjithė epokave ab antiquo deri sot e kėsaj dite ka qenė dhe ėshtė pa ndėrprerė prezente. Fillimisht ajo u detyrua tė mbrohej nga sulmet e romakėve. Gjatė okupimit romak treva e kėtyre tri komunave tok me Kosovėn e disa vise tė tjera bėnte pjesė nė kuadėr tė provincės sė Dardanisė. Pas rrėnimit tė Perandorisė romake nė perėndim, kjo trevė ngeli nėn okupimin e shtetit tė Bizantit. Kur filloi dyndja e fiseve barbare nėpėr kėtė trevė kaluan: kazarėt, peēenjegėt, kumanėt (nga rrjedh emri i Kumanovės), avarėt dhe sllavėt tė cilėt erdhėn nga diku prapa Karpateve dhe nė shekullin VII u vendosėn nė Gadishullin Ballkanik. Nė shekullin X kjo trevė ra nėn sundimin bullgar. Atėbotė mbreti i Bullgarisė Simeoni e pushtoi Rashkėn, selinė e Serbisė mesjetare. Nė shekullin XIII ky regjion ra nėn sundimin e mbretit serb tė Rashkės, Millutinit, i cili mė 1283 pushtoi Shkupin. Por sundimi i tij nė trojet e pushtuara ishte jetėshkurtėr, sepse princi bullgar Mihajl Shishmani ia grabiti pjesėn mėtė madhe tė territorit tė pushtuar. Nė betejėn e Velbuzhdės (sot Qystendill) mė 1330 ushtrinė bullgare tė Mihajl Shishmanit e mundi Stefan Deēanski bashkė me tė birin e tij Stefan Dushanin. Ky i fundit me ndihmėn e vllastelės (aristokracicė) vrau tė atin. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, i cili mė 1346 u kurorėzua ne Shkup perandor, duke pushtuar tokat: shqiptare, greke e bullgare, u krijua shteti i madh feudal serb. Pas vdekjes sė car Dushanit, shtetin ekspansionist serb, feudalėt separatistė e shpartalluan. Nė vitin 1371 komandanti i ushtrisė turke, Lala Shahin pasha nė betejėn te lumi Marica, afėr Ēernomenit nė Bullgari, e mundi ushtrinė e koalicionit ballkanik tė komanduar nga vėllezėrit Vukashin e Uglesha Mėrnjavēeviq. Selia e tė parit ishte nė Prilep, kurse e tė dytit nė Ser. Nė betejėn e Maricės, ku morėn pjesė edhe njėsitė ushtarake shqiptare, pos vėllezėrve tė pėrmendur Mėrnjavēeviq, u vra edhe feudali shqiptar, Aleksandri nga Vlora. Pas disfatės sė Maricės, disa feudalė serbė : Marko Kraleviqi, i biri i Vukashin Mėrnjavēeviqit, tė cilit i ėshtė kushtua cikli i kėngėve popullore si hero i pashoq, Vuk Brankoviqi dhe vėllezėrit Dragash e Konstantin Dejanoviq pranuan tė bėhenin vazalė tė turqve. Para se tė vinin turqit osmanė, treva e tri komunave nė fjalė, gjendej nėn sundimin e Dejanoviqve.
Presheva pėr herė tė parė pėrmendet mė 1381. Sipas supozimit, emri i saj i parė ka qenė Presiana. Turqit e quanin Preshova, qė nė pėrkthim do tė thotė fusha e preshėve. Kėtu turqit erdhėn nė vitin 1455. Prej atėherė deri nė vitin 1912 ky regjion ka qenė nėn administrimin e sanxhakut tė Prishtinės dhe tė vilajetit tė Kosovės. Nė Kuvendin Kombėtar nga i cili doli Lidhja Shqiptare e Prizrenit mė 1878 morėn pjesė edhe disa delegatė nga kjo trevė. Me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 ishin tė pranishėm edhe disa luftėtarė tė Idriz Seferit nga Presheva, Bujanovci, Kumanova dhe Gjilani. Gjatė Luftės sė Parė ballkanike 1912 kjo trevė pėsoi keq prej pushtuesve sllavė. Gjatė Luftės sė Parė botėrore 1914-1918 deri mė 1915 ishte nėn okupimin gjermano-austro-hungarez, kurse prej vitit 1915 deri nė vitin 1918, nėn okupimin bullgar. Pas mbarimit tė luftės qė nga viti 1918 deri nė vitin1929 gjendej nėn administrimin e Zhupės me seli nė Shkup tė shtetit tė quajtur Mbretėria serbo-kroato-sllovene, qė ishte krijesė artificiale e Versajės, kurse nga viti 1929 deri nė vitin 1941 nėn administrimin e Banovinės sė Vardarit me seli nė Shkup tė shtetit tani tė quajtur Mbretėria jugosllave. Me pushtimin e trojeve shqiptare nga ana e Serbisė duke filluar qė nga viti 1918 deri nė vitin 1941 procesi i kolonizimit tė tokave shqiptare nga serbėt dhe malazezėt sa vinte mė tepėr zhvillohej. Kolonėt serbo-malazezė, sidomos tė ashtuquajturit ,,Sollunashi" pėr arsye se kishin marrė pjesė nė frontin e Selanikut mė 1917, vinin varda dhe atyre pushteti u jepte falas tokat shqiptare. Me ardhjen e tyre ndryshohej struktura etnike nė dėm tė shqiptarėve vendės. Por, megjithatė, duke marrė parasysh edhe numėrin e madh tė shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nė Turqi, prapėseprap ardhacakėt serbo-malazezė gjithmonė ngelėn minoritet. Kėtė popullatė vitale e shpėtoi nga rreziku i shfarosjes totale nataliteti i madh. Ēdo humbje kompenzohej me shtimin e fėmijve. Gjatė Luftės sė Dytė botėrore 1941-1943 regjioni i kėtyre tri komunave ra nė zonėn okupuese bullgare. Pushteti fashist bullgar nė bashkėpunim me serbėt ushtroi terror mbi popullatėn shqiptare. Nė ciklin e krimeve ēnjerėzore bėn pjesė edhe tragjedia e 15 shtatorit 1943 kur bullgarėt fashistė dhe serbėt ēetnikė hodhėn bombat nė xhaminė e Preshevės. Bilanci i kėsaj tragjedie ishte 4 tė vrarė, ndėrsa 28 tė plagosur. Pas tėrheqjes sė bullgarėve fashistė mė 9 shtator 1944, kėtu u vendos pushteti shqiptar dhe kjo trevė u bashkua me Kosovėn. Por, mjerisht kjo gjendje zgjati fare pak, nga 10 shtatori 1944 deri nė 17 nėntor po tė atij viti. Me atė datė serbėt e kombinuar partizano-ēetnikė pushtuan Preshevėn, pas pak edhe Bujanocin. Nė emėr tė ēlirimit, vėllazėrim-bashkimit dhe barazisė midis kombeve, vetėm nė komunėn e Preshevės sėrbėt partizano-ēetnikė vranė rreth 600 shqiptarė.
Edhe nė Jugosllavinė socialiste tė Titos shqiptarėt kishin njė pozitė skllavėruese. Ata prej pushtuesit keqtrajtoheshin. Torturat, burgosjet,dėbimet me dhunė dhe likuidimet fizike nuk pushuan dot. Pozita e tyre karakterizohej me shtypjen sistematike tė ushtruar nga organet e pushtetit neofashist. Shkeljet e vazhdueshme tė tė drejtave, qytetare, njerėzore dhe kombėtare tė shqiptarėve ishin dukuri tė rėndomta. Kjo trevė, si dhe viset tė tjera nėn Jugosllavi: ekonomikisht stagnoi. Ēdo zhvillim dhe pėrparim enkas pengohej. Pas vdekjes sė Titos gjendja edhe mė shumė u vėshtėrsua. Papunėsia ėshtė e theksuar. Nė komunėn e Preshevės me rreth 45.000 banorė me mbi 90% shqiptarė tė punėsuar janė rreth 2000 shqiptarė. Vetė fakti dėshmon se dominon politika hegjemone serbe. Format e diskriminimit haptaz duken edhe nė arsim. Programet dhe tekstet shkollore janė tė imponuara nga Beogradi dhe kanė pėr synim asgjasimin e vlerave historike kombėtare shqiptare. Gjimnazi nė Preshevė u hap nė vitin 1961 si paralele e gjimnazit tė Vranjės. Kėsaj shkolle tė mesme pushtetarėt serbė ia ndrruan emėrtimin me dhunė nga "Skėnderbeu" nė "25 Maj". Shovinistėt serbė arsimtarėt shqiptarė i quanin nacionalistė, sepse nbronin vlerat kulturore kombėtare. Ata shkuan edhe mė lartė, gjatė viteve 80-ta i mbyllėn dy shkolla tė mesme me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Bujanoc e Medvegjė. Nė Bujanovc madje e mbyllėn edhe shkollėn fillore "25 Maj". Rreth 700 nxėnės shqiptarė mbetėn nė mėshirėn e fatit. Pos asaj nga shkollat shqipe nė kėtė regjion u larguan mbi 100 mėsimdhėnės shqiptarė. Si mund tė justifikohet ajo qė arsimtarėt serbė tė marrin tė ardhura personale mė shumė se kolegėt e tyre shqiptarė? Mbi 2000 libra tė autorėve mė eminentė shqiptarė i kanė nxjerr nga bibliotekat shkollore.

_________________
i am from the hell...
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen http://www.aLbaradio.cH & http://forum.albaradio.ch/
 
:: PRESHEVA 2 ::
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Historia-
Gehe zu: