AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Histori e Letersise Shqiptare

Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:38

Kjo kryeteme po i dedikohet nje vepre monumentale sic eshte Histori e Letersise Shqiptare shkruajtur ne anglisht nga albanologu Robert Elsie dhe perkthyer ne shqip me mjeshtri nga Abdurrahim Myftiu. Libri u shkruajt ne nje periudhe 5-vjecare, nga viti 1988-1993 dhe eshte nje dokument i fuqishem mbi letersine dhe gjuhen shqipe. Kam perpire cdo rrjesht e germe te ketij libri dhe me ka mrekulluar puna e bere qe i kalon permasat e nje libri historie te letersise. Me plot gojen mund ta quaj nje testament te vertete historiko-letrar te gjuhes dhe letersise sone. Falenderoj nga zemra autorin e ketij libri per perkushtimin, seriozitetin dhe materialet e mrekullueshme te cilat ka ditur t'i paraqese me aq mjeshtri dhe realizem.

Nderkohe dua te theksoj qe per postimin e ketij libri ne Forumin Shqiptar fatkeqesisht nuk kam mundur te marr leje nga autori dhe nese ky postim konsiderohet nje shkelje e te drejtes te copyright atehere i kerkoj ndjese si autorit ashtu dhe perkthyesit por qellimi eshte vetem informimi i shqiptareve dhe ndarja me ta i nje vepre qe ne fund te fundit ju perket atyre si popull. Postimet ne forum nuk kane asnje perfitim monetar dhe vlera e tyre besoj se eshte me e madhe kur sherben per te hedhur drite dhe dhene informacion per traditen, kulturen dhe pasurine e mrekullueshme te gjuhes shqipe dhe letersise shqipe.


Darius








HISTORI E LETĖRSISĖ SHQIPTARE





nga

ROBERT ELSIE




Pėrkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)”
nga Abdurrahim Myftiu, Tiranė

(1997)








PĖRMBAJTJA



Parathėnie e botimit shqip


Parathėnie e botimit anglisht



1. Shqiptarėt dhe gjuha e tyre

2. Historia e hershme e shqiptarėve
2.1 Nga Iliria deri te Bizanti
2.2 Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt

3. Lindja e letėrsisė sė shkruar nė Shqipėri
3.1 Traditat humaniste tė Rilindjes evropiane
3.2 Fillimet e shkrimit shqip

4. Fillimet e letėrsisė nė Shqipėri. Shekujt XVI e XVII
4.1 Gjon Buzuku dhe libri i parė shqip (1555)
4.2 Lekė Matrėnga dhe Doktrina e Krishterė (1592)
4.3 Veprat e Pjetėr Budit (1618-1621)
4.4 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)
4.5 Pjetėr Bogdani dhe Cuneus prophetarum (1685)
4.6 Veprat dytėsore tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė
4.7 Pėrfundime

5. Shkėlqimi i Orientit.
Letėrsia myslimane e shekullit XVIII dhe fillimit tė shekullit XIX
5.1 Kushtet historike dhe kulturore
5.2 Shkrimtarėt me prejardhje shqiptare qė shkruan turqisht.
5.3 Letėrsia e bejtexhinjve
5.4 Shkrimtarė minorė tė periudhės
5.5 Pėrfundime

6. Trashėgimia e Bizantit.
Shkrimet nė traditėn ortodokse nė shekullin XVIII dhe nė fillimin e shekullit XIX
6.1 Pėrēarje nė identitetin kulturor
6.2 Shqipja me alfabet grek e me alfabete tė tjera
6.3 Fjalorė dhe gramatika
6.4 Pėrfundime

7. Sotto il sereno cielo italiano (Nėn qiellin e kthjellėt italian).
Letėrsia arbėreshe nė shekujt XVIII e XIX
7.1 Emigrimi shqiptar nė Itali
7.2 Letėrsia arbėreshe nė shekullin e tetėmbėdhjetė
7.3 Gjurmė tė fundit tė shkrimeve katolike nė Shqipėrinė e shekullit tė tetėmbėdhjetė

7.4 Jeronim De Rada dhe letėrsia arbėreshe e shekullit tė nėntėmbėdhjetė
7.5 Poetė romantikė: Franēesk Santori, Gavril Dara i Riu dhe Zef Serembe
7.6 Shkrimtarė tė tjerė arbėreshė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė
7.7 Ndihmesa e shkrimtarėve dhe studiuesve arbėreshė qė shkruan italisht

8. Letėrsia myslimane dhe bektashiane 1850-1950
8.1 Arti bektashian
8.2 Rėnia e traditės myslimane

9. Periudha e Rilindjes.
Letėrsia e zgjimit kombėtar shqiptar
9.1 Fillimet e ndėrgjegjes kombėtare (1830-1850)
9.2 Letėrsia katolike shkodrane e mesit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė
9.3 Vėllezėrit Frashėri dhe letėrsia e romantizmit kombėtar tė Rilindjes
9.4 Letėrsia toske e Jugut tė Shqipėrisė nėn ndikimin kulturor grek
9.5 Shkrimtarėt gegė veriorė tė Shkodrės
9.6 Pėrpjekjet pėr shkollėn
9.7 Zbulimi i letėrsisė gojore
9.8 Lindja e gazetarisė shqiptare
9.9 Figura minore tė letėrsisė sė Rilindjes
9.10 Pėrfundime

10. Rrymat e letėrsisė shqiptare nga fillimi i shekullit XX deri mė 1944
10.1 Vėshtrim i pėrgjithshėm historik i periudhės sė pavarėsisė
10.2 Poetė tė periudhės kalimtare: Andon Zako Ēajupi, Ndre Mjeda dhe Asdreni.
10.3 Faik bej Konica, Fan Noli dhe tė tjerė me banim nė Amerikė
10.4 Gjergj Fishta, zėri i kombit
10.5 Migjeni dhe Lasgush Poradeci, lajmėtarėt e bashkėkohėsisė
10.6 Poetė tė tjerė shqiptarė tė kohės para marrjes sė pushtetit nga komunistėt
10.7 Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli dhe proza e periudhės sė pavarėsisė
10.8 Zhvillimi i dramaturgjisė shqiptare deri mė 1944
10.9 Zeniti kulturor i mesit tė viteve tridhjetė

11. Letėrsia nėn regjimin e Enver Hoxhės (1944-1985) dhe dalja nga izolimi
11.1 Kushtet politike dhe historike
11.2 Vėrshimi i realizmit socialist. Letėrsia shqiptare e pasluftės deri mė 1961
11.3 Ismail Kadare, vullneti pėr tė ecur pėrpara
11.4 Prozatorė tė tjerė nga 1961 deri mė sot
11.5 Poezia e sotme nė Shqipėri
11.6 Dramaturgjia nė Shqipėri nga viti 1944 deri mė sot

12. Letėrsia shqiptare nė Kosovė
12.1 Vendi i shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi
12.2 Lindja e prozės shqiptare nė Kosovė
12.3 Poezia nė Fushėn e Mėllenjave
12.4 Zhvillimi i dramaturgjisė shqiptare nė Kosovė

13. Gjaku ynė i shprishur. Letėrsia shqiptare e shekullit XX nė Itali e diasporė

13.1 Etapa e pjekurisė pėr letėrsinė dhe studimet arbėreshe
13.2 Letėrsia e sotme arbėreshe
13.3 Shkrimtarėt shqiptarė nė diasporė

14. Kronologji e letėrsisė shqiptare


15. Bibliografi
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:38

Parathėnie e botimit shqip



Origjinali nė gjuhėn angleze i kėsaj Historie tė Letėrsisė Shqiptare u shkrua gjatė njė periudhe prej pesė vjetėsh, nga 1988 deri mė 1993, dhe u botua nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me pak vonesė mė 1995. Vitet e grumbullimit e tė studimit tė materialit dhe pėrgatitja
e kėtij libri pėrkuan me vitet e kthesės dramatike pėr popullin shqiptar. Nata e gjatė e diktaturės dhe terrorit komunist nė Shqipėri mė nė fund mbaroi, duke e lėnė vendin tė rrėnuar, kurse njerėzit nė dėshpėrim e kaos. Populli i Kosovės nga ana e tij, i cili, krahasuar me vetė Shqipėrinė, kishte gėzuar njėfarė demokracie dhe lirie individuale gjatė viteve shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė, e pa vendin e vet tė pėrpirė nga valėt e histerisė nacionaliste e tė pushtuar ushtarakisht, sikundėr tė kishte rėnė pré e njė oreksi tė panginjur prej ujku. Asgjė nuk ka mbetur ashtu siē ishte.
Kjo Histori e Letėrsisė Shqiptare ėshtė njė pėrpjekje pėr tė trajtuar zhvillimin historik tė letėrsisė nė gjuhėn shqipe nga fillimet deri rreth vitit 1990. Libri u shkrua duke pasur parasysh lexuesin e huaj, me synimin qė t'i paraqitej botės sė jashtme njė kulturė nė thelb e panjohur, ndonėse kulturė evropiane. Pėr kėtė arsye, kėrkesat pėr njė pėrkthim shqip tė kėsaj vepre i pritėm nė fillim me njėfarė ngurrimi. Normalisht, nuk i takon njė 'vėzhguesi tė huaj' tė shkruajė
njė histori tė letėrsisė shqiptare pėr vetė shqiptarėt, kur studiuesit vendės sigurisht kanė njė njohje mė tė mirė e mė tė thellė tė kulturės sė tyre. Por, megjithatė, pranuam tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe kryesisht pėr shkak tė mungesės sė vazhdueshme tė ēfarėdo historie tjetėr letrare gjithėpėrfshirėse e ideologjikisht asnjanėse. Nuk mund tė pritet tani pėr tani qė studiuesit shqiptarė, tė izoluar siē qenė, tė varfėr siē janė dhe pa mjete moderne nė dispozicion (biblioteka
tė pajisura mirė, qendra studimore, kompjuter e internet), siē do tė jenė edhe pėr njė farė kohe,
tė mundin menjėherė tė pėrmirėsojnė gjendjen. Pėrdorimi edhe mė tej i teksteve standarde tė sė kaluarės me njė vėshtrim tė njėanshėm e konformist, e nė thelb tė shtrembėruara e tė censuruara nga ekstremistė politikė, vetėm se do tė pengojė pėrparimin kulturor e intelektual tė shqiptarėve.
Besojmė se lexuesi shqiptar do tė na falė ndonjė karakteristikė a gjurmė 'tė huaj' qė mund tė gjejė nė kėtė punim, p.sh. njė prirje tė lehtė pėr tė anuar nga burimet e jashtme e jo nga
ato nė gjuhėn shqipe, digresione dhe shpjegime qė mund tė jenė tė tepėrta pėr tė, dhe ndonjė rast mungese etike ndaj gjėrash qė nė Ballkan mbahen tė shenjta.
Nė krahasim me variantin nė gjuhėn angleze, janė bėrė ndryshime dhe pėrmirėsime tė vogla, kurse disa pjesė tė origjinalit janė lėnė jashtė. Bibliografia ėshtė pėrditėsuar disi, por nuk ėshtė bėrė ndonjė orvatje serioze pėr tė pėrfshirė nė tekstin e librit zhvillime mė tė reja tė letėrsisė shqiptare, domethėnė ato rreth vitit 1990 e kėndej.
Pėr sa i pėrket letėrsisė sė sotme dhe autorėve bashkėkohorė tė pėrmendur nė krerėt e fundit tė kėtij libri, vlen tė theksohet se ata janė vetėm disa prej shkrimtarėve tė shumtė qė kanė dalė nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė vise tė tjera shqipfolėse dhe qė mund tė kishim paraqitur. Nuk ka ardhur ende koha pėr njė radhitje pėrfundimtare sipas parimesh krejtėsisht estetike. Siē
e kam theksuar pėrpara, ėshtė lexuesi vetė qė do tė japė gjykimin pėrfundimtar pėr tė gjitha veprat. Kėshtu, do tė kėrkoja prej tij qė t'i lexojė krerėt e kėsaj vepre si njė prezantim tė mundshėm dhe jo si njė botim zyrtar. Kjo kėrkesė nga ana ime vlen nė fakt pėr gjithė librin. Njė histori letėrsie nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė unike, si tė thuash e shkruar njė herė dhe e dhėnė pėrgjithmonė. Mendoj, se aty ka hapėsirė pėr prezantime nga mė tė ndryshmet, me tė cilat kuptohen mendime e trajtime tė saj.
Autori dėshiron tė falėnderojė edhe njė herė shumė miq e kolegė pėr ndihmėn dhe inkurajimin e tyre. Ndėr ta nė radhė tė parė janė: Abdurrahim Myftiu pėr punėn aq tė mundimshme tė pėrkthimit tė njė vepre kaq tė gjatė e tė imtė nė njė shqipe tė rrjedhshme e tė

saktė; Maks Gjinaj, bibliograf i cilėsuar nė Bibliotekėn Kombėtare, qė ma ka lehtėsuar shumė punėn pėr njohjen dhe konsultimin e veprave e tė studimeve pėr letėrsinė shqiptare; dhe Emil Lafe nė Akademinė e Shkencave pėr redaktimin e kujdesshėm letrar si edhe pėr njė varg saktėsimesh e sugjerimesh tė vlefshme. Njė falėnderim i veēantė i drejtohet Shoqatės Gjermane
pėr Bashkėpunimin Teknik (Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit), agjensi e qeverisė gjermane, pėr mbėshtetjen bujare financiare qė bėri tė mundur botimin shqip tė kėsaj vepre.



Robert Elsie
Pranverė 1997
__________________
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:39

Parathėnie e botimit anglisht



Prej kohėsh ėshtė ndier nevoja e ngutshme pėr njė vėshtrim tė plotė tė letėrsisė shqiptare, pėr tė cilėn brenda vendit nuk ka ende njė pėrfytyrim tė qartė, kurse jashtė tij ajo ka mbetur nė thelb e panjohur. Nė tė vėrtetė as edhe njė letėrsi kombėtare tjetėr nė Evropė nuk i ka shpėtuar vėmendjes sė publikut tė botės perėndimore aq shumė sa letėrsia shqiptare. Nė kėtė aspekt, ky punim rreket tė mbushė kėtė mungesė duke dhėnė njė vėshtrim historik tėrėsor tė krijimtarisė sė shkruar nė gjuhėn shqipe qė nga fillimet e deri nė ditėt tona.
Letėrsia shqiptare ka pasqyruar fatin e popullit shqiptar nėpėr shekuj, fatin e njė vendi tė vogėl nė njė rajon tė Evropės, i cili pėr arsye politike, historike, ekonomike dhe gjeografike ka mbetur mė i pazhvilluari nė kėtė kontinent. Popujt mė fatlumė tė Evropės kanė mundur t'i gėzohen shkėlqimit tė kulturave dhe trashėgimisė sė tyre kombėtare, tė pasuruara e tė kulluara nga shekujt, ndėrsa historia e Shqipėrisė ka qenė diēka mė shumė se luftė pėr tė mbijetuar. Kjo e vėrtetė ėshtė mė e dukshme se kurrė tani qė shekulli i njėzetė po i afrohet fundit.

Pas fillimesh tė vona e tė vėshtira, letėrsia shqiptare, si njė kaēubė e njomė, zuri rrėnjė nė dheun shkėmbor tė atdheut tė saj, por rrėnjė qė do tė priteshin e kėputeshin herė pas here. Letėrsia e hershme e shekujve tė gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė, fidan i Kundėr- reformės, u fshi menjėherė nga pushtimi turk i Ballkanit. Letėrsia shqiptare myslimane e shekujve tė tetėmbėdhjetė dhe nėntėmbėdhjetė, e shkruar me alfabetin arab dhe e frymėzuar nga Orienti, nuk mund tė mbahej mė nė kėmbė gjatė luftėrave tė shqiptarėve pėr pavarėsi kundėr Perandorisė Osmane dhe u braktis nė tė mirė tė modeleve mė perėndimore.

Letėrsia e periudhės sė parė tė shekullit tė njėzetė nuk u la tė merrte frymė pas ardhjes nė fuqi tė komunizmit nė vitin 1944, me qėllim qė t'i hapej rrugė krijimit tė njė letėrsie tė re proletare. Kursi i acaruar i marrėdhėnieve politike shqiptaro-jugosllave pas Luftės sė Dytė Botėrore ua bėri qė nė fillim tė qartė shqiptarėve nė Kosovė e Maqedoni, se pėr kulturėn e tyre tė shkruar, ata nuk mund tė mbėshteteshin te Tirana. Pėr kėtė arsye letėrsia e tyre e kohėve tė reja ka njė histori dhe zhvillim tė vetin por ėshtė njėherazi pjesė pėrbėrėse e jetike e krejt letėrsisė shqiptare. Letėrsia italo-shqiptare ose arbėreshe, fryt i gjenisė krijuese tė paraardhėsve tė refugjatėve shqiptarė qė lanė atdheun dhe u hodhėn nė Italinė e Jugut nė shekullin e pesėmbėdhjetė pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe shuarjes sė qėndresės sė armatosur kundėr turqve, lindi e u zhvillua nė mėnyrė vėrtet tė pavarur nga paraardhėsja e saj nė trojet ballkanike. Nė tė dy rastet, shqiptarėve iu desh tė rimbillnin farėn e kulturės sė shkruar. Pėrsėri letėrsia shqiptare nisi tė lulėzojė mbi lastarėt e traditave tė veta letrare.

Mund tė flitet vėrtet pėr disa letėrsi shqiptare. Por, me gjithė rrjedhėn
e turbullt tė historisė shqiptare e ballkanase, shqiptarėt si bashkėsi gjuhėsore mbetėn njė, kurse letėrsia e tyre, shprehja kulturore e kėsaj bashkėsie, lypset vėshtruar si njė tėrėsi, sado heterogjene nė dukje.
Deri tani janė shkruar njė numėr historish tė ndryshme nga njėra-tjetra pėr letėrsinė shqiptare, por nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ato kanė dalė tė pakėnaqshme, qoftė si tė paplota, qoftė duke u bėrė tejet tė vjetėruara e qoftė duke qenė tė politizuara qė nė ngjizje. Pėr ata qė e lexojnė shqipen, Historia e letėrsisė shqiptare, Tiranė 1983, botuar nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė nė Tiranė, pėrbėn njė fillim. Ky ėshtė njė variant i ripunuar e i zgjeruar i punimit nė dy vėllime tė Universitetit tė Tiranės Historia e letėrsisė shqipe, Tiranė 1959, 1960. Tė dyja kėto vepra mbulojnė letrat shqiptare nga shekulli i gjashtėmbėdhjetė deri nė fund tė viteve '30 tė shekullit tonė, por ato vuajnė, ashtu siē vuajnė nė tė vėrtetė tė gjithė librat e tjerė tė botuar nė Tiranė gjatė gjysmės sė shekullit tė diktaturės komuniste, nga paragjykime tė forta politike e nacionaliste. Prirja pėr tė ndarė gjithė veprat dhe shkrimtarėt shqiptarė, qoftė edhe ata tė shekujve tė mėparshėm, nė kategori absolute - kategoria e mirė (pėrparimtare, d.m.th. e majtė, atdhetare) dhe kategoria e keqe (reaksionare, d.m.th. e djathtė, tradhtare), ishte me pasoja fatale. Kategori tė tilla pak hyjnė nė punė nė vėshtrime tė prodhimit letrar dhe nė vlerėsime tė ndikimit qė vepra letrare tė veēanta kanė pasur nė kulturėn shqiptare. Ndėr monografi tė tjera, ajo nė tre vėllime e Rexhep Qoses Historia e letėrsisė shqipe: Romantizmi, Prishtinė 1984, 1984, 1986, jep njė pasqyrė tė mirė tė periudhės sė shekullit tė nėntėmbėdhjetė tė romantizmit kombėtar nė letėrsinė shqiptare. Pėr letrat bashkėkohore nė Shqipėri deri nė mesin e viteve shtatėdhjetė, mund tė konsultojmė Historia e letėrsisė shqiptare tė realizmit socialist, Tiranė 1978, me kryeredaktor Koēo Bihikun, e cila ėshtė shkruar, siē edhe mund tė pritej, me njė paragjykim politik tė skajshėm.


Nė anglishte, lexuesi mund tė shfletojė punimin tonė Dictionary of Albanian literature, Nju Jork & Uestport 1986 (Fjalor i letėrsisė shqiptare), i cili jep tė dhėna kryesore biografike dhe bibliografike pėr mbi pesėqind shkrimtarė shqiptarė dhe tema qė kanė tė bėjnė me letėrsinė. Punimi i Stuart Mannit Albanian literature. An outline of prose, poetry and drama, Londėr
1955 (Letėrsia shqiptare. Vėshtrim mbi prozėn, poezinė dhe dramėn) pėrmban informacion tė bollshėm e tė drejtpėrdrejtė pėr shkrimtarėt shqiptarė, por pėrfshirja nė tė ėshtė e kufizuar dhe mbyllet me Luftėn e Dytė Botėrore. I shtypur nė kohė mė tė vona ėshtė varianti i shkurtuar nė anglishte i punimit tė Namik Ressulit Albanian literature, Boston 1987 (Letėrsia shqiptare). Por
kjo hyrje prej 42 faqesh nė shkrimet shqipe qė nga fillimet e deri mė 1943, duke u ndalur mė fort nė traditėn katolike tė Shkodrės, ėshtė pėrkthyer aq keq, sa qė mund tė kuptohet vetėm me njė njohje tė mirė tė italishtes. Veē kėtyre, nė anglisht (si dhe nė frėngjishte, italishte dhe rusishte) gjendet edhe pėrkthimi i bėrė nė Tiranė i punimit tė kritikut Koēo Bihiku History of Albanian literature, Tiranė 1980, i cili pėrqėndrohet nė letėrsinė e realizmit socialist deri mė 1977, i parė nė njė kėndvėshtrim partiak tė ekzaltuar. Punimi jep njė material jashtėzakonisht tė ndryshėm duke lėnė jashtė me vetėdije shumė autorė tė mėdhenj tė viteve njėzet e tridhjetė tė ndaluar pėr tė hyrė nė Parnasin shqiptar si dhe gjithė letėrsinė e Kosovės.

Ndonėse nuk ėshtė rreptėsisht njė histori letėrsie si e tillė, punimi i Arshi Pipės Albanian literature: social perspectives, Mynih 1978 (Letėrsia shqiptare: perspektiva sociale), pėrmban tė dhėna tė dobishme pėr periudha tė ndryshme. Letėrsia e sotme nga Shqipėria, pa Kosovėn, mbulohet gjithashtu nga punimi prej 175 faqesh i Pipės Contemporary Albanian literature, Nju Jork 1991 (Letėrsia bashkėkohore shqiptare), i cili pėrmban mjaft analiza.
Nė italishte, lexuesi mund tė pėrdorė punimin e Zef Skiroit, i Riu (Giuseppe Schirņ) Storia della letteratura albanese, Firence 1959 (Historia e letėrsisė shqiptare), i cili mbulon letrat shqipe deri nė Luftėn e Dytė Botėrore duke shqyrtuar gjerėsisht letėrsinė arbėreshe deri nė atė kohė; si dhe punimin e Gaetano Petrotės (Gaetano Petrotta) Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo 1932 (Populli, gjuha dhe letėrsia shqiptare), ashtu edhe Svolgimento storico della cultura e della letteratura albanese, Palermo 1950 (Zhvillimi historik i kulturės dhe i letėrsisė shqiptare), ky i dyti sidomos pėr periudhėn e pavarėsisė nga viti 1912 deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Pėr letėrsinė e hershme shqiptare deri mė 1700, mund t'i drejtohemi gjithashtu punimit tė Xhuzepe Ferrarit (Giuseppe Ferrari) Storia della letteratura albanese, vėll.1, Bari 1978 (Histori e letėrsisė shqiptare). Ende mund tė hyjė nė punė deri diku pėr letėrsinė gojore dhe tė hershme arbėreshe punimi i Albert Stratikoit (Alberto Straticņ) Manuale di letteratura albanese, Milano 1896 (Doracak pėr letėrsinė shqiptare), qė mund tė quhet historia e parė e vėrtetė e letėrsisė shqiptare.


Me gjithė botimet e mėsipėrme, kjo histori e letėrsisė shqiptare, qė po ju paraqesim, mėton tė jetė nė shumė pikėpamje njė vepėr pioniere, sidomos ngaqė mundohet tė jetė gjithėpėrfshirėse dhe ngaqė nuk lė jashtė asnjė periudhė tė letėrsisė sė shkruar. Synimi ynė nė kėtė punim ka qenė tė paraqesim tėrėsinė e letėrsisė shqiptare nė zhvillimin e vet historik e nė kontekstin kulturor. Ėshtė lėnė jashtė vetėm letėrsia gojore, sė cilės i duhet kushtuar njė vėllim mė vete. Lexuesi do tė na falė qė i jemi rreshtur shprehjes sė gjykimeve kritike pėr tė gjitha veprat. Kjo rreshtje, ose mė mirė tė themi - ky parapėlqim pėr tė pėrshkruar mė fort se pėr tė dhėnė verdikte - buron jo vetėm nga njė farė ngurrimi pėr tė imponuar shijet tona vetjake, por edhe nga njė mungesė dėshire nga ana jonė pėr ta gjykuar letėrsinė shqiptare nga optika e njė tė huaji. Ndonėse kur je vėzhgues i jashtėm ke njė varg epėrsish tė dukshme, ėshtė lexuesi shqiptar ai qė, nė analizė tė fundit, jep gjykimin pėrfundimtar pėr tė gjitha veprat, pavarėsisht se ē'mund tė thonė kritikėt letrarė, qoftė tė vendit, qoftė tė huaj.


Pėr njė pjesė tė mirė tė letėrsisė shqiptare ende nuk ka ardhur koha pėr tė bėrė konkluzione pėrfundimtare pėrderisa historia dhe zhvillimi i saj janė ende tepėr tė paqarta. Shumė vepra dhe autorė tė rėndėsishėm, edhe pse tė cituar e tė ricituar, janė nė tė vėrtetė pak tė njohur. Burimet parėsore mungojnė deri nė njė shkallė shqetėsuese, kurse shumė dorėshkrime qė kanė mbetur gjallė nga rrėmuja ballkanike, kurrė nuk janė botuar me kriteret e duhura shkencore. Botimet origjinale tė shumė vėllimeve me rėndėsi tė madhe letrare e kulturore tė shekujve tė nėntėmbėdhjetė dhe njėzetė janė aq tė rralla, e pėr kėtė arsye aq tė vėshtira pėr t'u siguruar, sa qė nis e vret mendjen se kush mund t'i ketė lexuar, qoftė edhe nė kohėn e botimit.


Shumicės sė veprave letrare ka vite qė nuk u ndodhen mė kopje nė qarkullim, kurse disa libra, kėtė e them me siguri, as edhe nuk janė parė kurrė me sy nga kritikėt qė i lėvdojnė apo i hedhin poshtė.
Nėse burimet parėsore janė nė njė gjendje pėr tė ardhur keq, po nė kėtė gjendje ėshtė edhe niveli i tanishėm i studimeve shqiptare, pjesėrisht ngaqė njerėzit nė Shqipėri kanė qenė pėr njė gjysmė shekulli tė izoluar e tė veēuar nga pjesa tjetėr e botės prej regjimit politik nė atė vend. Pikėpamje tė gabuara dhe mendime subjektive, tė mbėshtetura nė ideologji, kanė kaluar nga njėra penė nė tjetrėn, nga njėra makinė shkrimi nė tjetrėn dhe nga njėri libėr nė tjetrin derisa kanė arritur tė merren si realitete tė padiskutueshme. Nė vlerėsimin e letėrsisė shqiptare ka njė nevojė tė ngutshme pėr njė objektivitet mė tė madh, sidomos pas dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shtrembėrimit politik tė ndėrgjegjes. Historia e kritikės letrare nė Shqipėri deri nė ditėt tona e bėn kėtė nevojė edhe mė fort tė dukshme.


Nė pajtim me natyrėn prej pionieri tė kėsaj vepre, historisė vetė i ėshtė shtuar njė bibliografi e gjerė e letėrsisė shqiptare nė ndihmė tė lexuesit tė interesuar pėr tė bėrė kėrkime nė kėtė fushė mjaft tė shpėrfillur. Bibliografia, natyrisht, nuk mund tė pėrfshijė tė gjitha veprat e letėrsisė shqiptare, kurse pėrfshirja e veprave tė autorėve tė sotėm, nė veēanti, ėshtė bėrė nga nevoja nė mėnyrė pėrzgjedhėse. Pėrfshirja ose lėnia jashtė e veprave tė kėtyre autorėve nuk duhen marrė doemos si pohim i drejtpėrdrejtė i vlerave tė tyre letrare.


Fillimi i viteve nėntėdhjetė, kohė gjatė sė cilės u pėrfundua ky libėr, e ka parė kombin shqiptar nė njė gjendje katastrofe politike, ekonomike e intelektuale, gjendje kjo me rrjedhoja dramatike pėr rrugėn e letėrsisė dhe tė kulturės bashkėkohore. Nė tė vėrtetė tė gjitha ndėrmarrjet botuese nė gjuhėn shqipe ose kanė falimentuar ose janė mbyllur. Nuk ka as fonde, as letėr, as bojė, as punė dhe, ē'ėshtė mė e keqja sot, as shpresė. Shqipėria vetė nuk ka ē'tė tregojė nga dyzet e gjashtė vjetėt e "izolimit tė shkėlqyer" dhe tė diktaturės staliniste, pėrveē urisė dhe rrėnimeve tė atilla qė pjesa tjetėr e Evropės nuk i ka njohur pėr njė gjysėm shekulli. Populli i Kosovės, nga ana e tij, po ballafaqohet me njė shkallė tė atillė shtypjeje dhe pėrndjekjeje, qė nuk e ka shoqen nė kontinent qė nga Lufta e Dytė Botėrore.
Ėshtė njė periudhė vuajtjesh, ankthi dhe pasigurie, ndoshta e papėrshtatshme pėr botimin e njė vepre tė tillė.

Populli shqiptar ndodhet pėrpara detyrės komplekse, pas njė mungese tė gjatė, pėr tė fituar vendin e vet nė Evropė e nė botėn Perėndimore dhe, njėherazi, pėr tė ruajtur identitetin e vet kombėtar nė njė periudhė krize. Nėse ky libėr mund tė ndihmojė, sadopak, atėherė qėllimit ia ka arritur.
Autori e shikon me vend tė shprehė mirėnjohje pėr tė gjithė ata qė e kanė ndihmuar pėr realizimin e veprės nė fjalė. Pėr mendimet dhe ndihmėn konkrete, qė mė kanė dhėnė, do tė doja tė falenderoja, duke i pėrmendur nė rend alfabetik, zz. Anton Berisha (Prishtinė), Heinz Bothien (Frauenfeld), tė ndjerin Martin Camaj (Mynih), Johannes Faensen (Berlin), Flutura Greva
(Tiranė/Uashington), Sabri Hamiti (Prishtinė), Rexhep Ismajli (Prishtinė), Perikli Jorgoni (Tiranė), Rudolf Marku (Tiranė), Rexhep Qosja (Prishtinė), Michael Schmidt-Neke (Hamburg/Kiel), Barbara Schultz (Ottava), Agim Vinca (Prishtinė) dhe Petro Vuēani (Grottaferrata).

Veē tyre, jam shumė mirėnjohės pėr ndihmėn qė mė ėshtė dhėnė me gjithė zemėr nė studimet e mia nga punonjėsit e Bibliotekės Kombėtare (Tiranė), nga antarėt e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, nė veēanti nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė (Tiranė), nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė (Tiranė), nga Instituti Albanologjik (Prishtinė), nga Universiteti i Prishtinės, dhe nga Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės (Prishtinė). Falenderimet e mia tė pėrzemėrta u takojnė gjithashtu shumė organizatave dhe individėve tė tjerė tė panumėrt qė mė kanė dhėnė zemėr nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr gjatė pesė vjetėve tė punės sime.

Nė shumė raste, gjatė vizitave nėpėr Shqipėri e Kosovė, kam pasur kėnaqėsinė hutuese tė provoj mikpritjen tradicionale e tė pakufishme shqiptare nė rrethana shpesh tepėr tė vėshtira ekonomike e politike pėr mikpritėsit e mi. E di fare mirė se kjo ēiltėrsi, mirėsi dhe bujari nuk ėshtė diēka individuale, por njė tipar kolektiv i shqiptarėve, tė cilėve u jam thellėsisht mirėnjohės.
Adhurimi im i takon, nė kėto fjalė pėrmbyllėse, numrit tė vogėl tė intelektualėve tė guximshėm nė Shqipėri tė cilėt, gjatė viteve tė fundit tė mpira tė diktaturės komuniste, patėn guximin, nė raste shumė tė rralla, tė mė bėnin vėrejtje dykuptimshe e sugjerime tė holla qė mė shpinin nė drejtimin e saktė, larg gėnjeshtrave zyrtare qė ata vetė ishin tė detyruar tė propagandonin.



Robert Elsie

1988 - 1993
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:39

1. SHQIPTARĖT DHE GJUHA E TYRE





Gjuha shqipe flitet nga tė paktėn gjashtė milion njerėz, kryesisht nė Shqipėri e nė ish- Jugosllavi. Nė Shqipėri vetė, kjo gjuhė flitet nga e gjithė popullsia prej 3,255,891 banorėsh(1), pėrfshirė edhe disa pakica etnike dygjuhėshe. Statistika tė besueshme pėr numrin e shqipfolėsve nė ish-Jugosllavi nuk ka, por ata janė ēmuar midis dy dhe tre milionėve.


Gjuha shqipe ndahet nė dy grupe dialektore kryesore: ai gegė nė veri tė vendit dhe ai toskė nė jug(2). Lumi Shkumbin nė Shqipėrinė e Mesme, duke rrjedhur pranė Elbasanit e duke u derdhur nė Adriatik, formon kufirin e pėrafėrt midis dy zonave. Kėtu, nė njė zonė dhjetė deri njėzet kilometra tė gjerė, gjejmė edhe dialekte tė ndėrmjetme. Grupi i dialektit gegė, i karakterizuar nga prania e zanoreve hundore, duke ruajtur n mė tė vjetėr pėr r toskėrishte (p.sh. geg.: venė, Shqypni; tosk.: verė, Shqipėri) si dhe pėr njė radhė tiparesh tė veēanta morfologjike, mund tė klasifikohet mė tej nė njė dialekt gegė veriperėndimor (Shkodėr dhe zona pėrreth), nė njė verilindor (Shqipėria verilindore dhe Kosova), nė njė qendror (midis lumenjve Ishėm e Mat dhe drejt lindjes, pėrfshirė Dibrėn dhe Tetovėn) dhe nė njė jugor (Durrės, Tiranė). Grupi i dialektit toskė ėshtė pėrgjithėsisht mė homogjen, ndonėse atė mund ta ndajmė nė nėngrupe dialektore veriore (nga Shkumbini nė Vlorė nė bregdet e nė gjithė brendėsinė e Shqipėrisė jugore nė veri tė lumit Vjosė), labe (nė jug tė Vjosės deri nė Sarandė), dhe ēame (cepi jugor i Shqipėrisė dhe brenda nė Greqi). Gjuha e sotme letrare, e miratuar nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 20-25 nėntor 1972, ėshtė njė bashkėrendim i dy grupeve dialektore ndonėse bazohet nė masėn 80% mbi atė toskė. Tani kjo ėshtė bėrė normė e pranuar gjerėsisht si nė Shqipėri ashtu edhe nė ish-Jugosllavi(3).

Nė ish-Jugosllavinė, shqipja flitet nga njė numėr midis dy e tre milion vetėsh dhe vjen e dyta pas serbo-kroatishtes nė ish-federatė. Qendra e popullsisė shqiptare ėshtė Krahina Autonome e Kosovės me kryeqytet Prishtinėn, tani Republika e Kosovės e vetėshpallur nėn pushtimin e dhunshėm ushtarak tė Serbisė. Nė Kosovė, shqiptarėt pėrbėjnė rreth 90% tė popullsisė, tė tjerėt rreth 10%, kryesisht serbishtfolės. Qė nga vendosja e kontrollit ushtarak serb mė 1989-1990, gjendja e tė drejtave njerėzore e gjuhėsore tė shumicės shqiptare ėshtė tejkeqėsuar nė mėnyrė dramatike. Deri nė atė kohė, tė dyja gjuhėt njiheshin zyrtarisht dhe ishin nė pėrdorim tė plotė nė tė gjitha fushat e jetės nė kėtė rajon politikisht tė turbullt(4). Gjuha amtare e shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė gegėrishtja verilindore, tė cilėn e zumė nė gojė mė sipėr, ndonėse nė tė vėrtetė tė gjitha botimet kėtu, ashtu si nė Shqipėri, janė nė shqipen letrare. Edhe nė radio, televizion dhe nė shkollė, qė nga kopshtet e fėmijėve e deri nė universitet, pėrdoret gjuha letrare shqipe(5). Shqiptarėt kanė njė ritėm jashtėzakonisht tė lartė lindjesh, prandaj edhe pėrpjesėtimi i tyre nė popullsinė e Kosovės dhe gjetkė nė ish-Jugosllavi rritet nga viti nė vit.

__________________________________________________ _______________

1 Shifra e popullsisė pėr v. 1990, kr. Vjetari Statistikor 1991, f. 37.

2 Pėr dialektet e shqipes kr. Desnickaja 1968, 1972, dhe Gjinari 1963, 1966.

3 kr. Kostallari 1973, Byron 1976, 1979b, Pipa 1989, dhe Samara 1989.

4 kr. Reuter 1982, Pipa & Repishti 1984 dhe Kohl & Libal 1992.

5 Radioja dhe televizioni nė gjuhėn shqipe u pezulluan pas vendosjes sė kontrollit ushtarak serb, kurse mundėsia e arsimimit ėshtė pakėsuar shumė nga pushtetarėt e Beogradit.

__________________________________________________ _______________




Republika jugore e Maqedonisė vlerėsohet tė ketė tė paktėn njė gjysmė milioni shqipfolės, ēka ėshtė e barabartė me deri 40% tė mbarė popullsisė sė republikės, ndonėse edhe kėtu nuk ka statistika tė besueshme. Popullsia shqiptare gjendet nė Shkup dhe pėrreth tij, ku ajo pėrbėn njė pakicė me peshė, e sidomos nga Tetova, Gostivari, Dibra dhe deri poshtė nė Strugė,
ku edhe pėrbėn shumicėn. Shqiptarėt nė Maqedoninė perėndimore gėzojnė njėfarė statusi ligjor, por prapėseprapė nuk kanė tė drejta gjuhėsore e kulturore tė plota. Shumica e shqiptarėve tė Maqedonisė flasin nė dialektin gegė, ndonėse folės tė toskėrishtes mund tė gjenden nė jug tė Ohrit.
Gjithashtu, njė pakicė prej rreth 50,000 shqipfolėsish gjenden nė Mal tė Zi, kryesisht pėrgjatė kufirit me Shqipėrinė, d.m.th. nė rajonet e malėsisė sė Gucisė dhe Plavės, nė Tuz nė jug tė Podgoricės, dhe nė Ulqin nė bregdetin jugor malazez. Pėrveē kėtyre, janė edhe tė paktėn 100,000 shqipfolės tė shpėrndarė nėpėr Serbinė jugore. Ėshtė fakt se shqiptarėt sot mund t'i gjesh nė tė gjitha rajonet e ish-Jugosllavisė, shumė prej tyre tė emigruar nga rajoni i varfėr dhe i turbullt i Kosovės nė republikat mė tė begata e tė qėndrueshme veriore (Kroaci dhe Slloveni) nė kėrkim tė lirisė, punės dhe njė niveli mė tė mirė jetese.

Njė numėr i madh shqiptarėsh nga Kosova gjenden si punėtorė emigrantė dhe si refugjatė nė Evropėn Perėndimore, sidomos nė Gjermani dhe nė Zvicėr.
Njė befasi pėr shumė njerėz ėshtė qenia e njė pakice tė madhe shqiptare nė Italinė jugore, tė ashtuquajturit arbėreshė(6). Ata janė pasardhėsit e refugjatėve qė lanė Shqipėrinė pas vdekjes se Skėnderbeut mė 1468. Falė njė mjedisi politik e social mė tė favorshėm se ai nė Ballkan, arbėreshėt qenė nė gjendje tė japin njė ndihmesė vendimtare nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare dhe nė lėvizjen kombėtare nė shekullin e nėntėmbėdhjetė. Letėrsia e hershme shqiptare, siē do ta shohim, ėshtė deri nė njė shkallė tė madhe letėrsi arbėreshe. Si pakicė gjuhėsore, arbėreshėt tani pėrbėjnė rreth 90,000 folės, shumė prej tė cilėve jetojnė nė fshatrat malore tė Kozencės nė Kalabri dhe nė afėrsi tė Palermos nė Sicili. Gjuha e tyre, e cila ende nuk pėrfiton nga statusi zyrtar qė u ėshtė dhėnė pakicave tė tjera kombėtare nė Itali (gjermane, franceze, sllovene, etj.), po vjen duke u shuar pėr shkak tė ndikimit tė fortė kulturor tė italishtes si dhe pėr shkak tė emigrimit ekonomik. Ajo ėshtė tepėr arkaike dhe dallohet shumė nga shqipja qė flitet sot nė Ballkan, deri aty sa folėsit arbėreshė e kanė tė vėshtirė tė komunikojnė nė shqip nėse nuk njohin gjuhėn letrare shqipe. Emigrimi masiv i shqiptarėve nė Itali mė 1990-1991 ndoshta do tė ndihmojė pėr ta stabilizuar gjuhėn.


Nė Greqi, numri i madh i shqiptarėve qė populluan njė pjesė tė mirė tė zonės qendrore e jugore nė mesjetėn e vonė ėshtė asimiluar gjerėsisht. Gjuha shqipe e atjeshme, e njohur nė shqip si arbėrishte e Greqisė dhe nė greqishte si Arvanitika(7), prapėseprapė mund tė dėgjohet ende nė rreth 320 fshatra, kryesisht pėrreth Levadhias, nė Eubenė (Evinė) e jugut, Atikė, Korint dhe nė Androsin verior. Pėrderisa kjo gjuhė nuk gėzon ndonjė status zyrtar, statistika zyrtare pėr numrin e folėsve nuk ka. Arbėrishtja e Greqisė, e cila po shuhet me shpejtėsi, mendohet si forma mė arkaike e shqipes qė flitet sot.
Gjetiu nė Ballkan, folės shqiptarė ndeshen fare rrallė. Asgjė nuk ka mbetur nga ato bashkėsi tė mėdha emigrantėsh shqiptarė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, qė lulėzuan dikur nė Bukuresht e nė Sofje me institucionet e tyre kulturore (shoqata, klube, gazeta, shtypshkronja, shkolla). Megjithatė, kjo gjuhė mund tė dėgjohet nė rajonin kufitar bullgaro-greko-turk,
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:39

6 kr. Logoreci 1948, Cirrincione 1959, Nasse 1964, S. Petrotta 1966, Rother 1968,
Tajani 1969, Kellner 1970, Zllatku 1976, Shkurtaj 1984, dhe Ēabej 1987.

7 kr. Hamp 1961, Haebler 1965, dhe Sasse 1992.
__________________________________________________ _______________

sidomos nė fshatin bullgar tė Mandricės(Cool.

Gjithashtu, njė numėr i paktė shqipfolėsish gjenden nė Ukrainė(9), sidomos nė katėr fshatra (Zhovtnevoje, Gamovkė, Georgievkė dhe Denvenskoje) nė krahinat e Melitopolit dhe Odesės. Numri i shqiptarėve tė Ukrainės, pasardhės tė kolonėve tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė tė ardhur nga krahina e Varnės e Bullgarisė, vlerėsohet mė 1959 nė rreth 5000.

Pak kanė mbetur nga ato koloni shqiptarėsh qė lulėzonin dikur anembanė Perandorisė Osmane(10). Pakica shqiptare nė Egjipt tani ėshtė shkrirė, ndonėse bashkėsi shqiptare ende gjenden nė numėr tė madh nė Turqi (Stamboll etj.) dhe deri diku nė Siri, sidomos nė Damask. Sė fundi, grupe shqipfolėsish nė madhėsi tė ndryshme mund tė ndeshen nė vende emigrimi si nė Shtetet e Bashkuara(11) (Boston, Nju Jork, Kėnetikėt, Nju Xhersi, Detroit), e deri nė njė farė mase nė Kanada, Australi dhe Argjentinė. Gjithashtu, shumė shqiptarė kanė emigruar nė Evropėn Perėndimore (Itali, Greqi, Gjermani) dhe nė Amerikė me rėnien e diktaturės nė Shqipėri gjatė viteve 1990-1991.

__________________________________________________ _______________
8 kr. Shuteriqi 1965, dhe Sokolova 1983.

9 kr. Derzhavin 1948.

10 Pėr shqiptarėt nė vendet arabe, kr. Mufaku 1981a, 1983, 1990, dhe Azemi & Halimi 1993.

11 kr. Albanian struggle... 1939, Demo 1960, Noli 1960, Pipa & Prifti 1980 dhe Nagi 1989.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:40

2. HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE



2.1 Nga Iliria deri te Bizanti



Pėr banorėt e lashtė tė Ballkanit dhe pėr gjuhėt qė flisnin kemi relativisht pak tė dhėna. Pėrveē njė numri shumė tė vogėl mbishkrimesh tė shkurtra, si dokumente gjuhėsore pėr ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetėm emra njerėzish dhe vendesh tė pėrmendur sidomos nga autorė tė lashtė grekė e latinė, qė zakonisht nuk qenė fort tė interesuar pėr popujt e tjerė. Megjithatė, nga ē'mbetet prej kėtyre gjuhėve, kemi mundėsi tė arrijmė nė pėrfundimin se ato qenė indoevropiane, pra edhe tė lidhura, ndonėse larg e larg, me gjuhėt latine, greke, gjermanike, sllave, baltike, kelte e kėshtu me radhė.


Atdheu fillestar i shqiptarėve pranohet pėrgjithėsisht tė kenė qenė malet e Shqipėrisė, dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Shqipėrisė veriore. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq larg sa t'i vendosė ata nė fillim nė rrethin e Matit(1). Se deri ku kishin vajtur ata nė vijėn bregdetare, mbetet ende njė ēėshtje e diskutueshme.

Por ē'duam tė nėnkuptojmė kėtu me atdhe fillestar e madje, me shqiptar? Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit janė bėrė mjaft studime pėr tė ashtuquajturėn etnogjenezė tė shqiptarėve, njė obsesion i kuptueshėm ky, sidomos ndėr vetė shqiptarėt, pėr tė hetuar rrėnjėt dhe prejardhjen. Me gjithė ekzistencėn e disa dėshmive gjuhėsore e arkeologjike, shumėēka mbetet pėr t'u hamendėsuar. Ajo ēka dimė pak a shumė me siguri ėshtė se nė lashtėsi Shqipėria ishte atdheu i ilirėve, njė konglomerat fisesh indo-evropiane qė nė fillim migruan drejt Ballkanit nga Evropa qendrore nė fund tė epokės sė bronzit (rreth shekujve tė dymbėdhjetė dhe trembėdhjetė para erės sonė) dhe zunė bregdetin e Adriatikut. Vitet e fundit, nė pėrpjekjet e tyre pėr identitet e njohje, pėr shqiptarėt ėshtė bėrė njėfarė doktrine e dogmė ta quajnė veten pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve tė lashtė. Si shenjė e kėsaj vazhdimėsie, fėmijėve shqiptarė, kur lindin, u vihen emra ilirė. Ndonėse pa dyshim kemi njė element subjektivizmi, nuk ka kurrfarė dėshmish qė shqiptarėt tė jenė tė ardhur nė atdheun e tyre tė sotėm nga gjetiu. Prandaj mund tė supozojmė se trungu ilir pėrbėn njė element bazė tė qenies sė tyre.
Nė trojet qė janė sot Shqipėria nuk kanė qenė vetėm ilirėt. Kolonitė e para greke u shfaqėn nė gjysmėn jugore tė vendit nė fund tė shekullit tė shtatė para erės sonė.

Durrėsi (greqisht: Dyrrhakhion ose Epidamnos) u themelua prej kolonėsh nga Korfuzi dhe Korinti mė 627 para erės sonė, kurse Apolonia, tani Pojan pranė Fierit nė skajin jugor tė fushės sė Myzeqesė, u themelua nė vitin 588 para erės sonė. Kėto koloni greke, ndonėse vetėm brenda territorit tė bregdetit, patėn njė ndikim tė fortė kulturor nė vend. Gjatė periudhės nga shekulli i pestė deri nė tė tretin para erės sonė, ilirėt ngritėn shtetet e tyre pėrgjatė Adriatikut, derisa ranė pre e pushtimit romak. Ndėr udhėheqėsit ilirė pėrmenden: Agroni (sundoi nė vitet 250-231 para erės sonė), mbret i Shkodrės, dhe mbretėresha Teuta (sundoi nė vitet 230-228 para Krishtit), qė mbretėroi nė Lezhė (lat. Lissus).
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:40

1 kr. nė veēanti studimet e Shtatmylerit: Stadtmüller 1942c & 1950.
__________________________________________________ _______________


pėrfshi nė provincėn e Maqedonisė, tė themeluar nė vitin 148 para erės sonė. Via Egnatia(2), rruga tokėsore midis Romės dhe Bizantit, kalonte nė zemėr tė Shqipėrisė, nga Durrėsi (lat. Dyrrachium) nė bregdet pėrgjatė lumit Shkumbin pranė Elbasanit (lat. Scampa) deri nė liqenin e Ohrit.
Nė kohėn e Perandorisė Romake i gjithė Ballkani iu nėnshtrua ndikimit tė fortė kulturor e gjuhėsor tė latinishtes, e cila gjatė pesė shekujve zėvendėsoi gjuhėt vendėse tė gadishullit. Nėn Jul dhe August Cezarin, ngulimet e Scodra-s, Dyrrachium-it, Byllis-it dhe Buthrotum-it fituan statusin coloniae, kurse Lissus-i u bė municipium sipas ligjit romak. Me imigrimin e vazhdueshėm tė legjionarėve, tregtarėve dhe kolonėve romakė drejt provincave tė Ballkanit, qendra qytetare si kėto qenė tė parat qė pėrqafuan latinishten si mjeti mė i volitshėm i komunikimit, nė fillim pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut e mė pas nė brendėsi. Me kalimin e kohės, edhe vendbanimet fshatare u romanizuan deri aty sa edhe nomadėt dhe fiset mė tė thella malėsore e ndien ndikimin e kulturės dhe gjuhės sė re. Deri nė rėnien e Perandorisė Romake, shumica e banorėve tė Ballkanit nė tė vėrtetė flisnin dialekte krahinore tė latinishtes vulgare, tė ashtuquajturėn latinishte ballkanike, ndonėse mendohet se trakishtja, pėr shembull, flitej ende nė disa zona deri nė shekullin e gjashtė tė erės sė re. Rajonet e fundit qė iu nėnshtruan kėtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore tė thella e tė paarritshme tė Shqipėrisė veriore. Edhe pse latinishtja po e shpėrbėnte thelbin e gjuhės apo gjuhėve vendėse nė kėtė rajon, dhe tashmė kishte ēarė e hyrė nė fjalorin dhe strukturėn e tyre, ajo nuk kishte mundur tė shpėrbėnte shqipen e vjetėr (do tė pėrdorim kėtė term pasi na mungon njė mė i mirė) nė mėnyrė
aq tė plotė sa ē'kishte mundur ta bėnte me gjuhėn paralatine tė protorumunėve.


Kur Perandoria Romake u riorganizua nėn perandorin Dioklecian (sundoi nė vitet 284-305 tė erės sonė) mė 297 tė erės sonė, Ilirisė i takoi tė shkojė me lindjen dhe, me ndarjen pėrfundimtare nė Perandori Lindore e nė Perandori Perėndimore nė vitin 395 tė erės sė re, vendi hyri pėrfundimisht nė sferėn politike e kulturore tė Perandorisė Bizantine Lindore. Nė shekujt e mėvonėshėm, Shqipėria u pushtua e u plaēkit nga njė radhė fisesh shetitėse: Hunėt nė shekullin e katėrt, Visigotėt nė vitet 380 dhe 395-401 tė erės sė re, Ostrogotėt nė vitin 459, Vandalėt nė vitin 467, si dhe nga Avarėt, Bullgarėt dhe Sllavėt. Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu nė fillim tė shekullit tė gjashtė qė do tė ndryshonte rrugėn e historisė shqiptare. Depėrtimet e para sllave ndodhėn nė vitet 548 dhe 587 tė erės sė re, dhe aty nga fillimi i shekullit tė shtatė, kultura grekobizantine nė Shqipėri pothuaj kishte pushuar sė qeni pėr njė farė kohe. Njė nga efektet e ngulimeve sllave nė Ballkanin jugperėndimor ishte shpėtimi i gjuhės vendėse nga romanizimi i plotė, cilado tė ishte ajo.

Me qė gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhėsor tė latinishtes dhe e ndėrpreu menjėherė procesin e romanizimit, shqipja e vjetėr u ngurtėsua nė atė gjendje qė nga shumė gjuhėtarė quhet si gjendje gjysmėromanizimi. Ndėrsa fiset sllave populluan tokat bujqėsore tė fushave dhe luginave tė Ballkanit qendror, banorėt vendės tė pjesės mė tė madhe tė gadishullit, d.m.th. folės tė latinishtes ballkanike apo tė gjuhės protorumune, u shtynė brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. Pikėrisht me pesė shekuj pasues tė kontaktit midis shqipes sė vjetėr dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumė tipare gjuhėsore tė pėrbashkėta sidomos nė leksik e nė morfologji, qė kanė shqipja dhe rumanishtja. Kolonizimi sllav i Shqipėrisė, qė pėrfundoi deri nė shekullin e tetė, shpuri gjithashtu nė kontakte tė forta gjuhėsore sllavo-shqiptare.
Nė fund tė shekullit tė dhjetė, perandoria e madhe bullgare ra nė dorė tė grekėve bizantinė, duke u dhėnė mundėsi barinjve rumunė e shqiptarė pėr hapėsira tė reja. Fiset rumune migruan si nga veriu nė drejtim tė verilindjes dhe veriperėndimit tė Ballkanit ashtu dhe nga jugu pėr nė malet e Pindit, ku shumė folės arumunė hasen edhe sot. Shqiptarėt nga ana e tyre, filluan
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:40

2 kr. Tafel 1842 dhe O'Sullivan 1972.
__________________________________________________ _______________


tė zbresin nga tokat malore e tė zgjerohen nė shekujt e njėmbėdhjetė e tė dymbėdhjetė, sė pari duke marrė plotėsisht nė zotėrim bregdetin verior e qendror tė Shqipėrisė, dhe mė tej nė shekullin e trembėdhjetė duke u shtrirė nė jug drejt asaj qė tani quhet Shqipėri jugore dhe Maqedoni perėndimore. Nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė ata migruan madje edhe mė nė jug brenda Greqisė, nė fillim nė Epir, Thesali (1320), Akarnani dhe Etoli. Sė andejmi ata vazhduan nė drejtim tė lindjes nė Beoti (1350) dhe Atikė, ku mė 1382 sundimtarėt katalonjas tė rajonit u dhanė leje pėr t'u ngulitur aty e pėr tė punuar tokat, si dhe nė drejtim tė jugut nėpėr gjirin e Korintit brenda nė More (Peloponez). Manuel Kantakuzeni i Mistrės (sundoi mė 1348-1380) i ftoi kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė krahinat pak tė populluara tė Arkadisė dhe Lakonisė e tė shėrbenin si mercenarė kundėr principatave franke nė jug. Mė 1402 dhe 1425, edhe venedikasit, sundimtarė tė Negropontit tė Eubesė (Evisė) i nxitėn kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė Eubenė e jugut(3). Deri aty nga mesi i shekullit tė pesėmbėdhjetė, qė shėnon mbarimin e kėtij procesi kolonizimi, shqiptarėt ishin ngulur nė mbi gjysmėn e Greqisė(4) dhe nė numėr aq tė madh saqė, nė shumė zona, ata pėrbėnin vėrtet shumicėn e popullsisė. Vetėm nga mesi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė gjuha shqipe nisi t'i lėshojė udhė greqishtes. Konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) raportonte mė 1854 se "nė ishujt Hidhra, Spece, Poros dhe Salaminė, shqiptarėt kanė ngulime aq kompakte etnikisht, saqė gjatė luftės greke pėr ēlirim nuk kishte fare gra qė ta kuptonin greqishten"(5). Megjithatė kjo gjuhė nė kėta ishuj tani ėshtė zhdukur, ajo ende mund tė dėgjohet nė shumė fshatra tė Beotisė, Eubesė sė jugut, Atikės dhe gjetkė.

Nga mesi i shekullit tė njėmbėdhjetė Perandoria Bizantine, sė cilės i pėrkiste Shqipėria, sa vinte e po rrezikohej mė tepėr. Normanėt, nėn Rober Giskar dė Otvil-in (Robert Guiscard de Hauteville, 1016-1085), vunė nė zotėrim territoret e fundit bizantine nė Italinė jugore dhe mė 1081 kapėrcyen Adriatikun pėr tė pushtuar Durrėsin dhe Shqipėrinė qendrore. Ndonėse njė vit mė pas forcat bizantine ia dolėn tė rimarrin Durrėsin, Lindja dhe Perėndimi do tė vazhdonin tė haheshin pėr Shqipėrinė nė shekujt e mėvonėshėm. Pas plaēkitjes sė Konstantinopojės gjatė Kryqėzatės sė Katėrt mė 1204, venedikasit vunė nėn zotėrim Durrėsin (1205). Nė lindje dhe verilindje tė territoreve venedikase nė Shqipėri lindi shteti i parė autonom shqiptar nėn princin Progon, shteti Arbanon, i cili jetoi nga viti 1190 deri mė 1216. Mė 1269, Karli Anzhuin (Charles d'Anjou, 1226-1285) zbarkoi nė Vlorė dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae (mbret i Shqipėrisė).

Nė fillim tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, pjesa mė e madhe e Shqipėrisė u pushtua nga serbėt, nėn sundimin e tė cilėve ajo mbeti deri nė vdekjen e Stefan Dushanit tė Madh mė 1355. Mė pas vendi u coptua nė njė numėr tė madh dinastish feudale: Topiajt, Balshajt dhe Dukagjinėt nė veri tė vendit, kurse Muzakajt dhe Shpatajt nė jug.
Nga mbėrritja e sllavėve nė Shqipėri e deri nė pushtimin turk nė shekullin e pesėmbėdhjetė shqiptarėt jetuan, siē u tha mė sipėr, nė kontakt tė ngushtė me fqinjėt e tyre sllavė, popuj kėta qė vinin tė dy nėn ndikimin nė rritje tė kulturės bizantine. Mund tė flitet vėrtet pėr njė simbiozė sllavo-shqiptare anembanė pjesės mė tė madhe tė vendit, nė tė cilin shqiptarėt malėsorė e, padyshim, nė njė masė tė madhe nomadė, ndodheshin nėn kėrcėnimin e pėrhershėm tė asimilimit etnik. Gjatė Mesjetės, nė qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkėsi shqiptare pėr t'u pėrmendur. Durrėsi banohej nga venedikas, grekė, ēifutė dhe sllavė; Shkodra nga venedikas dhe sllavė, kurse Vlora nga grekė bizantinė. Emrat e lumenjve nė kėtė vend, njė tregues ky kurdoherė i mirė i strukturės sė ngulimeve, janė nė njė masė befasuese

__________________________________________________ _______________

3 kr. F. W. Hasluck, 1908-1909.

4 kr. Stadtmüller 1950, f. 206 sq.

5 kr. Hahn 1854, f. 223.
__________________________________________________ _______________


sllave6. Kisha kristiane, mbrojtėsja e qytetėrimit mesjetar nė Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo qė sillte kulturėn e huaj, qoftė latine, greke apo sllave. Vlerėsohet se njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarėve ishin asimiluar tashmė nė prag tė pushtimit turk. Ashtu si indianėt e Amerikės sė Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarėt kishin mbetur mjaft anash nė vendin e vet.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:41

2.2 Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt



Shqiptarėt kanė hyrė nė analet e historisė sė dokumentuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėmbėdhjetė. Vetėm nė kėtė periudhė mund tė flitet me ndonjė shkallė qartėsie pėr njė popull shqiptar ashtu siē e njohim sot. Nė 'Historinė' e tij tė shkruar mė 1079-1080, historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) qe i pari qė pėrmendi se Albanoi kishin marrė pjesė nė njė kryengritje kundėr Konstantinopojės mė 1043 dhe se Arbanitai ishin nėnshtetas tė dukės sė Dyrrakiumit. Po ashtu, historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes) pėrmend (rreth v.1081) Arbanites si pjesė tė trupave tė mbledhur nė Durrės nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius).
Pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė pėr herė tė parė aty nga fillimi i shekullit tė katėrmbėdhjetė. Nė tė vėrtetė kemi katėr pėrmendje tė qarta e tė padyshimta midis viteve 1285 dhe 1332(7).


E para nga kėto pėrmendje nė histori pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe, ajo e vitit 1285, nuk ndodh nė Shqipėri, por nė Dubrovnik (Ragusa), ku pėr njėfarė kohe ka pasur njė bashkėsi shqiptare tė konsiderueshme. Nė hetimin e njė grabitjeje nė shtėpinė e Petro del Volcios nga Belena (mė vonė Prati), njė farė Mateu, bir i Markut tė Manēes, qė del se ka qenė dėshmitar i krimit, thotė: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dėgjova njė zė qė thėrriste nė male nė gjuhėn shqipe)(Cool.
Njėzetetre vjet mė vonė hasim njė pėrshkrim tė Shqipėrisė nė tė ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pėrshkrim anonim i Evropės Lindore)(9), njė tekst latin mesjetar i vitit 1308 tė erės sonė, i cili pėrmban njė vėshtrim mbi tokat e Evropės Lindore, nė veēanti mbi vendet e Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet tė ketė qenė njė klerik frėng apo i shkolluar nė Francė, me mė shumė gjasa i Urdhėrit Dominikan, i dėrguar nga kisha nė Serbi, ku edhe mblodhi pjesėn mė tė madhe tė tė dhėnave pėr Ballkanin. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet nė njė radhė kodikėsh mesjetarė(10). Pėrveē pjesėve qė pasqyrojnė rajone tė ndryshėm tė Greqisė Bizantine, Rashės, Bullgarisė, Ruthenisė, Hungarisė, Polonisė dhe Bohemisė, ai pėrmban edhe njė pjesė pėr Shqipėrinė, njė nga pėrshkrimet e rralla ky pėr kėtė vend nė vitet e para tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Kjo pjesė mbyllet me kėtė pėrmendje

__________________________________________________ _______________
6 kr. Elsie 1994d.

7 kr. Elsie 1991c.

8 kr. Jirecek 1904 cituar nga Ajeti 1977, f. 693, 1982a, f. 167, 1982b, f. 117.

9 kr. Elsie 1990a.

10 Pėrfshirė Ms. Lat. 5515 dhe Ms. Lat. 14693 nė Bibliothčque Nationale (Biblioteka Kombėtare) nė Paris, Ms. 263 nė bibliotekėn e qytetit Puatje (Poitiers), dhe Cod. Lat. 66 nė Bibliotekėn Universitare tė Leidenit. kr. Górka 1916.
__________________________________________________ _______________


pėr gjuhėn shqipe: "Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus" (Shqiptarėt e sipėrpėrmendur kanė njė gjuhė qė dallohet nga ajo e latinėve, grekėve dhe sllavėve, kėshtu qė kurrsesi nuk mund tė merren vesh me popuj tė tjerė).
Pėr herė tė tretė shohim se pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė nė njoftimin e njė pelegrini gjatė udhėtimit pėr nė Tokėn e Shenjtė mė 1322(11). Rrėfimet e udhėtarėve pėr nė Tokėn e Shenjtė janė vėrtet njė burim parėsor tė dhėnash pėr njė pjesė tė madhe tė Mesdheut lindor nė gjysmėn e parė tė mijėvjeēarit tė dytė. Ndonėse shumica e pelegrinėve nuk tregonin veēse njė interesim kalimtar pėr vendet nga kalonin nė rrugėn drejt destinacionit pėrfundimtar, dy pelegrinė anglo-irlandezė, Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator, qė nė shqip mund t'u themi Simon Simoni dhe Hugo Ndriēuesi, u ndalėn mė 1322 nė Shqipėri gjatė udhėtimit dhe i pari bėri njė pėrshkrim tė gjallė tė asaj ēka pa. Pėrshkrimi i tij i jep njė vėshtrim tė rrallė tė bregdetit shqiptar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Simon Simoni i Urdhėrit Franēeskan u nis nga Klonmeli i Irlandės nė pranverė tė vitit 1322 bashkė me mikun dhe shoqėruesin e tij Hugo Ndriēuesi, dhe kaloi nga Uellsi verior nė Londėr, Kentėrberi, Dover, Uisant, Amien, Paris, Bōnė (Beaune), Lion, Avinjon, Nisė, Gjenovė, Bobio, Piaēencė, Parmė, Mantovė, Veronė dhe Viēencė deri nė Venedik. Kėtu ata i hipėn njė anijeje tregtare pėr nė Tokėn e Shenjtė, e cila gjatė rrugės u ndal nė Pula, Zarė (Zadar), Dubrovnik, Ulqin, Durrės, Korfuz, Qefaloni dhe Kretė, para se tė mbėrrinte nė Aleksandri. Pėrshkrimet e udhėtimit tė Simonit, tė njohura si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhėtimi i Simon Simonit nga Irlanda nė Tokėn e Shenjtė), ndodhet tani i ruajtur nė dorėshkrim nė bibliotekėn Corpus Christi College nė Kembrixh(12).

'Itinerari' pėrmban tė dhėna tė bollshme pėr njė larmi tė madhe ēėshtjesh, si kontrolli dhe procedurat e doganės, zakonet, monedhat, lėndėt e para dhe prodhimet e vendeve tė vizituara e natyrisht pėr kishat dhe vendet e shenjta. Duke lundruar teposhtė bregdetit tė Adriatikut, Simoni shėnon: "Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens" (Shqipėria ėshtė njė provincė midis Sllavonisė dhe Romanisė (Bizantit), me njė gjuhė tė vetėn). Pėr qytetin e Durrėsit ai vazhdon: "Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus" (Sepse ai ėshtė i banuar nga latinė, grekė, ēifutė tė pabesė dhe shqiptarė barbarė). Mjaft interesante ėshtė qė nė Dubrovnik (Ragusa) ai bėn fjalė pėrsėri pėr gjuhėn e kėtyre 'barbarėve': "In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes" (Venedikasit mbizotėrojnė nė tė [Dubrovnik], ndėrkaq e vizitojnė shpesh sllavėt, barbarėt, paterinėt dhe tregtarėt e tjerė pėrēarės, tė cilėt ndryshojnė krejtėsisht nga latinėt nė zakone, veshje dhe gjuhė).

E fundit nga kėto raste kur pėrmendet gjuha shqipe dhe ndoshta e para pėrmendje e vėrtetė pėr ekzistencėn e shkrimit nė shqip ka qenė ajo mė 1332 nga murgu domenikan frėng Brokard ose Frčre Brochard (lat. Brocardus monacus). Nė njė vepėr latinisht tė titulluar Directorium ad passagium faciendum, Brokardi shėnon: "Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris" (Shqiptarėt nė tė vėrtetė kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, ndonėse pėrdorin shkronjat latine nė tė gjitha librat e tyre)(13).

__________________________________________________ _______________

11 kr. Elsie 1991g.

12 Dorėshkrim nr. 407. Pėr "Itinerarin", kr. Nasmith 1778, Esposito 1960, dhe Hoade 1952, 1970.

13 kr. Recueil 1906, f. 484. Kjo vepėr nganjėherė i mvishet gabimisht Guillelmus Adam-it ose Adae-s.
__________________________________________________ _______________

Ndonėse ēka pėrmendet pėr ekzistencėn e gjuhės ėshtė e qartė, ajo pėr shkrimin e shqipes ėshtė e dyshimtė. Nuk mund tė thuhet me siguri nėse Brokardi ka pasur parasysh libra nė gjuhėn shqipe tė shkruar me alfabet latin apo thjesht libra tė shkruar nė gjuhėn latine. Mundėsia e parė ėshtė ajo qė natyrisht ka rrėmbyer imagjinatėn e brezave pasardhės tė studiuesve, dhe me kėtė qėllim ky tekst shpesh citohet nė historitė dhe studimet pėr letėrsinė shqiptare. Ėshtė shkruar apo jo gjuha shqipe nga ndokush gjatė kėsaj periudhe kur Shqipėria luhatej midis sferave tė influencės sė Venedikut, Perandorisė sė Bizantit dhe Perandorisė Serbe qė po shembej, pėr kėtė nuk ėshtė zbuluar ende ndonjė dokument
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:41

3. LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI




3.1 Traditat humaniste tė Rilindjes evropiane



Shqiptarėt u kishin dhėnė ndihmesėn e tyre modeste letėrsisė dhe kulturės perėndimore shumė kohė mė parė se ndokujt t'i kishte vajtur mendja qė ta pėrdorte shqipen pėr tė shkruar. Afėrsia me Italinė, djepi i qytetėrimit evropian, dha mundėsi qė mjaft prej tyre tė pėrfitonin drejtpėrdrejt nga kultura humaniste plot jetė e Rilindjes evropiane dhe tė merrnin pjesė nė tė. Nė transmetimin e kėsaj kulture ndėrmjetės ishte Republika e Shėn Markut, Venediku.


Me fillimin e shekullit tė pesėmbėdhjetė, fuqia politike e ekonomike plot dinamikė e 'Serenissima-s' e kishte shndėrruar Adriatikun nė njė liqen venedikas dhe kishte pėrhapur kulturėn e idetė e Rilindjes evropiane nėpėr bregdetin dalmat e deri nė Shqipėri. Ndonėse Shqipėria vetė mbetej njė vend malor i ashpėr e i thyer, siē kishte qenė gjithmonė, si dhe pėr shkaqe historike, politike e ekonomike nuk do tė zhvillonte njė kulturė qytetėse tė lulėzuar si ajo nė Dubrovnik (Ragusa), Shibenik (Sebenico), Split (Spalato), Trogir (Trał) dhe Zadar (Zara) sipėr nė veri tė bregdetit dalmat, njė numėr shqiptarėsh qė jetonin nė Itali, do tė linin gjurmėt e tyre nė kulturėn latine tė Rilindjes evropiane. Shumė nga kėto figura qenė pasardhėsit
e asimiluar tė refugjatėve nga Shqipėria veriore katolike, qė kishin ikur nga vendi gjatė pushtimit turk e ishin vendosur nė fillim nė territoret e 'Serenissima-s', pjesa mė e madhe nė stabilimenti brenda dhe pėrreth Venedikut. Nė historinė e letėrsisė shqiptare kėto figura pėrgjithėsisht pėrmenden si "humanistė shqiptarė"(1). Megjithatė, qė nė fillim, duhet tė themi se pėr arsye historike ėshtė mjaft e vėshtirė tė pėrcaktohet se kush apo ēfarė ėshtė shqiptare nė shekullin e pesėmbėdhjetė e, pėr rrjedhojė, prejardhja e saktė etnike e kėtyre figurave mbetet deri diku e hamendėt.


Gjon Gazulli(2) (1400-1465), i njohur nė lat. si Johannes Gazulus (Gazoli) dhe nė serbo- kroatisht si Ivan Gazuliƒ, ka qenė astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare, qė studioi nė Padovė dhe jetoi nė Dubrovnik, ku dha mėsime filozofie, matematike e astronomie
dhe iu pėrkushtua shpikjes sė instrumenteve astronomike. Astronomi dhe matematikani bashkėkohės gjerman Johanes Myler (Johannes Müller, 1436-1476), i njohur edhe si Regiomontanus, e pėrmend nė veprėn e vetė. Gazulli gjithashtu kryesoi njė numėr misionesh diplomatike nė shėrbim tė Dubrovnikut e Venedikut dhe ishte aleat i heroit kombėtar shqiptar Skėnderbeut (1405-1468).

Historiani Marin Barleti(3) (rreth 1450-1512), i njohur nė lat. si Marinus Barletius, mendohet tė ketė lindur nė Shkodėr, ku ai pėrjetoi nga afėr rrethimin e dytė tė qytetit nga turqit
mė 1478. Kur Shkodra mė nė fund ra, Barleti, si shumė bashkatdhetarė, iku nė Itali e u vendos
nė Venedik e mė pas nė Romė. Atje ra nė kontakt me kulturėn dhe idetė e Rilindjes italiane, tė cilat e frymėzuan pėr tė dokumentuar historinė e turbullt tė Shqipėrisė gjatė pushtimit turk dhe qėndresėn kombėtare tė saj nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Barleti ėshtė autor i tri veprave nė

__________________________________________________ _______________

1 kr. Prenushi 1981, dhe Pipa 1991b.

2 kr. Prenushi 1981, f. 34-59, dhe Dranēolli 1984.

3 kr. Pall 1938, dhe Shuteriqi 1979a, f. 44-85.
__________________________________________________ _______________
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:41

gjuhėn latine: De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrės); Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Romė, rreth 1508-1510 (Historia e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut, princit tė Epirit); dhe Compendium vitarum summorum pontificium et imperatorum romanorum usque ad Marcellum II, Romė 1555 (Pėrmbledhje e jetės sė papėve dhe perandorėve romakė deri te Marceli II).

'Historia e Skėnderbeut' e Barletit ėshtė lexuar e pėrkthyer gjerėsisht nė shekujt e gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė(4) dhe pėrbėn pėr ne njė burim themelor tė dhėnash mbi Shqipėrinė e shekullit tė pesėmbėdhjetė. I ndikuar fort nė stil e nė mendim nga historianėt romakė, sidomos nga Livi (vitet 59 para erės sonė - 17 tė erės sonė), Barleti e frymėzoi lexuesin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, pikėrisht kur turqit ishin nė portat e Vjenės mė 1529 dhe qė pėrherė e mė shumė po e zinte ankthi i mundėsisė sė njė pushtimi turk tė Evropės Perėndimore. Barleti gjithashtu hodhi themelet e asaj ēka vetėm mund tė quhet kult i Skėnderbeut pėr shqiptarėt brenda vendit dhe nė diasporė, duke shprehur njė nderim tė thellė, pothuajse si shenjtor pėr heroin kombėtar shqiptar, si simbol dhe thelb i qėndresės ndaj sundimit tė huaj.

Njė poet latin i Rilindjes evropiane pėr tė cilin ėshtė thėnė se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli(5) (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur nė latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga njė familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rėnies sė Konstantinopojės. Familja e tij iku nė Raguzė (Dubrovnik), ku qė nė vogėli, ndjeu sė pari ndikimin e qytetėrimit tė Rilindjes italiane. Mė 1470 ai i hyri njė karriere ushtarake dhe shėrbeu dhjetė vjet si ushtar energjik i fatit nė vise tė ndryshme tė Italisė. Mė 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) nė Firence dhe mė 1495 u martua me poeteshėn Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonėse martesa nuk zgjati shumė. Neaera, sė cilės ai i drejtonte vargjet e tij katuliane tė dashurisė, duket se ka qenė personifikimi kolektiv i shumė marrėdhėnieve pasionante. Maruli ėshtė autor i katėr librave me epigrame latine, mjaft prej tyre tė mbrujtura me njė notė melankolie, si dhe i katėr librave me 'himne pėr natyrėn', nė tė cilėt ai, me njė stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike tė natyrės. Maruli, pėr tė cilin Sandro Botiēeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lėnė njė portret klasik rilindės, u mbyt aksidentalisht nė lumin Cecina mė 11 prill 1500.

Leonik Tomeu(6) (Leonicus Thomeus, 1456-1531), i njohur nė italishte si Niccolņ Leonico Tomeo, lindi nė Venedik nga njė familje prej Durrėsi. Ai studioi letėrsi klasike dhe filozofi nė Firence dhe u bė profesor i filozofisė nė Padovė, ku thuhet se i ka dhėnė mėsim, mes tė tjerėve, edhe Kopernikut. Mė pas u vendos nė Venedik dhe dha mėsim nė Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarėve). Tomeu qe njė dijetar i shquar klasik, i ēmuar mjaft nga Erazmi, dhe pėrktheu veprat e Aristotelit e tė filozofėve tė tjerė tė Greqisė sė Lashtė.

Njė tjetėr dijetar latin me prejardhje arvanitase pa dyshim ishte Maksim Greku(7) (rreth1480-1556), i njohur edhe me emrat Michael Trivolis, Maksim Hagioriti, nė shqipe Maksim ose Mihal Artioti, dhe nė italishte Massimo d'Arta. Ai pati lindur nė Artė, njė qytet nė Epir i populluar mjaft nga shqiptarė, dhe studioi latinisht, greqisht, filozofi dhe teologji nė Ferrarė, Firence dhe Padovė. Rreth dhjetė vjet ai jetoi si murg nė Malin Atos dhe mė 1518 u thirr nė

__________________________________________________ _________________

4 Pėr pėrkthimet e para kr. Petrovitch 1881/1967.

5 kr. Bruns 1893, Sainati 1919, vėll. 1, ff. 69-161, Zakythenos 1928, Croce 1945, vėll. 2, f. 267-380, Perosa 1951, dhe Prenushi 1981, f. 60-76.

6 kr. Prenushi 1981, f. 117-130.

7 kr. Denissoff 1943, A. I. Ivanov 1969, dhe Prenushi 1981 f. 149-164. Veprat e tij janė botuar nė rusisht, kr. Maksim Grek 1894-1897.
__________________________________________________ _________________


oborrin e Vasilit III (sundoi 1505-1533) nė Moskė pėr tė pėrgatitur pėrkthimet sllave tė teksteve liturgjike greke. Maksim Greku luajti njė rol tė madh nė ringjalljen e kishės ortodokse ruse, duke bėrė tė njohur nė Rusi arritjet e filologjisė dhe tė studiuesve bizantinė. Ai ėshtė autori i mė se 150 veprave, ndėr to traktate filozofike, teologjike e gramatike, predikime morale dhe pėrkthime.


Marin Beēikemi(Cool (Marinus Becichemus Scodrensis, 1468-1526), i njohur nė italishte Marino Becichemi, ishte nga Shkodra dhe qe mėsues nė Dubrovnik e nė Breshie para se tė bėhej profesor i retorikės nė Universitetin e Padovės. Ai ėshtė autor i njė numri veprash latinisht, ndėr to njė panegjirikė qė merret me rrethimet e vendlindjes sė tij, Shkodrės, mė 1474 dhe 1478.
'Humanistėt shqiptarė' tė pėrmendur mė sipėr, shkrimtarė dhe mendimtarė tė shekujve tė pesėmbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė, patėn pak rėndėsi tė drejtpėrdrejtė pėr lindjen e letėrsisė shqiptare. Ata ishin produkt i kulturės humaniste tė Rilindjes italiane dhe, me talentin e tyre, dhanė ndihmesė nė zhvillimin e kėsaj ringjalljeje tė madhe kulturore, qė do tė kishte njė ndikim tė tillė mbi qytetėrimin evropian. Duke pėrdorur latinishten si gjuhė universale tė shkollės, shkencės dhe artit, ata nuk patėn lidhje tė tjera me Shqipėrinė pėrveē atyre tė krijuara ndoshta nga rrėnjėt e tyre etnike.
Megjithatė, pikėrisht nė kėtė periudhė energjia krijuese e intelektualėve shqiptarė brenda dhe jashtė vendit filloi pėr herė tė parė tė kanalizohej drejt pėrdorimit tė gjuhės sė tyre pėr tė shkruar. Njė letėrsi e re ishte nė prag tė agimit tė saj.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:42

3.2 Fillimet e shkrimit shqip



Krahasuar me gjuhėt e tjera kombėtare tė Evropės, shqipja nuk gėzon traditė letrare tė gjatė. Nė fakt, shqipja ėshtė gjuha kombėtare e fundit nė Evropė qė ėshtė dokumentuar. Kjo rrethanė ėshtė sidomos pėr tė ardhur keq jo vetėm nga pikėpamja letrare (ndonėse dihet qė kemi disa dokumente tė shkruara nė latinishte pėr shqiptarėt), por edhe nga ajo gjuhėsore, d.m.th. nuk ka gjurmė tė rėndėsishme tė gjuhės shqipe qė tė datojnė para shekullit tė pesėmbėdhjetė. Fillimet e letėrsisė shqiptare, ose pėr tė folur mė saktė pėr kėtė periudhė - tė shkrimit shqip, janė tė rralla dhe disi tė errėta.

Fillimi i shekullit tė pesėmbėdhjetė na vė pėrpara njė tekst kureshtar qė mund tė pėrbėjė pikėnisjen pėr shkrimin shqip. Ky ėshtė i ashtuquajturi teksti Bellifortis(9), qė ruhet nė Muzeun Konde (Musée Condé) nė Shato dė Shantiji (Chāteau de Chantilly) nė veri tė Parisit. I datuar 1405, ai pėrbėn njė shtojcė prej 29 rreshtash ndaj tė ashtuquajturit dorėshkrimi Bellifortis (ms.348/663, fol.153v), njė traktat i njohur mesjetar, nė pjesėn mė tė madhe nė latinishte, mbi armėt dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer (Conrad Kyeser, 1366-1405). Kjo shtojcė, qė nuk ka lidhje aspak me pjesėn tjetėr tė dorėshkrimit Bellifortis, ėshtė njė tekst misterioz qė merret me ritet e pagėzimit, ku bėn pjesė edhe njėfarė ceremonie e pjekurisė seksuale. Tetė rreshtat, ndoshta nė shqipen e hershme, janė ndėrfutur nė tekstin latin. Teksti i pėrkthyer ėshtė:

"Kjo ėshtė bukuria e tė dymbėdhjetė shenjave tė ndritshme. Djali i virgjėr duhet

__________________________________________________ _______________

8 kr. Cosenza 1962, Prenushi 1981, f. 131-148, dhe Shuteriqi 1987, f. 40-72.

9 kr. Elsie 1986b, 1997b.
__________________________________________________ _______________


pagėzuar nė njė ditė me diell nė orėt e para tė mėngjesit, duke e mbajtur atė gjėnė e rrumbullakėt me dorėn e majtė tė trupit [tė tij] joharmonik. Kurse me dorėn e djathtė tė ngritur lart ai duhet tė mbajė njė pishtar, duke shqiptuar dymbėdhjetė herė atė qė ėshtė perifrazuar. Pas njė pauze, vjen ajo qė kėrkohet, e pėrshkruar mė parė. Vjen e provohet ajo punė e hollė. Ai qė e kupton, e di se ē'ėshtė kjo punė. Mjafton njė shprehje e thjeshtė. I lidhshin e i bashkofshin dymbėdhjetė majat e qiellit me gjithė virtytet qė kanė brenda gjėrat e paracaktuara

due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci dayze yan yon yan.

Thuaji djalit [nė] veshin e djathtė "ragam", kurse [nė] tė majtin "echem" aq herė sa lypset pėrsėritur, derisa tė plotėsoni normėn e trupit joharmonik. Pastaj, profetėt Enoh dhe Elias dhe klerikėt e lartė tė ftuar do tė lidhin bashkė gjėrat e paracaktuara.

ragam ragma mathy zagma concuti perbra ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa.

Atė gjėnė e mprehur e tė fortė sipėr duhet ta mbėshtjellėsh me dyllė tė paprekur dhe po ashtu gishtin e madh tė kthetrės sė djathtė tė djalit. Gjithashtu, ajo gjėja e rrumbullaktė duhet tė mbahet si mė lart nė dorėn e djathtė, dhe nėse ngrihet e rėndohet mė shumė, mund tė mbahet kėshtu edhe me dorėn e majtė. Rrjedhtė e kaloftė ajo vala me tė cilėn do tė plotėsosh atė qė kėrkohet. Pėr hir tė Zotit."

Pjesėt e paqarta tė tekstit Bellifortis pėrmbajnė namatisje e formula magjike me pėrsėritje dhe shndėrrime fjalėsh, pa dyshim pėr arsye tabush, dhe kėsisoj nuk janė menjėherė tė pėrkthyeshme. Me njė shqyrtim mė tė imtė, pėr shembull, mund tė shihet se dy rreshtat e fundit duket se pėrsėrisin dy rreshtat para tyre. Qoftė edhe nė kėtė formė tė gjymtuar, shumė elemente tė tekstit jo rastėsisht tė kujtojnė shqipen. Mister ėshtė nė njė farė mėnyre edhe origjina e tekstit Bellifortis. Si ka pėrfunduar mė i hershmi dokument i shkruar i shqipes, po t'i quajmė kėshtu, nė njė dorėshkrim pėr punimet xhenjere e fortifikuese nė ushtri nė Chāteau de Chantilly? Dihet se Karli Anzhuin zbriti nė Vlorė mė 1269 dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae. Sundimi anzhuin nė Shqipėri zgjati deri nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė dhe pėrfundoi nė kthimin e disa viseve tė Shqipėrisė veriore nė katolicizėm. Disa nga kėta katolikė, ose tė paktėn disa klerikė frėngj me njė farė njohjeje tė shqipes, duhet tė kenė ikur nga vendi e tė kenė vajtur nė Itali dhe Francė kur
u larguan frankėt. Prandaj ėshtė fort bindėse qė folės tė shqipes tė gjendeshin nė Francėn e shekullit tė katėrmbėdhjetė e tė pesėmbėdhjetė, ku ėshtė ruajtur ky tekst.

Teksti i kuptueshėm mė i lashtė nė gjuhėn shqipe ėshtė njė formulė pagėzimi qė mban datėn 1462 e qė thotė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė). Autori i kėsaj formule ishte Pal Engjėlli (lat. Paulus Angelus, rreth 1417-1470), argjipeshkėv i Durrėsit dhe mik i ngushtė e kėshilltar i Skėnderbeut. Kėtė pėrkthim nė shqipe tė formulės sė pagėzimit, e cila nevojitej shumė pėr kthimin nė fenė katolike tė atyre qė nuk flisnin latinisht, Engjėlli e pėrfshiu nė njė letėr pastorale me rastin e njė sinodi tė mbajtur nė kishėn e Trinisė sė Shenjtė nė Mat mė 8 nėntor 1462. Teksti u zbulua nė Bibliotekėn Laurentiane(10) nė Firence nga dijetari rumun Nicolae Iorga

__________________________________________________ _______________

10 Dorėshkrim Ashburnham numėr 1167.
__________________________________________________ _______________

(1871-1940) dhe u botua prej tij mė 1915(11).

Njėzetenjė vjet mė pas, mė 1483, ndeshemi me njė fjali nė gjuhėn shqipe (ēka ėshtė njėherazi edhe mallkimi i parė) nė njė pjesė teatrale tė kohės sė Rilindjes evropiane me titullin Epirota(12). Nė kėtė komedi nė stilin e Plautit, tė shkruar latinisht nga Thoma Mediusi (ital. Tommaso de Mezzo), bashkėkohės dhe i njohur i Xhovani Piko dela Mirandola (Giovanni Pico della Mirandola, 1463-1494), njė kėngėtar epirot (d.m.th. shqiptar) me emrin Damasken shan njė hanxhi qė nuk ia pėlqen kėngėt, duke e mallkuar nė gjuhėn e vet me fjalėt Dramburi te clofto goglie (T'u dridhtė goja). Ky mallkim ėshtė nė gjuhėn shqipe dhe u ngjan shumė sharjeve qė pėrdoren edhe sot, "T'u mbylltė goja", "T'u thaftė gjuha" etj., d.m.th. "Humbsh zėrin pėr tė keqen tėnde". Pjesa teatrale u botua nė Venedik mė 1483, ndėrsa kjo frazė njihej se ishte nė gjuhėn shqipe dhe u botua vetėm mė 1972(13).

Njė dokument tjetėr e mė i rėndėsishėm i shqipes sė hershme ėshtė i ashtuquajturi Ungjilli i Pashkėve ose Perikopeja(14), pesėmbėdhjetė rreshta nė shkronja greke, tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut (27: 62-66). Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) mė 1906 nė njė dorėshkrim greqisht(15) tė ruajtur nė Bibliotekėn Ambroziane nė Milano. Teksti, autori i tė cilit nuk dihet, ėshtė nė dialektin toskė, ndonėse jo i pėrkthyer mirė. Pėr moshėn e tij vlerėsimet shkojnė nga shekulli i katėrmbėdhjetė nė shekullin e tetėmbėdhjetė. Njė analizė paleografike e tekstit e pėrcakton si shkrim tė kohės nga shekulli i pesėmbėdhjetė nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė.

Shekulli i pesėmbėdhjetė mbyllet me njė tjetėr tekst shqip (1497) qė ruhet jashtė, kėsaj radhe nė Gjermani. Ėshtė fjalori shqip i Arnold fon Harfit(16) (Arnold von Harff, rreth 1471-1505), njė kalorės gjerman, udhėtar dhe shkrimtar, i lindur nė njė familje fisnikėsh nė Rinin e poshtėm (nė Harff mbi lumin Erft, nė veriperėndim tė Kėlnit). Nė vjeshtėn e vitit 1496, fon Harfi u nis pėr njė udhėtim, me sa duket njė pelegrinazh nė Tokėn e Shenjtė, ēka e shpuri nė Itali, nėpėr bregdetin shqiptar, nė Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinė, Azi tė Vogėl, dhe pastaj nė kthim nėpėr Evropėn qendrore nė Francė e nė Spanjė. Ai u kthye nė Kėln nė vjeshtė tė vitit 1498 ose 1499 dhe vdiq mė 1505. Gjatė udhėtimeve, fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhėt qė ndeshi nė vende tė ndryshme. Nė njė ndalesė nė portin e Durrėsit nė pranverėn e vitit 1497, kur po lundronte me anije tregtare me vela nga Venediku nė Aleksandri, ai shėnoi njėzetegjashtė fjalė, tetė fraza dhe dymbėdhjetė numra nė shqipe, tė cilat i hodhi bashkė me pėrkthimin gjermanisht nė ditarin e tij tė udhėtimit. Pėrshkrimet e kėtij udhėtimi u botuan mė 1860(17), dhe konsiderohen si shembujt mė tė mirė tė kėsaj gjinie, aq shumė tė pėrhapur nė fund tė periudhės sė mesjetės. Gjatė udhėtimeve fon Harfi tregoi njė interesim tė vazhdueshėm pėr gjuhėt dhe zakonet e huaja, duke dhėnė, pėrveē materialit nė shqipe, edhe fjalorė tė shkurtėr me fjalė e shprehje nė gjuhėt kroate, greke, arabe, hebraishte, turke, hungareze, baske dhe bretone. Kėto

__________________________________________________ _________________

11 kr. Iorga 1915, f. 194-197.

12 kr. Medius 1516.

13 kr. Braun & Camaj 1972.

14 kr. Borgia 1930.


1906.

15 Codex 133, f. 63. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum. kr. Lampros


16 kr. Elsie 1984.

17 kr. Groote 1860.
__________________________________________________ _________________


pėrbėjnė atė qė mund tė quhej fjalor xhepi pėr udhėtarė, qė zakonisht pėrfshijnė terma ushqimorė, shtėpiakė e tė udhėtimit, si dhe fraza tė nevojshme si: "Mirėmėngjesi", "Sa kushton kjo", apo "Grua, a mund tė flemė bashkė sonte?" Kjo pyetje e fundit, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, mungon nė fjalorin shqip. Me tė mbėrritur nė Durrės, fon Harfi shkruan:

"Nga Ulqini nė Durrės lundruam me njė erė shumė tė fortė. Ky ėshtė njė qytet i madh i rrėnuar nga turqit, e qė tani ėshtė nėn sundimin e Venedikut. Ky qytet shtrihet nė Shqipėri, ku banorėt kanė edhe gjuhėn e tyre, e cila nuk mund tė shkruhet mirė, meqė nė kėtė vend ata nuk kanė alfabetin e vet. Kam hedhur nė letėr disa fjalė tė kėsaj gjuhe shqipe, tė cilat po i jap mė poshtė me alfabetin tonė:

1. boicke bukė
2. vene verė
3. oie ujė
4. mische mish
5. jat djathė
6. foeije vezė
7. oitter uthull
8. poylle njė pulė
9. pyske peshk
10.krup kripė
11.myr mirė
12.kyckge keq
13.megaruneto(18) ha
14.pijneto pi
15.tauernea tavernė
16.geneyrea(19) burrė
17.growaa grua
18.denarye parą
19.sto(20) po
20.jae jo
21.criste zot
22.dreckthe dreq
23.kijrija qiri
24.kale njė kalė
25.elbe elb
26.fijetto fle
27.mirenestrasse mirėmėngjes
28.myreprama mirėmbrėma
29.meretzewen(21) mirėdita


__________________________________________________ _________________
18 mė saktė 'me ngrėnė'.

19 mė saktė 'njė njeri'.

20 mė saktė 'ashtu'.

21 mė saktė 'mirė se vjen'.
__________________________________________________ _________________

30. ake ja kasse zet ve(22) ēfarė ke qė mė pėlqen
31. kess felgen gjo kaffs(23) sa bėn
32. do daple do ta ble
33. laff ne kammijss(24) laj kėmishėn time
34. ne kaffs(25) si quhet
35. nea njė
36. dua dy
37. trij tre
38. quater katėr
39. pessa pesė
40. jast gjashtė
41. statte shtatė
42. tette tetė
43. nante nėntė
44. dieta dhjetė
45. nijtgint njėqind
46. nemijgo njėmijė"


Fon Harfi pėrdori mbi shqipen drejtshkrimin e tij gjerman, i cili natyrisht nuk mund tė mbante parasysh e tė respektonte fonemat e shqipes qė ndryshojnė nga ato tė gjermanishtes. Megjithatė, transkriptimi i shqipes(26) prej tij nuk ėshtė mė i keq se ai i teksteve tė tjerė tė periudhės, dhe fjalori i tij i xhepit mund tė pėrdoret nga tė huajt deri diku edhe sot.

__________________________________________________ _________________


22 mė saktė 'a ke gjėkafshė tė re'.

23 mė saktė 'qysh vlen kjo kafshė'.

24 mė saktė 'laj njė kėmishė'.

25 ne kaffs ėshtė keqkuptuar nga fon Harfi. Fjalė pėr fjalė, dhe mė saktė, ajo do tė thotė 'njė kafshė' ose 'njė gjė'. Pėr kėtė le tė mendojmė udhėtarin e Mesjetės qė vjen nė Shqipėri dhe kėrkon pėrkthimin e pyetjes 'si quhet?', dhe nė vend qė tė marrė pėrkthimin i jepet njė pėrgjigje pėr emrin nė shqip tė sendit qė rastėsisht ai mund tė ketė treguar me gisht. Kėshtu qė fon Harfi ka identifikuar pėrkthimin e pyetjes qė kėrkonte me fjalėt shqip tė pėrgjigjes.

26 kr. Hetzer 1981c.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:42

4. FILLIMET E LETĖRSISĖ NĖ SHQIPĖRI.

SHEKUJT XVI E XVII




Nga shekulli i pesėmbėdhjetė e kėndej, Shqipėria u nda nė tri sfera kulturore e gjuhėsore tė dallueshme nga njėra-tjetra: sfera e turqve myslimanė, ajo e grekėve ortodoksė dhe ajo e 'latinėve' katolikė. Ndonėse fiset malėsore vendėse kishin kulturėn e vet popullore dhe njė letėrsi gojore tė pasur, ato nuk kishin alfabet dhe, si pasojė, as kurrfarė traditash tė shkruara nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, ato nuk patėn mundėsi pėr arsimim tė rregullt e kulturė intelektuale, qė do t'i kishte dhėnė shtytje krijimit tė njė letėrsie tė shkruar.

Kėto elemente do tė silleshin nga tri kulturat fqinje qė e kishin ndarė vendin.
Kur Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė, forcat turke qė pushtuan Shqipėrinė, sollėn me vete njė kulturė tė re myslimane qė do tė mbijetonte kėtu deri nė shekullin e njėzetė. Gjuhėt e kulturės dhe tė dijes nė Shqipėrinė myslimane gjatė kėsaj periudhe qenė turqishtja, persishtja dhe arabishtja. Arsimimi nė gjuhėn turke jepte mundėsi jo vetėm pėr karierė fetare, por edhe pėr karierė politike apo ushtarake nė shėrbim tė Portės sė Lartė. Gjuha shqipe qe e pamjaftueshme pėr realizimin e plotė intelektual nė kėtė perandori pėrherė nė zgjerim me tradita tė pasura kulturore turke e persiane; ajo nuk u zbulua si mjet i krijimtarisė letrare islame veēse nė mesin e shekullit tė tetėmbėdhjetė.

Pjesa mė e madhe e viseve tė Shqipėrisė qė, me gjithė pushtimet turke, kishin mundur t'i bėjnė ballė kulturės sė re e pėrherė kėrcėnuese islame, i mbetėn besnike kishės ortodokse dhe traditave tė ngurtėsuara tė Bizantit. Por edhe shqiptarėt ortodoksė nuk qenė nė gjendje tė pėrdornin gjuhėn e vet pėr qėllime arsimore e kulturore, pėrderisa gjuhėt tradicionale tė kishės ortodokse, pra edhe tė vetmet gjuhė tė mundshme pėr t'u shkruar, ishin greqishtja nė jug tė vendit dhe sllavishtja kishtare nė veri.

Fuqia e tretė kulturore nė kėtė vend, ajo e kishės katolike tė Romės, nuk i kishte mė tė pakta synimet pėr t'i asimiluar shqiptarėt e pėr t'i pėrfshirė nė grigjėn e latinishtes e tė italishtes. Megjithatė, nė disa raste tė rralla nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, ajo lejoi gjuhėn vendėse tė kalonte, ka tė ngjarė si reagim ndaj reformizmit protestant nė Evropėn veriore. Nė ato vende, njėfarė pėrdorimi mė liberal i gjuhėve kombėtare e lokale shpuri nė njė lidhje mė tė ngushtė me kishėn, meqė njerėzit e thjeshtė kishin mundėsi kėsisoj tė kuptonin se ē'bėhej e, gjithashtu, nė krijimin e shumė letėrsive nė gjuhėn vendėse. Edhe brenda kishės katolike, gjithashtu po ndiehej ndikimi i frymės sė humanizmit dhe i respektit pėr pasionin intelektual, tė cilėt ishin arritje tė Rilindjes italiane.
Letėrsia e hershme shqiptare, ajo e shekujve tė gjashtėmbėdhjetė e tė shtatėmbėdhjetė, ishte nė thelb letėrsi fetare.

Nė fillim ajo pėrbėhej nga pėrkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja nė shėrbim tė Kundėrreformės, kurse mė vonė nga vepra origjinale tė hartuara me njė gjuhė vendėse tė re, ende e papėrshtatur pėr abstraksione filozofike e teologjike.
Karakterin fetar tė kėsaj letėrsie e pėrcaktuan dy faktorė. Sė pari, publikun lexues tė asaj kohe nė Shqipėrinė 'latine' e pėrbėnte tėrėsisht kleri i shkolluar nė pjesėn mė tė madhe nė Itali.
Sė dyti, kisha kishte nė tė vėrtetė monopolin e botimeve nė Shqipėri si edhe gjetiu, gjė qė u linte pak hapėsirė krijimeve tė tjera qė nuk ishin tekste fetare. Autorėt e hershėm shqiptarė mund tė kenė shkruar apo pėrkthyer edhe tekste laike, por vepra tė tilla nuk e kanė parė dritėn e botimit. Nė Shqipėri botimi i shkrimeve kurrė nuk ka qenė punė e lehtė. Tė vetmet shtypshkronja tė asaj periudhe mund tė gjendeshin nė Itali dhe nė bregun dalmat tė Republikės sė Shėn Markut. Pėrveē kėsaj, ēdo vepėr, qoftė fetare apo laike, duhet tė kalonte nėpėr njė censurė tė rreptė para se tė merrte 'vulėn' e kishės. Nė atė kohė tė paqėndrueshme tė Kundėrreformės pikėpamjet dhe mendimet se ē'ishte e parrezikshme pėr t'u botuar ndryshonin me shpejtėsi, ēka bėnte qė shumė vepra tė botuara tė hiqeshin mė pas nga qarkullimi.

Letėrsia fetare, pėr njė numėr arsyesh, ishte njė shteg i pėrkryer pėr pėrmbushjen e aspiratave tė kėsaj klase intelektualėsh shqiptarė. Nga njėra anė, njė literaturė e tillė ndihmonte pėr pėrhapjen e doktrinės se kishės katolike, kurse, mė anė tjetėr, ēante rrugėn pėr zhvillimin e njė kulture dhe letėrsie me tipare dalluese kombėtare shqiptare. Botimet e para fetare nė gjuhėn shqipe pėrbėnin gjithashtu njė akt kundėrshtimi ndaj pranisė depėrtuese tė njė kulture myslimane turke nė kėtė vend.
Sikundėr ka ndodhur shpesh nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė shkruarit nė gjuhėn shqipe pėrfaqėsonte njė simbol tė qendresės ndaj fuqive tė huaja qė sundonin nė Shqipėri ose mbizotėronin nė kulturėn e saj.

Pėrveē mungesės sė mjeteve botuese, shkrimtarėt e parė qė guxuan tė shpreheshin nė gjuhėn shqipe, u ndodhėn edhe para pengesash tė tjera. Vetė krijimi i njė alfabeti tė pėrshtatshėm pėr sistemin tingullor tė shqipes, problem ky qė nuk u zgjidh plotėsisht para fillimit tė shekullit tė njėzetė, kėrkonte nė fillim frymė tė fortė iniciative e energji tė mėdha. Sė dyti, pėrshtatja e njė gjuhe fisnore pėr njė sistem mė tė pėrpunuar e mė intelektual komunikimi nxirrte probleme tė atilla, qė mund tė zgjidheshin, nė analizė tė fundit, vetėm nga dijetarė me formim arsimor tė qėndrueshėm. Jo vetėm sistemi i shkrimit, por edhe idetė u sollėn nga jashtė e u gatuan pėr t'iu pėrshtatur nevojave, aspiratave dhe ėndrrave tė popullit shqiptar.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:42

4.1 Gjon Buzuku dhe libri i parė shqip (1555)



Vepra e njohur pėrgjithėsisht me emrin Meshari nga Gjon Buzuku ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe e njėherazi njė nga frytet mė interesante nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė paktėn nga pikėpamja gjuhėsore e kulturore.
Pėr shkak se ballina dhe gjashtėmbėdhjetė faqet e para tė kopjes sė vetme tė njohur tė kėsaj vepre historike mungojnė, pėr titullin origjinal dhe vendin e botimit vetėm mund tė hamendėsohet. Ėshtė vėrtetė njė mrekulli qė ky monument i madh i letrave shqiptare ka ardhur deri nė ditėt tona. Pėr autorin e Mesharit shqiptar dihet pak. Nga tiparet dialektore tė gegėrishtes veriperėndimore tė tekstit, mund tė gjykohet se familja e Gjon Buzukut duhet tė jetė diku nga fshatrat e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndoshta afėr Shestanit, tani nė territorin e Malit tė Zi. Ato tė dhėna tė pakta qė kemi pėr Buzukun, vijnė nga pasthėnia e Mesharit, tė cilėn Buzuku e shkroi me dorėn e vet nė gjuhėn shqipe, pa e ditur ē'pėrmasa historike do tė merrte kjo punė e tij:

"U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herrė se gluha jonė nukė kish gj~ tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjėtė, ėn sė dashunit sė botėsė s'anė, desha me u fėdigunė, pėr s~ mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e atyne qi tė ėndiglonjinė, pėr-se ata tė mundė mernė s~ i naltė e i mujtunė e i pėr-mishėriershim anshtė Zot'ynė atyne qi t'a duonė ėm gjithė zemėrė. U lus ėnbas sodi m~ shpesh tė uni ėm klishė, pėr-se ju kini me gjegjunė ordhėninė e t'inė Zot; e ate nė ėnbarofshi, Zot'ynė tė ketė mishėrier ėnb§ jć, e ata qi u monduonė dierje tash, m~ mos u mondonjėnė. E ju t'ini tė zgjiedhunitė e t'inė Zot, e pėr-herrė Zot'ynė k~ me klenė me jć, ju tue ėndiekunė tė dėrejtėnė e tue lanė tė shtrenbėnėnė. E kėta ju tue b~m, Zot'ynė ka(a) me shtuom ėndėr jć, se tė korėtė t'aj tė ėnglatetė dierje ėn sė vielash e tė vielėtė dierje ėn sė ėnbiellash. E u m~ duo tė ėnbaronj vepėrėnė t'eme, t'inė Zot tue pėlqyem. Ėndė vietėt M.D.L.IV. njė-zet dit ėndė mars zuna ėnfill, e ėnbarova ėndė vietėt njė M.D.L.V., ėndė kallėnduor V. dit. E se pėr fat nė keshe kun ėnbė ėndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, ai qi tė jetė m~ i ditėshim se u, ata faj e lus t'a trajtonjė ėnde e mirė; pėr-se nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė m~ e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom ėnbė gluhėt t'anė. Pėr-se ata qi shtanponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėr-se pėr-herrė ėndaj 'ta nukė mundė jeshe, u tue ėnbajtunė njė klishė, ėnbė tė dķ anėt mė duhee me sherbyem. E tash u jam ėnfalė gjithėve, e lutėni t'enė Zonė ende pėr muo."(1)

Ėshtė thėnė nė mėnyrė bindėse se Buzuku nuk ka jetuar brenda Shqipėrisė, por diku nė Adriatikun verior nė Republikėn e Shėn Markut, ka tė ngjarė nė rajonin e Venedikut, ku familje refugjatėsh shqiptarė kishin ardhur pas pushtimit turk tė Shkodrės mė 1479(2). Nė Venedik Buzuku duhet tė ketė pasur mė shumė mundėsi se nė Shqipėri pėr shkollimin e nevojshėm letrar e pėr specializimin si prift. Mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se Meshari i Buzukut ka qenė botuar nė Venedik, ndonėse po njėlloj mund tė mendohet edhe pėr qendra botuese tė bregdetit dalmat. Me sa duket, vepra nuk ka pasur ndonjė pėrhapje tė gjerė, prandaj dhe ka mbetur vetėm me njė kopje tė ardhur deri nė ditėt tona.

Rallėsia e saj pa dyshim ėshtė rrjedhojė e politikės sė lėkundur kishtare gjatė Koncilit tė Trentit (1545-1563) e mė pas. Ka shumė tė ngjarė qė, nė atmosferėn e Reformės, kisha tė ketė dhėnė nė fillim autorizimin pėr kėtė pėrkthim, por mė vonė, nė shenjė ripohimi tė doktrinės katolike tradicionale tė Kundėrreformės dhe nė atmosferėn e pėrgjithshme tė frikėsimit qė mbretėronte gjatė Inkuizicionit, tė jetė orvatur tė mos lejojė vepra nė gjuhėn vendėse. Dihet se shumė vepra fetare e liturgjike kanė qenė ndaluar apo hequr nga qarkullimi
pėr njė periudhė prej tridhjetė vjetėsh nga 1568 deri 1598, dhe ėshtė plotėsisht e mundshme qė Meshari i Buzukut tė ketė qenė ndėr to. Kjo do tė shpjegonte si numrin e vogėl tė kopjeve tė veprės ashtu dhe mungesėn e qarkullimit tė saj.
Autorėt e mėvonėshėm tė letėrsisė sė hershme shqiptare, si Lekė Matrėnga (1567-1619), Pjetėr Budi (1566-1622) dhe Frang Bardhi (1606-1643) duket se nuk e kanė njohur Mesharin, ndonėse eruditi Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689), nė njė raport pėr Propaganda Fiden mė 1665, duke cekur ēėshtjen e mungesės sė librave nė gjuhėn shqipe dhe, duke renditur botimet pėr tė cilat kishte dėgjuar, pėrmend njė 'Euangelii in Albanese' (Ungjill nė shqip)(3). Ėshtė krejtėsisht e mundshme qė ta ketė pasur fjalėn pėr Mesharin e Buzukut dhe se ka shėnuar titullin origjinal tė veprės.

Kopja e vetme e ardhur deri nė ditėt tona e Mesharit tė Buzukut u zbulua rastėsisht mė 1740 nė bibliotekėn e Kolegjit tė Propaganda Fides prej Gjon Nikollė Kazazit (1702-1752) nga Gjakova kur, si Argjipeshkėv i Shkupit, ishte pėr vizitė nė Romė. Ai e cilėsoi kėtė zbulim si "njė meshar tė lashtė shqiptar tė rrėgjuar nga koha". Kazazi bėri njė kopje fragmentesh tė tekstit e ia dėrgoi Gjergj Guxetės (Giorgio Guzzetta, 1682-1756), themelues i Seminarit shqiptar nė Palermo. Dihet se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė libri ka bėrė pjesė nė koleksionin e pasur
tė kardinalit Stefan Borxhia, qė mė vonė pėrfundoi nė Bibliotekėn e Vatikanit(4). Pas shumė vitesh harrimi, Meshari u nxor nė dritė nga Monsinjor Pal Skiroi (Paolo Schirņ, 1866-1941),
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:43

1 Transkriptim fonetik nga Ressuli 1958, f. 379.

2 kr. Zamputi 1988.

3 kr. Shuteriqi 1977, f. 58.

4 Ai tani ėshtė kataloguar nėn Ed. Prop. IV. 244.
__________________________________________________ _________________


peshkop e dijetar arbėresh nga Sicilia, i cili e fotokopjoi tekstin mė 1909-1910 dhe pėrgatiti njė transliterim e transkriptim tė tij. Pėr fat tė keq, studimi i gjerė i Skiroit pėr Mesharin ėshtė botuar vetėm pjesėrisht(5). Mė 1929 u bėnė tri kopje tė tjera pėr studiuesin franēeskan Justin Rrota (1889-1964), i cili botoi fragmente tė Mesharit njė vit mė pas nė shtypshkronjėn franēeskane nė Shkodėr(6). Pėr herė tė parė botimi i plotė u mor pėrsipėr mė 1958 nga Namik Ressuli (1908-1985), pėrfshirė njė fotokopje e njė transkriptim(7). Dhjetė vjet mė vonė, gjuhėtari Eqrem Ēabej (1908-1980) bėri botimin e tij kritik nė dy vėllime nė Tiranė(Cool. Vėllimi i parė i Mesharit tė Ēabejt pėrmban njė studim hyrės me njė transliterim tė tė gjithė tekstit; vėllimi i dytė pėrmban njė faksimile tė origjinalit dhe njė transkriptim fonetik, i cili pėrbėn njė ndihmė tė madhe pėr tė kuptuar drejtshkrimin e Buzukut, qė ėshtė shpesh me gabime.

Meshari nė fillim pėrbėhej prej 110 fletėsh ose 220 faqesh, nga tė cilat kanė mbetur 94 fletė ose 188 faqe. Libri pėrmban jo vetėm njė meshar (lutje e rite pėr gjithė vitin), por edhe shumė fragmente tė pėrkthyera nga librat e lutjeve, psallmet dhe litanitė katolike. Pėr kėtė arsye, pjesa mė e madhe e veprės pėrbėhet nga pėrkthime prej Dhjatės sė Vjetėr e tė Re, fakt ky qė lehtėson mjaft interpretimin e tekstit, i cili nuk u ėshtė shmangur gabimeve tė shtypit apo kapėrcimeve. Tė 188 faqet e tekstit pėrfshijnė 154,000 fjalė me njė fjalor tė pėrgjithshėm prej rreth 1500 leksemash(9).

Meshari u botua nė stilin gjysėmgotik tė Italisė sė veriut me shkronja latine, pėrfshirė edhe pesė shkronja me prejardhje cirilike pėr tingujt qė nuk gjenden nė latinishte apo italishte. Pėr kėtė arsye shtypshkronja e Buzukut duhet tė ketė pasur kontakt me serbo-kroatishten, nė veēanti me karakteret e shkrimit bukvica tė pėrdorur nė Bosnjė. Stili i shkronjave i ngjan atij tė pėrdorur nė Venedik mė 1523 dhe 1537, ku kishin qenė botuar edhe mesharėt nė cirilikė pėr katolikėt e Bosnjės. Mario Roku (Mario Roques, 1875-1961) vėren nė studimin e tij pėr tekstet e lashta nė gjuhėn shqipe(10) se Buzuku u ishte borxhli sllavėve katolikė tė Bosnjės, Dalmacisė dhe Serbisė jo vetėm pėr shkronjat cirilike e pėr tipografinė venedikase, por ndoshta edhe pėr vetė idenė qė t'u jepte bashkėvendėsve njė meshar nė gjuhėn e tyre. Roku, gjithashtu, bėn krahasime tė pėrmbajtjes me njė meshar boshnjak tė botuar mė 1512, dhe nė veēanti disa elemente franēeskane qė na japin ēelesa tė tjerė tė tėrthortė pėr tė njohur autorin dhe veprėn e tij.

Gjuha e Buzukut, sikundėr u tha mė sipėr, paraqet tipare tė gegėrishtes veriperėndimore nga viset e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndonėse nė tė takohen edhe elemente tė dialekteve tė tjera. Kjo na shpie nė pėrfundim qė Buzuku ėshtė pėrpjekur tė pėrdorė njė gjuhė mė gjerėsisht tė kuptueshme se dialekti i tij vendės ose, qė mund tė jetė edhe mė e vėrtetė, se ai ka lindur dhe ėshtė rritur jashtė Shqipėrisė. Jo vetėm qė gjuhės sė Buzukut i mungon krejtėsisht ai ndikim i fortė nga turqishtja i shqipes sė mėvonėshme, por ajo edhe pėrmban shumė tipare ēuditėrisht arkaike tė padokumentuara ndryshe, tė cilat deri tani, falė kompleksitetit tė sistemit shkrimor tė pėrdorur prej tij, janė hetuar veēse pjesėrisht. Pėr historianėt e gjuhės Buzuku ėshtė

__________________________________________________ _________________


5 kr. Schirņ & Petrotta 1932.

6 kr. Rrota 1930.

7 kr. Ressuli 1958.

8 kr. Ēabej (red.) 1968.

9 Pėr leksikun e Buzukut, kr. K. Ashta, 1964-1966.

10 kr. Roques 1932b.
__________________________________________________ _________________


minierė tė dhėnash. Gjon Buzuku nuk ishte njė krijues i mirėfilltė i letėrsisė. Meshari i tij, me pėrjashtim tė pas-shėnimit, ėshtė thjesht njė konglomerat pėrkthimesh nga tekste fetare nė gjuhėn latine. Por si autor i librit tė parė nė shqip, mund tė thuhet se ėshtė ai qė e lindi shqipen letrare. Stili i rrjedhshėm i tij ka bėrė qė disa studiues tė hamendėsojnė pėr ekzistencėn e njėfarė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore tė asaj kohe, por deri mė sot nuk ėshtė zbuluar ndonjė vepėr mė e hershme.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:43

4.2 Lekė Matrėnga dhe Doktrina e Krishterė (1592)



Lekė Matrėnga (Luca Matranga, 1567-1619) ka qenė njė klerik ortodoks i bashkėsisė arbėreshe tė Sicilisė. Ai ka lindur ose nė Horėn e Arbėreshėvet (ital. Piana degli Albanesi, qė nė atė kohė quhej Piana dei Greci) nė jug tė Palermos ose nė Monreale, pinjoll i njė familjeje arbėreshe qė kishte emigruar nė Sicili, ndoshta nga Peloponezi, rreth viteve 1532-1533. Data e saktė e lindjes nuk dihet(11). Pėr pesė vjet, ka tė ngjarė nga 1582 deri mė 1587, ai studioi nė Kolegjin Grek tė Shėn Athanasit nė Romė, qė kishte qenė themeluar mė 1577, dhe pastaj u kthye nė Sicilinė e tij tė lindjes. Ėshtė pėrmendur nė 'Kronikėn e tė gjithė studentėve tė Kolegjit Grek qė nga themelimi e deri mė 1640', ku shkurt thuhet: "Lekė Matrėnga nga Monreale e Sicilisė, me kombėsi shqiptare, student i rėndomtė, studioi kulturėn e lashtė greke e latine, pastaj u largua pėr arsye sėmundjeje, pasi kishte kaluar pesė vjet nė kėtė kolegj".

Nga njė dėshmi pagėzimi mėsojmė se Matrėnga u mor me detyra pastorale midis arbėreshėve tė Horės sė Arbėreshėvet nė dhjetor 1601. Dėshmia thotė: "Unė, Don Lekė Matrėnga, famullitar nė kėtė kishė tė Shėn Gjergjit, pagėzova njė foshnjė mashkull mė tridhjetė tė nėntorit tė kaluar, birin e Antoni dhe Venera Zalapit, dhe emri iu vu Andrea. Kumbar ishte Franēesko i tė nderuarve Josep dhe Beatriēe Guzeta, kurse kumbare ishte Domenika, e bija e tė nderuarve Josep e Beatriēe Guzeta, e shoqja e Joan Muzakės nga kjo krahinė e Pianės(12)." Pėr jetėn e Matrėngės nuk dihet gjė tjetėr. Vdiq si kryeprift mė 6 maj 1619.

Lekė Matrėnga ka mbetur si autor i njė vepre tė titulluar E mbsuame e krėshterė(13), Romė 1592 (Doktrina e Krishterė), njė katekizėm prej njėzetetetė faqesh i pėrkthyer nga njė vepėr latinisht e priftit jezuit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). Kopja nė dorėshkrim e pėrkthimit, qė ka ardhur deri nė ditėt tona nė tri variante tė ndryshme(14), i pari nga tė cilat ėshtė me sa duket me shkrimin e vetė Matrėngės, ėshtė kataloguar nėn Codex Barberini Latini 3454 nė Bibliotekėn e Vatikanit. Nga data e shėnuar nė variantin e parė, mėsojmė se Matrėnga e ka pėrfunduar pėrkthimin e tij mė 20 mars 1592 nė Piana dei Greci. Varianti i botuar, nga i cili ka shpėtuar vetėm njė kopje, u shtyp nė Romė nga Gulielm Faēoti (Guglielmo Facciotto) 'me lejen

__________________________________________________ _________________

11 La Piana 1912, f. 4, jep vitin 1560, por sot kjo datė merret si tepėr e hershme. Shuteriqi 1987, f. 97, ditėlindjen e vendos nė vitet 1571-1572.

12 Arkivi i Katedrales nė Horėn e Arbėreshėve. Regjistri i pagėzimeve, vėll. 3, nr. 835, fletė 85.

13 kr. La Piana 1912, Rrota 1939, Sciambra 1964, dhe F. Sulejmani 1979.

14 kr. Riza 1962, 1965b. Njė variant tjetėr i dorėshkrimit, i zbuluar nga Skiroi mė 1909 dhe i pėrdorur nga La Piana mė 1912, me sa duket ėshtė zhdukur.
__________________________________________________ _________________


e eprorėve' dhe u zbulua nga Mario Roku (Mario Roques)(15). Ai ėshtė mbėshtetur nė njėrin prej varianteve tė dorėshkrimit tė redaktuar keq dhe pėrmban shumė gabime. Titulli i plotė i botimit ėshtė:

"Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesł. Tradotta di lingua Italiana nell'Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma"

(Doktrina e krishterė. Bėrė nga i urti At Ledesma i Shoqatės sė Jesuit. Pėrkthyer nga italishtja nė gjuhėn arbėreshe nga Lekė Matrėnga, student i Kolegjit Grek tė Romės.)

Vepra e Matrėngės pėrmban njė hyrje nė italishte, njė vjershė me tetė vargje qė pėrbėn llojin e parė tė vargut tė shkruar nė shqip, si dhe vetė katekizmėn, e cila ėshtė njė udhėzim fetar pėr doktrinat kishtare nė formėn e pyetje-pėrgjigjeve. Nė hyrje, duke ia kushtuar veprėn kardinalit Ludovico II de Torres, argjipeshkėv i Monreales, Matrėnga shpjegon se pėrkthimi ishte bėrė pėr t'u pėrdorur nga arbėreshėt qė nuk e kuptonin variantin italisht tė katekizmės nė qarkullim, duke theksuar se ai do t'u vlente "qindra familjeve nė Kalabri e nė Pulje" me prejardhje shqiptare.

Ndonėse e shkurtėr nė krahasim me vepra tė tjera tė letėrsisė sė hershme shqiptare, vetėm me 28 faqe, Doktrina e Krishterė e Matrėngės ėshtė me rėndėsi historike e letrare jo vetėm si botimi i dytė mė i vjetėr i letėrsisė shqiptare, por edhe si vepra e parė nga njė arbėresh dhe e para vepėr e shkruar nė toskėrishte. Tė gjithė autorėt e tjerė tė hershėm shqiptarė, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, kanė shkruar nė dialektin e tyre tė gegėrishtes. Me sa duket, Matrėnga nė Sicilinė e vendlindjes nuk do ta ketė njohur Mesharin e Buzukut tė botuar tridhjeteshtatė vjet mė parė. Ai nuk u ndikua fare nga drejtshkrimi i kėtij tė fundit. U mjaftua me shkronjat e alfabetit latin, ndėrkohė qė shkrimtarėt shqiptarė veriorė nė Ballkan pėrdornin veē tyre edhe disa shkronja cirilike. Matrėnga pėrdori ae pėr zanoren e pazėshme qė tani shkruhet ė, italishten sc(i) pėr sh dhe ishte i pari qė pėrdori th pėr frikativen dentale. Shqipja e tij(16) ka njė ngjyrim tė fortė me leksik tė greqishtes, jo vetėm sepse greqishtja ishte gjuha e kishės ortodokse, por edhe sepse pikėrisht nga Greqia kishin ikur arbėreshėt e Sicilisė gjashtėdhjetė vjet mė parė. Nė atė eksod duhet tė kenė marrė pjesė gjyshėrit e tij, nė mos edhe prindėrit. Ky shtresim nga leksiku i greqishtes nė dialektet arbėreshe ka ardhur duke u dobėsuar ashtu si ka ndodhur me leksikun turqisht nė shqipen e Ballkanit, i cili pak nga pak ka dalė jashtė pėrdorimit.

Vepra e Matrėngės pėrmban njė leksik tė pėrgjithshėm prej 450
fjalėsh. Vjersha e parė qė i takoi tė botohet nė gjuhėn shqipe, pėrbėhet nga tetė vargje nė njėmbėdhjetėrrokėsh me rimė tė kėmbyer. Ajo pėrmban njė ide prekėse dhe titullohet thjesht 'Canzona spirituale' (Kėngė e pėrshpirtshme):

"Cghķthaeue u thaerés cśx dó ndaegliésae,
Tae mķrae tae chraextée bśra e grįa,
Mbae fiįlaet tae tinaezót tae xķchi méxae,
Sé sķxtae gnerķj néx cciae mcįtae scįa,


__________________________________________________ _________________
15 kr. Roques 1932b, f. 19.

16 kr. Ashta 1957, 1965.
__________________________________________________ _________________


Elśm cśx e cuitón sé cįa tae vdésae,
E mentae bįxcae mbae taenaezónae i cįa,
Sé chrķxti ndae parrįisit i baen piésae,
E baen paer bijr tae tij e paer vaelįa."


(Gjithėve u thėrres, kush do ndėljesė,
Tė mirė tė krėshtee burra e graa,
Mbė fjalėt tė tinėzot tė shihi meshė,
Se s'ishtė njeri nesh qė mkatė s'kaa;
E lum kush e kujton se kaa tė vdesė,
E mentė bashkė mbė tėnėzonė i kaa;
Se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
E bėn pėr bir tė ti e pėr vėllaa.)
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:44

4.3 Veprat e Pjetėr Budit (1618-1621)



Dy breza pas Gjon Buzukut vjen figura e dytė mė e madhe e letėrsisė sė hershme brenda Shqipėrisė. Pjetėr Budi(17) (1566-1622), autor i katėr veprave fetare nė gjuhėn shqipe, lindi nė fshatin Gur i Bardhė nė krahinėn e Matit. Po tė rrinte nė vendlindje nuk do tė kishte marrė shkollimin e nevojshėm tė rregullt, prandaj vajti e mėsoi pėr prift nė tė ashtuquajturin Kolegj Ilirian tė Loretos (Collegium Illyricum i Zonjės Sonė tė Lurias), nė jug tė Ankonės nė Itali, ku do tė studionin shumė shqiptarė e dalmatė me emėr. Nė moshėn njėzetenjėvjeēare u dorėzua prift katolik dhe u dėrgua menjėherė nė Maqedoni e Kosovė, nė atė kohė pjesė tė krahinės kishtare tė Serbisė nėn juridiksionin e Argjipeshkėvit tė Tivarit (Antivari), ku dhe shėrbeu nė famulli tė ndryshme nė dymbėdhjetė vitet e para. Mė 1610 pėrmendet si 'kapelan i kristianizmit nė Shkup', kurse mė 1617 si kapelan nė Prokuple nė Serbinė jugore.

Njė vit mė parė, mu nė Prokuple, ishte mbajtur njė mbledhje e lėvizjeve tė ndryshme kombėtare kryengritėse pėr tė organizuar njė mėsymje tė madhe kundėr turqve. Nė Kosovė, Budi erdhi nė kontakt me katolikė franēeskanė nga Bosnja, kontakte qė nė vitet e mėvonshme dhanė frytet e veta, sepse ndihmuan qė tė rritej mbėshtetja pėr qėndresėn shqiptare kundėr Portės.
Mė 1599 Budi u emėrua famullitar i pėrgjithshėm (vicario generale) i Serbisė, post qė e mbajti pėr shtatėmbėdhjetė vjet. Si pėrfaqėsues i kishės katolike nė Ballkanin e pushtuar nga turqit, ai jetoi dhe punoi nė njė atmosferė politike pa dyshim tė nderė. Pozita e tij kishtare ishte nga shumė anė vetėm njė mbulesė pėr aspiratat e tij politike.

Pjetėr Budi digjej nga dėshira e zjarrtė pėr ta parė popullin e vet tė lirė nga zgjedha turke dhe punoi pa pushim pėr arritjen e kėtij qėllimi. Dihet se nė kėtė periudhė ai ka pasur kontakte me figura qė u dėgjohej fjala si Franēesko Antonio Bertuēi (Francesco Antonio Bertucci) dhe me kryengritės shqiptarė qė luftonin pėr tė pėrmbysur sundimin osman. Por Budi nuk ishte kurrsesi nacionalist mendjengushtė. Me sa mund tė gjykohet, veprimtaria e tij, atėherė e mė vonė, synonte njė kryengritje tė pėrgjithshme tė tė gjithė popujve tė Ballkanit, pėrfshirė edhe bashkatdhetarėt myslimanė. Mė 1616 Pjetėr Budi vajti nė Romė ku qėndroi deri 1618 pėr tė mbikqyrur botimin e veprave tė veta. Nga marsi 1618 e deri aty nga shtatori 1619 ai vajti pėr njė pelegrinazh

__________________________________________________ _________________
17 kr. Zamputi 1965a, 1985, Domi 1966, 1967, Lacaj 1966, Riza 1979, Svane 1985b, 1985c, 1986b, 1986c, 1986d, 1986e etj., dhe Ismajli 1986.
__________________________________________________ _________________


tetėmbėdhjetėmujor nė Santiago de Kompostela nė Spanjė. I kthyer nė Romė nė vjeshtėn e vitit 1619, ai u pėrpoq tė tėrhiqte vėmendjen e kurisė romake kundrejt gjendjes sė mjerueshme tė tė krishterėve shqiptarė dhe tė siguronte mbėshtetje pėr qėndresė tė armatosur. Mė 20 korrik 1621 u bė peshkop i Sapės dhe Sardės (Episcopus Sapatensis et Sardensis), d.m.th. i krahinės sė Zadrimės, dhe u kthye nė Shqipėri njė vit mė pas. Puna e tij atje qe mė fort e natyrės politike se fetare. Njė nga synimet e tij ishte qė klerikėt e huaj tė zėvendėsoheshin me shqiptarė vendės, veprimtari kjo qė nuk duhet tė ketė qenė pritur mirė nga disa eprorė tė tij nė Itali. Nė dhjetor 1622, pak ditė para Krishtlindjeve, Pjetėr Budi u mbyt duke kaluar Lumin Drin. Ėshtė hamendėsuar tė ketė qenė viktimė e ndonjė komploti pėr ta zhdukur, ndonėse dėshmitė pėr kėtė nuk janė tė sigurta(18).
Mjaft nga tė dhėnat biografike qė kemi pėr kėtė autor vijnė nga njė letėr e datuar 15 shtator 1621, tė cilėn Budi ia drejtonte kardinal Goxadinit (Gozzadini) nė Romė, e nė tė cilėn ai parashtron planet dhe strategjinė pėr njė kryengritje nė Ballkan. Nė kėtė letėr ai theksonte edhe:

"... gjatė shtatėmbėdhjetė vjetėve, me aq sa munda, nuk i kam rreshtur kurrė pėrpjekjet pėr tė ndihmuar e lehtėsuar ata popuj, pėrfshirė edhe priftėrinjtė, me modele fetare, duke shkruar vazhdimisht libra fetarė nė gjuhėn e tyre, si nė atė tė Serbisė edhe nė atė tė Shqipėrisė, ashtu siē janė parė nė mbarė ato vende nė ditėt tona."

Kjo do tė na jepte tė kuptonim se gjatė viteve tė shėrbimit nė Kosovė e Maqedoni, Budi i ka kushtuar energjitė e veta hartimit dhe pėrkthimit tė veprave fetare tashmė tė humbura. Pėrndryshe, si mund tė shpjegohej botimi i katėr veprave nė gjuhėn shqipe me gjithsej njė mijė faqe brenda pesė vjetėsh?
Vepra e parė e Budit ėshtė Dottrina Christiana ose Doktrina e Kėrshtenė, njė pėrkthim i katekizmit tė Shėn Robert Belarminit (Roberto Bellarmino, 1542-1621). U botua nė Romė mė 1618 dhe ruhet njė kopje origjinale nė Bibliotekėn e Vatikanit (R.I. VI. 449). Kryefaqja e titullit pėrmban kėto tė dhėna:

"Dottrina Christiana. Composta per ordine della fel.me. Di Papa Clemente VIII. Dal. R. P. Roberto Bellarmino Sacerdote della Compagnia di Giesv. Adesso Cardinale di Santa Chiesa del Titolo di S. Maria in Via. Tradotta in lingua albanese. Dal Rever. Don Pietro Bvdi da Pietra Biancha. In Roma, Per Bartolomeo Zannetti. 1618. Con Licenza de' Superiori."

(Doktrina e Krishterė, e hartuar pėr nder tė kujtimit dritėplotė tė Papa Klementit VIII nga Robert Belarmini, prift i Shoqėrisė sė Jezusit, tani kardinal i kishės sė shenjtė Santa Maria in Via. Pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Reverend Don Pjetėr Budi nga Guri i Bardhė. Nė Romė, nga Bartolomeu Zaneti 1618. Me lejen e eprorėve.)

E shėnuar me dorė nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Shėn Robert Belarmini nga Montepulēano ishte kardinal dhe jezuit, i kanonizuar dhe deklaruar doktor i kishės mė 1930, Doktrina Kristiane mjaft e pėrhapur e tė cilit, ashtu si veprat e tij tė tjera, e kishte dėshmuar si teolog tė zotin nė konflikt me protestantizmin. E ashtuquajtura Doktrina Kristiane 'e vogėl' e tij, njė vepėr qė Kundėrreforma e rekomandonte posaēėrisht pėr pėrdorim misionar, kishte qenė botuar sė pari mė 1597 dhe mė pas qe pėrkthyer nė njė numėr

__________________________________________________ _________________
18 kr. Zamputi 1958, 1985.
__________________________________________________ _________________


gjuhėsh, pėrfshirė gjuhėn angleze, uellse, arabe (1613) dhe greke (1616). Pėrkthimi shqip i Doktrinės Kristiane prej Pjetėr Budit pėrbėhet nga 169 faqe.
Doktrina Kristiane nė gjuhėn shqipe u rishtyp nga Kongregacioni i Propaganda Fides nė Romė. Pėr kėtė duhet tė ketė pasur njė numėr relativisht tė madh kopjesh nga botimet e viteve 1636, 1664 dhe 1868. Dihet se mė 1759 nė depot e Propaganda Fides kishte ende gjithsej 960 kopje tė librit(19).
Me interes mė tė madh letrar se katekizmi vetė janė pesėdhjetė e tri faqe me vjersha fetare shqip, rreth 3000 vargje, shtojcė pėr Doktrinėn e Kėrshtenė. Kėto vargje pėrbėjnė poezinė mė tė hershme nė dialektin gegė. Mjaft nga kėto vargje qenė pėrkthyer nga latinishtja ose italishtja, por njė pjesė janė origjinale.

Botimi i dytė i Budit pėrmban tri veprat e tij tė tjera. Ballina mban titullin:

"Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis. In Epyroticam linguam a Petro Bvdi Episcopo Sapatense & Sardanense translata. Sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV liberalitate typis data. Romae, apud Haeredem Bartholomaei Zannetti. 1621. Svperiorvm permissv."

(Ritual romak dhe Pasqyrė rrėfimi. Pėrkthyer nė gjuhėn epirote (shqipe) nga Pjetėr Budi, peshkop i Sapės dhe Sardės. Dhėnė pėr shtyp me bujarinė e zotit tonė mė tė pėrndershėm Grigor XV. Romė. Bartolomeu Zaneti 1621. Me lejen e eprorėve.)

Po nė dorėshkrim nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Kjo vepėr ende ruhet nė Vatikan (Barberini VI. 56).
Ky botim pėrmban: 1) Rituale Romanum ose Rituali Roman, njė pėrmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente nė gjuhėn shqipe; 2) njė vepėr e shkurtėr me titull Kush thotė Meshė keto kafshė i duhetė me shėrbyem, 16 faqe shpjegime meshash, dhe; 3) Speculum Confessionis ose Pasėqyra e t'rrėfyemit, njė pėrkthim 401 faqesh ose, mė saktė, njė pėrshtatje e Specchio di Confessione tė Emerio de Bonis, i cilėsuar nga Budi si "njė lloj bashkėbisedimi shpirtėror fetar shumė i dobishėm pėr ata qė nuk kuptojnė gjuhė tjetėr pėrveē gjuhės amtare shqipe."

Si Rituali Roman ashtu edhe Pasqyra e tė Rrėfyemit kanė shtojcė nė vargje nė gjuhėn shqipe. Gjuha e pėrdorur nga Budi nė veprat e tij ėshtė njė formė arkaike e gegėrishtes qė ruan disa tipare fonetike interesante(20). Eqrem Ēabej (1908-1980) ka vėrejtur se Budi ėshtė munduar mė fort tė ndjekė njė farė norme letrare se tė shkruajė thjesht nė dialektin vendės tė tij, gjė qė pėrsėri mund tė merret si tregues i ekzistencės sė njė farė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore. Alfabeti i pėrdorur prej tij ėshtė i ngjashėm me atė tė paraardhėsit, Gjon Buzukut, ndonėse Budi nė asnjė vend nuk e zė nė gojė Buzukun.
Nė shikim tė parė Pjetėr Budi mund tė merret si pėrkthyes dhe botues tekstesh fetare nga latinishtja dhe italishtja. Nė tė vėrtetė rėndėsia e tij si shkrimtar i prozės e kapėrcen kėtė cak. Parathėniet e ndryshme, letrat baritore, shtojcat dhe passhėnimet e vėna prej tij e qė arrijnė nė mbi njėqind faqe prozė origjinale nė shqip, zbulojnė njė stil dhe talent tė konsiderueshėm. Krahasuar me Gjon Buzukun para tij e me Pjetėr Bogdanin njė shekull mė pas, gjuha e tij ėshtė
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:44

19 kr. Archivo storico della S. Congregazione 'de Propaganda Fide', SC Stamperia 2, f. 246.

1986.

20 Pėr gjuhėn e Budit kr. Cipo 1952, Ēabej 1966, Svane 1980, 1982, dhe Ismajli
__________________________________________________ _________________


mė e mirėfilltė, mė e gjallė e idiomatike. Pėr shembull, pėr shumė terma tė huaj qė pėrdor, ai pėrpiqet tė japė sinonimet me origjinė nga shqipja. Edhe pse jo aq i hollė e i thellė sa Bogdani me leksikun e tij mė tė madh, Budi mbetet shkrimtari mė i vetvetishėm e mė prodhimtar i periudhės. Pjetėr Budi ėshtė gjithashtu shkrimtari i parė nė Shqipėri qė iu pėrkushtua poezisė. Veprat e tij pėrfshijnė rreth 3300 vargje fetare, thuajse tė gjitha nė strofa katėr vargje me rimė
tė kėmbyer. Kjo poezi, nėntėmbėdhjetė poema gjithsej, pėrfshin si pėrkthime poetike ashtu edhe poezi origjinale nga Budi vetė, si edhe tė paktėn njė e ndoshta edhe dy vjersha(21) nga njė Pal Hasi ose Pali prej Hasit. Pjesa mė e madhe e kėsaj poezie ėshtė tetėrrokėshe, qė ėshtė dhe normė nė poezinė popullore shqiptare. Edhe pse poezisė fetare tė Budit nuk i mungon stili, meqenėse pėrmbajtjen e ka imitim tė poezisė moraliste italiane e latine tė kohės, ajo nuk ėshtė mjaft origjinale. Atij i pėlqejnė mė shumė temat biblike, panegjirikėt dhe motivet universale si, fjala vjen, ai i pashmangshmėrisė sė vdekjes. As rimat e tij nuk janė gjithmonė elegante, gjė qė vjen pa dyshim pjesėrisht edhe nga leksiku i tij i kufizuar, qė ėshtė llogaritur deri nė 2453 fjalė(22)
.
Nė parathėnien e tij pėr Doktrinėn e Kėrshtenė, Budi thotė: "Mė parė hodha (d.m.th. kopjova) nė gjuhėn tonė dy kapituj tė Ditės sė Gjyqit tė fundit, tė shkruar nga shumė i pėrndershmi e i devotshmi prifti Pal i Hasit." Kjo Ditė e Gjyqit ishte njė pėrshtatje mjeshtėrore nė gjuhėn shqipe, sipas ritmit tė saj tetėrrokėsh, himnit tė njohur latinisht tė mesjetės Dies irae, dies illa tė murgut franēeskan Thoma nga Ēelano (Thomas a Celano, rreth 1200-1255):

"Dies irae, dies illa
Solvet saeclum in favilla,
Teste David cum sibylla.

Quantus tremor est futurus
Quando judex est venturus,
Cuncta stricte discussurus.

Tuba mirum spargens sonum
Per sepulcra regionum
Coget omnes ante thronum..."

"Ajo ditė me mėnii
Qi tė vinjė ndė e vonė
Kėtė shekullė tė zii
Ta diegė e ta pėrvėlonjė,

Si Profeta ban dėshmii
Me sibilėnė, po thonė,
I madh gjyyq e mėnii

Tė vinjė pėr mkate tonė.
Saa dridhmė e cokėllimė
Tė jeenė pėrgjithanė,


__________________________________________________ _________________

21 kr. Riza 1979, f. 120.

22 kr. Ashta 1966.
__________________________________________________ _________________


E n qiellshit shkepėtimė
Nd'ajėrit e madhe gjamė...(23)"

Tėrheqėse nė poezinė e Pjetėr Budit e tė Pal Hasit janė ndjenja e sinqertė dhe shqetėsimi i ēiltėr njerėzor pėr vuajtjet e njė bote tė mbrapshtė. Njė vjershė tjetėr qė pėrcjell bukur kėtė dhembshuri ėshtė ajo mbi vdekjen dhe madhėshtinė e njeriut. Ajo nis kėshtu:

"O i paafati njerii,
Gjithė ndė tė keq harruom,
I dhani ndė madhėshtii,
Ndė mkat pshtiellė e ngatėruom;

Ndo plak jee, ndo j rii,
Pėrse s'shtie tė kuituom,
I vobeg ndo zotėnii,
N ceije iee kriiiuom?

Balte e dheu cė zii,
E io ari cė kulluom,
As engjiishi cė tii,
Ndo guri cė paaēmuom;

Kaha tė vien n dore tyy,
Mbė tė madh me u levduom,
Ndė sqime e ndė madhėshtii,
Tinėzot me kundrėshtuom?

Lavdinė tand tė levduom,
Ti pa vene ree vetė,
Ame cote idhėnuom,
Kuur leve mbė kėtė jetė,

Aty s'prune begatii,
As vistaar tė levduom,
As urtė a diekėqii,
As gurė tė paaēmuom;

Aty s'prune madhėshtii,
As dinje me ligjėruom,
As vertyt as trimėnii,
As vetiu me ndimuom;

Aty s'prune zotėnii,
Kual tė bukur as tė ēpeitė,
As dinje gjak e gjeni,
As tė mirėtė as tė keqtė;
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:44

4.4 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)



Frang Bardhi (1606-1643) ėshtė i katėrti nė radhėn e shkrimtarėve tė hershėm shqiptarė me emėr. Ai ėshtė autor i fjalorit tė parė shqiptar, tė botuar nė Romė mė 30 maj 1635, qė njėherazi pėrbėn nė gjuhėn shqipe veprėn e parė pa brendi fetare tė drejtpėrdrejtė. Frang Bardhi, i njohur edhe si Frano Bardhi apo Frangu i Bardhė, kurse nė latinishte si Franciscus Blancus apo Blanchus, lindi nė Nėnshat ose Kallmet (nė veri tė Lezhės) nė krahinėn e Zadrimės tė Shqipėrisė veriore nė njė familje me tradita nė dėrgimin e djemve tė saj pėr peshkopė kishe apo pėr ushtarė a nėpunės tė Republikės sė Venedikut. Ungji i tij qe peshkop i Sapės e i Sardės. Bardhi u dėrgua nė Itali ku studioi pėr teologji, ashtu si Pjetėr Budi, nė Kolegjin Ilirian tė Loretos, afėr Ankonės, e mė vonė nė Kolegjin e Propaganda Fides nė Romė. Mė 30 mars 1636, pa dyshim nėn ndikimin e familjes, ai u emėrua peshkop i Sapės e i Sardės, duke zėvendėsuar tė ungjin, i cili u bė kryepeshkop i Tivarit (Antivari). Para nisjes pėr nė Shqipėri mė 8 prill tė atij viti, ai mori 'imprimatur'-in e domosdoshėm pėr botimin e dytė tė Doktrinės sė Kėrshtenė tė Budit, qė mban emrin e tij:

"Nos Franciscus Blancus Dei, & Apostolicae Sedis gratiae electus Episcopus Sappatensis, & Sardanensis... vidimus ac studiose considerauimus versionem Doctrinae christianae in Epiroticum idioma olim impressam ac publicatam..."

(Ne Frang Bardhi, nė emėr tė Zotit e tė Selisė Apostolike, i zgjedhur peshkop i Sapės dhe i Sardės... kemi parė dhe shqyrtuar me imtėsi variantin e Doktrinės sė Krishterė nė gjuhėn epirote tė shtypur e tė botuar dikur...)

Qė nga viti 1637, Bardhi vazhdoi t'i dėrgojė nga Shqipėria Kongregacionit tė Propaganda Fides raporte(25) italisht e latinisht, qė pėrmbanin njė minierė tė tėrė tė dhėnash pėr dioqezėn e tij, pėr ngjarjet politike, zakonet shqiptare dhe pėr strukturėn e vendin qė zinte kisha. Nėntėmbėdhjetė nga kėto letra dhe raporte ruhen nė arkivin e Propaganda Fides. Mė 1641, dy vjet para vdekjes, dihet se ka ardhur nė Romė pėr tė dorėzuar njė raport me dorėn e vet. Pas njė jete tė shkurtėr por tė dendur si shkrimtar e si figurė kishtare, Frang Bardhi vdiq mė 9 qershor 1643 nė moshėn tridhjeteshtatėvjeēare.

Viti i fundit nė Kolegjin e Propaganda Fides qe ai kur Frang Bardhi njėzetėnėntėvjeēar botoi fjalorin 238-faqesh latinisht-shqip, pėr tė cilin ka mbetur nė histori(26). Kjo vepėr qė mban

__________________________________________________ _________________

24 Transkriptimi i pėrshtatur nga Ismajli 1986, f. 64-67.

25 kr. Zamputi 1956, 1963b/1965b.

26 Gjenden dy botime tė fjalorit, duke pėrfshirė tė dy kopjet fotostatike tė origjinalit: Roques 1932a, dhe Sedaj 1983. Pėr studime tė mėtejshme kr. K. Kamsi 1956, Ashta 1962, 1971-74, Geci 1965, Daka 1983, dhe Demiraj 1986.
__________________________________________________ _________________


titullin Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis, Romė 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje tė pėrditshme), pėrmban 5640 zėra latinisht tė pėrkthyer shqip, plus njė shtojcė me pjesė tė ligjėratės, proverba dhe dialogė. Nė parathėnien e tij shqip tė titulluar "Githė atyne tarbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan", Bardhi shpjegon synimet e tij:

"Tve passune dite, e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastastardhohete saa maa pare te vč; e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot, e te Scintesse Kisce Cattoliche, e sdijne ghiuhene Latine, paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete, paa te madh error, e fai, hesaapete, zaconete, e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Me ndy io pach mire me marre, e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar, ghi tietre sascte vecesse gna Libre, ghi kaa nde uetehe saa fiale, e saa emena iane, e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanė, te Nienezet, e te Stasseuet, & Vienauet, e te Maleuet, e te Fuscavet, e te saa tiera cafsceue, ghi gindene ndene kielt, ende mbi kielt, possi cuur te tine zot, te Engiet, e te Scintenet &c. I silli Libre me pelghiei, e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime, ndoonesse te pache..."

(Pasi vrava mendjen pėr ca kohė (tė dashurit e mij, pasi hyra nė kolegj) se me ē'lloj libri do tė mundja nga njėra anė tė ndihmoja gjuhėn tonė qė pėrherė e mė tepėr po bdaret e po bastardhohet dhe, nga ana tjetėr, tė ndihmoja tė gjithė ata qė janė nė shėrbim tė Zotit e tė Kishės sė Shenjtė Katolike e qė nuk e dijnė gjuhėn latine, pa tė cilėn askush nuk mund t'u shėrbejė ideve, zakoneve dhe ceremonive tė Kishės sė Shenjtė tė Romės ashtu sikundėr duhet, pa bėrė gabime tė mėdha, mendova se do tė ishte ide e mirė tė hartoja e tė pėrktheja njė fjalor nga gjuha latine nė gjuhėn shqipe, qė nuk ėshtė tjetėr veēse njė libėr me fjalė dhe emra tė ndeshur nė kėtė pjesė tė botės. Pra, emra njerėzish, kafshėsh, ujrash, malesh, fushash dhe gjėra tė tjera qė gjenden nė qiell e nė tokė, si dhe zoti, engjėjt dhe shenjtorėt etj.. Ky libėr mė pėlqen mua dhe shpresoj se do t'u ndihmojė sadopak tė tjerėve.)

Siē shihet, dy synimet e kėtij fjalori ishin tė shpėtonin gjuhėn shqipe nga 'bastardhimi' e tė ndihmonin klerin shqiptar tė mėsonte latinishten. Synimi i parė mund tė vėshtrohet nė kuadrin e atij ndikimi tė fortė qė turqishtja po ushtronte mbi gjuhėn shqipe nė shekullin e shtatėmbėdhjetė. Si do tė ēmonte njė prift katolik shprehjen 'Allah, Allah!', qė Bardhi e jep si shprehje admirimi? Synimi i dytė del qartė nė letrat dhe raportet e Bardhit dėrguar Romės, nė tė cilat ai ankohet pėr nivelin e klerit shqiptar. Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kisha katolike nė Shqipėrinė veriore ishte nė gjendje shthurjeje tė shpejtė. Shumica e peshkopatave qenė tė paplotėsuara me klerikė, ndėrkaq shumė prej tyre qenė pa shkollė. Pjesa mė e madhe e shėrbyesve shqiptarė nė kisha me sa duket kishin njohuri tė cekėta pėr doktrinėn e kishės, kurse shumė syresh, pėr tė mos mbetur prapa kolegėve ortodoksė, qenė tė martuar. Synimi i Bardhit ishte t'i ndihmonte pėr tė mėsuar latinishten si pėr tė ngritur nivelin ashtu edhe pėr tė kapėrcyer nevojėn pėr njė kler tė huaj shpesh pa emėr tė mirė brenda kėtij vendi, kler ky qė, nga ana e vet, e dinte pak ose aspak gjuhėn shqipe. Nė njė rast raportohej me keqardhje se grave shqiptare u duhej tė rrėfeheshin nėpėrmjet pėrkthyesit. Nė njėrin nga raportet e tij, tė datuar 8 shkurt 1637, Bardhi shton se kishte pėrkthyer vepra tė tjera kishtare(27) nė gjuhėn shqipe, ēka dėshmon se

__________________________________________________ _________________

27 Professione della fede (Dėshmia e fesė) dhe Ordine del Sinodo posto nel pontif. Romano (Rendi i sinodit tė vendosur nė pontifikatin roman). kr. Shuteriqi 1976, f. 73.
__________________________________________________ _________________


fjalori latinisht-shqip nuk qe e vetmja vepėr e tij nė shqipe. Nuk dihet nėse kėto pėrkthime tė tjera u botuan e u vunė ndonjėherė nė qarkullim.
Fjalori i Bardhit ėshtė vepra e parė nė leksikografinė shqiptare dhe deri diku vepra mė e rėndėsishme ndėr njėzet e dy fjalorėt shqip qė do tė botoheshin mė pas deri mė 1850. Me sa duket, ka pasur qarkullim tė mirė. Mė 1759 nė depon e Propaganda Fides nė Romė(28) gjendeshin rreth 360 kopje tė kėtij libri. Dictionarium latino-epiroticum nuk ėshtė as punim sistematik e as
i hartuar nė njė mėnyrė tė lehtė pėr nevojat praktike tė pėrdoruesit, por si vepėr e parė e kėtij lloji, autorit mund t'i falen mangėsitė. Bardhi nuk e ka tė vėshtirė tė japė nė shqipe terma konkretė, por gjuha e tij shpesh ngec e nuk ecėn kur ndodhet para konceptesh mė abstrakte: materia "aste gna cafsce, seayet te tierate bahene (njė gjė nga e cila bėhen gjėrat e tjera)", substantia "aste gna caffsce ghi mbaa giaal nierine (njė gjė qė mban gjallė njeriun)", patria "dheu cu aste leem nierye (dheu ku ėshtė lindur njeriu)".
Me jo mė pak interes se vetė fjalori ėshtė shtojca prej tridhjetė e tri faqesh, e ndarė nė shtatė krerė (1. emra dhe numėrorė, 2. tituj familjarė, 3. qytete dhe kėshtjella, 4. ndajfolje, 5. parafjalė, 6. pasthirrma, 7. proverba, fjalė tė urta, dialogė dhe pėrshėndetje). Njė pjesė e mirė e shtojcės ėshtė katėrgjuhėshe (latinisht, italisht, shqip dhe turqisht).

Duke renditur fjalorin e tij tė shqipes sipas pjesėve tė ligjėratės, Bardhi na jep skeletin e njė gramatike tė shqipes. Tė 113 proverbat dhe fjalėt e urta qė ai pėrfshin nė fjalor, e para pėrmbledhje e tillė, si dhe dialogėt qė vijnė mė pas, janė me rėndėsi parėsore si pėr historianėt e gjuhės ashtu edhe pėr folkloristėt.
Nė frymėn e shekullit tė shtatėmbėdhjetė, para korpusit tė fjalorit janė vėnė katėr vjersha tė shkurtra panegjirike latinisht, tė shkruara nga bashkėstudentėt e Bardhit nė Kolegj: Stefan Gaspari (Stephanus Gasparus) nga Durrėsi, Franēesk Azopardi (Franciscus Azzopardus) nga Malta dhe Mateu Dudesi (Matthaeus Dudesius) nga Dalmacia; vjershat lėvdojnė veprėn e Bardhit dhe e krahasojnė me Ovidin dhe Homerin.

Bardhi ka botuar gjithashtu njė traktat shtatėdhjetė e gjashtė faqesh latinisht pėr Skėnderbeun, tė titulluar Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus, Venedik 1636, (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pėrgjithėsisht Skėnderbe, vetė Princi i fuqishėm e i pathyeshėm i Epirit, i kthehet popullit dhe vendit tė tij), nė tė cilin ai hedh poshtė mėtimin e peshkopit boshnjak Tomeus Marnavitius se heroi kombėtar shqiptar ishte me prejardhje boshnjake. Ajo ėshtė njė vepėr erudite dhe me ndjenjė atdhetare, e ngjashme me polemikat qė bėhen dhe ēmohen edhe sot nė Ballkan.

Ndihmesa e Frang Bardhit pėr vetė letėrsinė shqiptare, parathėnia e tij gjashtė faqesh pėr fjalorin e parė shqiptar, ėshtė modeste. Por duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e shkrimit shqip nė gjysmėn e parė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, vepra e tij nuk ėshtė pa rėndėsi tė madhe. Si humanist me pėrkushtim tė fortė pėr pėrparimin e popullit tė vet dhe si dijetar me horizont tė gjerė kulturor, ai zė njė vend kyē nė zhvillimin e kulturės sė hershme shqiptare.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:45

4.5 Pjetėr Bogdani dhe Cuneus prophetarum (1685)



Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689), i njohur nė italishte si Pietro Bogdano, ėshtė shkrimtari i fundit dhe dukshėm mė origjinali i letėrsisė sė hershme nė Shqipėri, autor i Cuneus
__________________________________________________ _________________

28 kr. Archivo storico della S. Congregazione 'de Propaganda Fide', SC Stamperia 2, f. 257.
__________________________________________________ _________________


prophetarum (Ēeta e profetėve), vepra e parė e rėndėsishme nė prozė e shkruar drejtpėrdrejt shqip (d.m.th. jo pėrkthim)(29). Lindur nė Gur tė Hasit afėr Prizrenit rreth vitit 1630(30), Bogdani u edukua me traditat e kishės katolike, sė cilės i kushtoi gjithė energjitė e veta. I ungji Ndre Bogdani (Andrea Bogdani, rreth 1600-1683) ishte argjipeshkėv i Shkupit dhe autor i njė gramatike latinisht- shqip, tani e humbur. Pėr Bogdanin thuhet se shkollimin e parė e ka marrė nga franēeskanėt nė Ēiprovac tė Bullgarisė veriperėndimore dhe pastaj ndoqi studimet nė Kolegjin Ilirian tė Loretos afėr Ankonės, sikundėr edhe paraardhėsit e tij Pjetėr Budi dhe Frang Bardhi. Nga 1651 deri mė 1654 ndoqi studimet nė Kolegjin e Propaganda Fides nė Romė, ku u diplomua doktor nė filozofi e teologji. Mė 1656 u emėrua Peshkop i Shkodrės, post qė e mbajti pėr njėzet e njė vjet, dhe u caktua administrator i Kryedioqezės sė Tivarit deri mė 1671. Gjatė viteve tė turbullta tė luftės turko-austriake, 1664-1669, u fsheh nė fshatrat Barbullush e Rjoll tė Shkodrės.

Edhe sot e kėsaj dite emrin e tij e mban njė shpellė ku qe strehuar atėhere. Mė 1677 pasoi tė ungjin si kryepeshkop i Shkupit dhe administrator i Mbretėrisė sė Serbisė. Me zellin fetar dhe zjarrin atdhetar nė zemėr ai mbeti nė konflikt me autoritetet turke dhe, nė atmosferėn e luftės e tė rrėmujės qė mbretėronte, u detyrua tė ikė nė Raguzė (Dubrovnik), nga ku vazhdoi rrugėn pėr nė Venedik dhe Padovė, me dorėshkrimet me vete. Nė Padovė u prit me pėrzemėrsi nga kardinal Gregorio Barbarigo (1622-1697), tė cilit i kishte shėrbyer nė Romė. Kardinali Barbarigo, peshkop i Padovės, ishte ngarkuar pėr tė ndjekur ēėshtjet kishtare tė Lindjes dhe kishte interes tė madh pėr kulturėn e Orientit, pėrfshirė Shqipėrinė. Ai kishte ngritur edhe njė shtypshkronjė nė Padovė, Tipografia del Seminario(31), qė shėrbente pėr nevojat e gjuhėve orientale dhe kishte matrica pėr gjuhėt hebraike, arabe e armene. Kėshtu qė Bogdani, nė punėt me vlerė historike qė po ndėrmerrte, do tė ndihmohej nga Barbarigo me dėshirėn e mirė, gatishmėrinė dhe aftėsitė e tij.

Pasi i vuri punėt nė vijė pėr botimin e Cuneus prophetarum, Bogdani u kthye nė Ballkan nė mars 1686 dhe i kaloi vitet e tjera duke mbėshtetur qėndresėn kundėr ushtrive tė Perandorisė Osmane, sidomos nė Kosovė. Ai organizoi bashkimin e njė force prej 6000 ushtarėsh shqiptarė me ushtrinė austriake qė kishte mbėrritur nė Prishtinė dhe e shoqėroi nė marrjen e Prizrenit. Por atje, ai dhe pjesa mė e madhe e ushtrisė sė tij u ndeshėn me njė kundėrshtar tjetėr po aq tė tmerrshėm, me sėmundjen e murtajės. Bogdani u kthye nė Prishtinė, por sėmundja e vuri poshtė pėrfundimisht mė 6 dhjetor 1689. I nipi, Gjergji, bėnte tė ditur mė 1698 se eshtrat e tė ungjit ishin shvarrosur mė pas nga ushtarėt turq e tartarė dhe u ishin hedhur qenve nė mes tė sheshit nė Prishtinė. Kėshtu pėrfundoi njė nga figurat mė tė mėdha tė kulturės sė hershme shqiptare, shkrimtari i pėrmendur shpesh si babai i prozės shqiptare.

Cuneus prophetarum, traktati i tij i gjerė mbi teologjinė, u botua shqip e italisht pikėrisht nė Padovė mė 1685, me ndihmėn e kardinalit Barbarigo. Bogdani e kishte pėrfunduar variantin shqip dhjetė vjet mė parė, por nuk i qe dhėnė leja e botimit nga Propaganda Fide, e

__________________________________________________ _________________

29 Studimet mė tė plota pėr Bogdanin deri mė sot janė kryer nga Sciambra 1965 dhe Rugova 1982. Shih edhe Weigand 1927, Zamputi 1954, 1963a, V. Kamsi 1962, Riza 1965a, Redzepagiƒ 1966, Xholi 1986a/1986b, Marlekaj 1989, Shuteriqi 1989, Marquet 1989, 1991, Kostallari (red.) 1991, Plasari 1994b, Fortino 1995, dhe Sh. Osmani 1996.

30 Disa autorė pėlqejnė ta datojnė vitin e lindjes 1625, por megjithatė viti 1630 ka mė shumė tė ngjarė.

31 kr. Bellini 1938.
__________________________________________________ _________________


cila urdhėroi qė dorėshkrimi paraprakisht tė pėrkthehej(32), pa dyshim pėr tė lehtėsuar punėn e censorit. Titulli i plotė i variantit tė botuar ėshtė:

"Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. de Prop. Fide alvmno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scvporvm ac totivs regni Serviae Administratore"

(Ēeta e profetėve tė Krishtit, shpėtimtar i botės dhe i fjalės sė tij tė vėrtetė, botuar nė gjuhėt italiane e epirote dhe ndarė nė dy pjesė nga Pjetėr Bogdani i Maqedonisė, student i Kongregacionit tė Shenjtė tė Propaganda Fides, doktor nė filozofi e teologji tė shenjtė, ish-peshkop i Shkodrės dhe administrator i Tivarit, kurse tani kryepeshkop i Shkupit dhe Administrator i mbarė Mbretėrisė sė Serbisė).

Cuneus prophetarum u shtyp me alfabetin latin sikundėr pėrdorej nė botimet italisht, duke shtuar po ato shkronja cirilike qė patėn pėrdorur Pjetėr Budi e Frang Bardhi, veprat e tė cilėve duket se Bogdani i ka njohur. Dihet se gjatė studimeve nė Kolegjin e Propaganda Fides, Bogdani ka kėrkuar libra shqip nga shtypshkronja e kolegjit: "pesė kopje tė Doktrinės sė Krishterė dhe pesė fjalorė shqip", me siguri vepra tė Budit e tė Bardhit. Nė njė raport dėrguar Propaganda Fides mė 1665, ai gjithashtu pėrmend njė 'Evangelii in Albanese' (Ungjij nė shqip)(33), pėr tė cilėt kishte dėgjuar, dhe ka tė ngjarė tė jetė Meshari i Buzukut i vitit 1555.

Cuneus prophetarum u botua nė dy shtylla pėrkrah njėra-tjetrės nė ēdo faqe, njėra shqip e tjetra italisht, nė dy vėllime, secili prej tyre kishte katėr pjesė (scala). Vėllimi i parė, i cili nė fillim ka disa pėrkushtime e panegjirika tė shkruara latinisht, shqip, serbisht dhe italisht, dhe pėrfshin dy vjersha shqip tetėvargėshe, njėra nga kushėriri i tij Lukė Bogdani (Luca Bogdani) dhe tjetra nga Lukė Suma (Luca Summa), trajton kryesisht tema nga Dhjata e Vjetėr: i) Si e krijoi Zoti njeriun, ii) Profetėt dhe rrėfimet e tyre pėr ardhjen e Mesisė, iii) Jeta e profetėve dhe profecitė e tyre, iv) Jeta e dhjetė Sibilave. Vėllimi i dytė, i titulluar De vita Jesu Christi salvatoris mundi (Mbi jetėn e Jezu Krishtit, shpėtimtarit tė botės), i kushtohet kryesisht Dhjatės sė Re: i) Jeta e Jezu Krishtit, ii) Mrekullitė e Jezu Krishtit, iii) Vuajtjet dhe vdekja e Jezu Krishtit, iv) Ringjallja dhe ardhja e dytė e Krishtit. Kjo pjesė pėrfshin njė pėrkthim nga Libri i Danielit, 9, 24-26, nė tetė gjuhė: latine, greke, armene, siriake, hebraike, arabe, italiane dhe shqipe, dhe pasohet nga njė krye mbi jetėn e Antikrishtit, me tregues italisht dhe shqip dhe me njė shtojcė trifaqesh mbi Antichitą della Casa Bogdana (Lashtėsia e Shtėpisė sė Bogdanėve).

Kjo vepėr u rishtyp dy herė nėn titullin "L'infallibile veritą della cattolica fede", Venedik 1691 dhe 1702 (E vėrteta e pagabueshme e besimit katolik)(34).

Cuneus prophetarum merret si kryevepra e letėrsisė sė hershme shqiptare dhe ėshtė e para vepėr me tipare tė plota letrare e artistike nė gjuhėn shqipe. Ajo pėrfshin njė gamė tė gjerė: filozofi, teologji, shkencė (me trajtime nė gjeografi, astronomi, fizikė e histori). Ndėrsa me poezinė dhe prozėn letrare tė saj prek ēėshtje tė estetikės e tė teorisė sė letėrsisė. Ajo ėshtė njė

__________________________________________________ _________________

32 "Compositio de qua fit mentio, translatetur" (Shkrimi pėr tė cilėn ėshtė fjala, le tė pėrkthehet). kr. Zamputi 1954, V. Kamsi 1962, Riza 1965a, Rugova 1982, f. 46.

33 kr. Shuteriqi 1977, f. 58.

34 Cuneus prophetarum gjendet edhe nė rishtypje qė i ėshtė bėrė nė ditėt tona, kr. Bogdani 1977 dhe 1989.
__________________________________________________ _________________


vepėr humaniste e Epokės Baroke e ndikuar nga traditat filozofike tė Platonit, Aristotelit, Shėn Agustinit dhe Shėn Thoma Akuinit. Qėllimi filozofik themelor i Bogdanit ėshtė njohja e Zotit, zbėrthimi dhe shpjegimi i problemeve tė qenies, ēka ai e kryen me armėt e arsyes e tė mendjes. Edhe pse talenti i Bogdanit bie mė shumė nė sy nė prozė, poezisė sė tij tė thjeshtė fetare nuk i mungon eleganca. Trungun e poezisė sė tij e pėrbėjnė vjershat pėr dhjetė Sibilat (e Kumės, e Libisė, e Delfit, e Persisė, e Eritresė, e Samosit, e Kumanit, e Helespontit, e Frigjisė, e Tivolit), vjersha qė pėrshkohen nga prirja e shija baroke pėr tema fetare dhe aludime klasike. Ja, pėr shembull, Sibila e Persisė:

"Kumbon zani malsh e keletth ndė shkretėti,
Xihariq me dhan'e u e tė dėrejtė,
Shekullit me ēelė, e fajevet pėr mengji,
Pagėzimnė predikon mbė ketė jetė,
Kuj do me shelbuem pa rrenė e sherregji,
Ndė parrijsit vendtė gjanjė si do vetė,
Tue trusun' kryetė asaj bishe,
Mirė tu bam, e shpesh tu votė n'kishe."


Nga tė gjithė shkrimtarėt e tjerė tė hershėm shqiptarė Bogdanin e dallon shqipja e tij e veēantė. Ai kishte njė interesim tė vetėdijshėm pėr fjalėt e vjetra tė harruara si dhe njė leksik shumė tė pasur, tė cilin e pėrdori me mjeshtėri pėr tė shprehur nocione tė reja abstrakte. Bogdani filozofon mbi skolasticizmin dhe teologjinė me siguri dhe zhdėrvjelltėsi, ndėrkohė qė paraardhėsi Frang Bardhi, pesėdhjetė vjet para tij, kishte hasur vėshtirėsi tė dukshme pėr tė shprehur nocione abstrakte tė ēdo lloji. Nė veprėn e Bogdanit ndeshemi pėr herė tė parė me atė qė mund tė quhet gjuhė letrare. Kėsisoj, ai e meriton tė mbajė cilėsimin e babait tė prozės shqipe.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:45

.6 Veprat dytėsore tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė



Vepra tė tjera tė letrave shqiptare janė tė pakta e tė rralla, larg njėra-tjetrės, si palma qė shfaqen aty-kėtu nė horizontin e njė shkretėtire letrare. Asnjėra syresh nuk ka ndonjė vlerė tė veēantė letrare, edhe pse, nė kėtė periudhė, ēfarėdo shkrimi nė gjuhėn shqipe mund tė marrė rėndėsi kulturore, gjuhėsore e historike.
Pėr qenien e njė numri veprash nė gjuhėn shqipe nė shekullin e shtatėmbėdhjetė dihet vetėm ngaqė pėrmenden ose prej autorėve tė tyre ose nga studiues tė mėvonshėm. Mė sipėr zumė nė gojė, pėr shembull, dy pėrkthimet fetare qė Frang Bardhi njofton se i ka bėrė dhe gramatikėn latinisht-shqip tė Ndre Bogdanit, ungji i Pjetėr Bogdanit.

Njė pėrkthim tjetėr fetar nė shqipe ishte ai i Neofit Rodinosė (Neofito Rodinņ, 1576-1659), misionar qipriot. Rodinoja ka kaluar disa vjet nė ngulimet arbėreshe nė Italinė jugore, pėrfshirė Munxifs (ital. Mezzoiuso) nė Sicili dhe Barill (ital. Barile) nė Potenzė. Nga 1628 deri mė 1643 ai jetoi dhe punoi nė krahinėn e Himarės nė Shqipėrinė jugore. Bashkė me studentin e tij Dhimitėr Delvina (Demetrio Dervino), prift shqiptar, ai pėrktheu shqip njė Doktrinė tė Krishterė pėr pėrdorim fetar. Origjinali ndoshta ka qenė ai i Jakob Ledesmės(35), i pėrkthyer mė

__________________________________________________ _________________

35 kr. Shuteriqi 1976, f. 74.
__________________________________________________ _________________


parė nga Lekė Matrėnga. Nė letrėn dėrguar Propaganda Fides mė 28 gusht 1637, Rodinoja shkruante:

"Tra alcuni scolari mei che tengo, vi č un sacerdote detto Demetrio, il quale possede elegantissimamente la lingua albanese per esser della nation, et č catholico vero; perciņ mi sono posto a tradur la dottrina christiana, quella che č contenuta in soli duoi fogli, in questa lingua, la qual spero in Iesu Christo sarą di utilitą apreso loro. Con altra occasione, e spero presto, la manderņ, perchč ancora non č finita, pregando a Vostra Signoria Illustrissima la proponga alla Sagra Congregatione, acciņ dii ordine che si stampi."

(Ndėr studentėt e tjerė qė kam ėshtė njė prift me emrin Dhimitėr, qė e di gjuhėn shqipe nė mėnyrė shumė tė zhdėrvjelltė, meqenėse ėshtė i atij kombi dhe katolik i vėrtetė; pėr kėtė arsye, i hyra pėrkthimit tė Doktrinės sė Krishterė, qė jepet nė kėtė gjuhė vetėm nė dy vėllime e qė besoj nė Jezu Krishtin se do t'u vlejė atyre. Do t'ua dėrgoj mė vonė, shpresoj sė shpejti, meqė ende nuk e kam pėrfunduar, me lutje Shkėlqesive Tuaja qė t'ia propozoni Kongregacionit tė Shenjtė nė mėnyrė qė tė japin urdhrin pėr ta botuar.)(36)

Por Kongregacioni i Shenjtė i Propaganda Fides, si zakonisht, nuk ishte fort i interesuar pėr tė pasur vepra fetare nė gjuhėn shqipe, iu pėrgjigj vetėm se Doktrina e Krishterė ishte pėrkthyer e botuar tashmė shqip, duke e pasur fjalėn sigurisht pėr botimin e dytė tė pėrkthimit tė Pjetėr Budit, dhe se nuk ishte nevoja t'i hynte mundimit pėr ta pėrkthyer pėrsėri. Kėshtu vepra e Neofit Rodinosė mbeti nė dorėshkrim dhe humbi. Sikundėr kemi vėrejtur mė sipėr, mjaft nga tė dhėnat tona pėr Shqipėrinė nė kėtė periudhė dalin prej letrave dhe raporteve dėrguar Propaganda Fides nga misionarė dhe kishtarė vendės qė shėrbenin nė Ballkan. Kėto raporte shpesh pėrfshinin jo vetėm ēėshtje tė lidhura me kishėn, por edhe tė dhėna tė rėndėsishme pėr zhvillimet politike, si dhe pėr historinė, gjeografinė dhe zakonet e popullsisė fisnore vendėse.

Nė njėrin nga kėto raporte, me datėn 14 shkurt 1633 dhe me titullin 'Trajtesė e shkurtėr pėr kombin shqiptar e, nė veēanti pėr banorėt e malėsisė sė Dukagjinit', hasim njė listė me tridhjetė e dy fjalė shqip(37), pėr tė cilat autori i saj Pjetėr Mazreku (Pietro Maserecco, vd. 1634), nga Prizreni, kryepeshkop i Tivarit, orvatet tė japė etimologji dhe shpjegime. Shumė prej tyre tė kujtojnė imagjinatėn naive tė Shėn Isidorit tė Seviljes njėmijė vjet para tij. Pjetėr Mazrekut mund t'i njihet kėsisoj merita e babait tė studimeve etimologjike shqiptare.

Nė vitin 1638 u botua nė shqipe njė vjershė e Zhan Zhak Bushar-it (Jean Jacques Bouchard, 1606-1641?) nė njė libėr me titull Monumentum romanum, Nicolao Claudio Fabricio Perescio, senatori Aquensi doctrinae virtutisque causa factum, Romė 1638, qė pėrmbante tipa vjershash nė shumė gjuhė asokohe ekzotike si, fjala vjen, gjuhėt hindu dhe japoneze, kushtuar Nikola Klod Fabri de Peires (Nicolas Claude Fabri de Peiresc), mecenat frėng i arteve dhe shkencave nga Aix-en-Provence dhe mik i filozofit Pier Gasendi (Pierre Gassendi, 1592-1655) dhe i astronomit Galileo Galilei (1564-1642). Autori arbėresh i vjershės nė shqip, Daniel Korteze (Daniel Cortese), pati lindur nė Ungėr (ital. Lungro) nė Kalabri mė 1617 dhe pati ndjekur studimet nė Kolegjin Grek tė Shėn Athanasit nė Romė nga viti 1631 deri mė 1639, ashtu si dhe Lekė Matrėnga njė shekull para tij. Vjersha e tij me gjashtė vargje 'Carmen albaniense sev epiroticvm' (Kėngė shqiptare apo epirote) ėshtė njė panegjirikė e

__________________________________________________ _________________

36 kr. Karalevskij 1912, f. 196.

37 kr. Roques 1932a, Zamputi 1964a, 1964b, L. Marlekaj 1995.
__________________________________________________ _________________


thjeshtė e pa ndonjė meritė tė vėrtetė letrare a gjuhėsore(38).

"Scerbese himiri hiscte na ringraziome
Atą ce ben mirč ghidhue cusctii hisctč
Zoti NICOLO ce beri mirč ghidhue
Asctu vete iemi baiture na te
Ringraiziome atą edhue na me
Gliucha dhenč"

(Ėshtė shėrbim i mirė. Falėnderojmė
Ata qė tė gjithėve u bėjnė tė mira. Kėshtu ishte
Zoti Nikolla, i cili tė gjithėve u bėnte mirė.
Prandaj vetė jemi tė shtrėnguar
T'i falenderojmė edhe ne
Nė gjuhėn tonė.)

Duke gjykuar nga drejtshkrimi, ka tė ngjarė qė Daniel Korteze tė jetė njohur me veprat e Gjon Buzukut, Pjetėr Budit dhe Frang Bardhit, ndonėse jo doemos edhe me ato tė Lekė Matrėngės. Vjersha e tij e vogėl pėrbėn dokumentin e tretė mė tė vjetėr nė dialektin tosk (pas Ungjillit tė Pashkėve dhe Matrėngės) dhe tė parin dokument nga Kalabria.

Njė tjetėr Doktrinė e Krishterė, qė ndoshta mbetet pėr t'u zbuluar, ėshtė ajo e Bernardit tė Kuintianos (Bernardus a Quintiano apo Quinzano) ose tė Veronės. Ėshtė njė pėrkthim nė gjuhėn shqipe i sė ashtuquajturės Doktrinė e Krishterė 'e vogėl' e Shėn Robert Belarminit (1542-1621), e pėrkthyer gjithashtu nga Pjetėr Budi mė 1618. Bernardi(39) ishte njė prift franēeskan dhe misionar qė shėrbeu nė Shqipėri nga viti 1636 deri mė 1649, ku thuhet se e mėsoi mirė gjuhėn. Doktrina e tij e Krishterė u botua vėrtet nė Venedik mė 1675. Pjetėr Bogdani e njihte kėtė vepėr dhe nė njė letėr dėrguar Propaganda Fides nga Shkodra mė 3 janar 1676 njoftonte:

"Gjatė kohės qė kalova nė Venedik verėn e shkuar sigurova dhe me shpenzimet e mia rishtypa Doktrinėn e Krishterė tė vogėl nė gjuhėn shqipe e nė italishte tė pėrkthyer me saktėsi nga Reverendi At Bernardi i Veronės, dhe meqė i mora tė gjitha kopjet me vete pėr t'ua shpėrndarė klerikėve anembanė Shqipėrisė, e gjykova tė nevojshme t'i dėrgoj njė kopje Kongregacionit tė Shenjtė nėqoftėse ata dėshirojnė ta ribotojnė nė Propaganda Fide pėr t'u dhėnė mundėsi brezave tė ardhshėm, ngaqė ėshtė mjaft e frytshme.(40)"

Njė vepėr tjetėr qė me siguri do tė ishte me interes pėr leksikografėt, ėshtė njė Dictionarium epiroticum, njė fjalor shqip i hartuar para vitit 1678 nga njė Leo i Ēitadelės (Leo da Cittadella), njė misionar italian qė shėrbeu nė dioqezėn e Shkodrės mė 1671. Vdiq mė 1678. Si e ku, mbetet e panjohur.

__________________________________________________ _________________

38 kr. Shuteriqi 1958, 1973, f. 72-73.

39 kr. Roques 1936b, f. 33-34, Shuteriqi 1976, f. 79.

40 kr. Arkivi i Propaganda Fides, S. R. C. Albania II, f. 137. Nėse Doktrina e Krishterė e Bernardit tė Kuintianos ruhet ende nė bibliotekėn e Propaganda Fides, kjo ėshtė e vėshtirė tė thuhet, pėrderisa ende nuk ka kurrfarė katalogu tė hollėsishėm tė materialeve tė kėtij arkivi historik qė mund tė kenė vlera albanologjike. kr. Kowalsky & Metzler 1983.
__________________________________________________ _________________


Arkivi i Propaganda Fides pėrmban gjithashtu njė letėr tė shkruar shqip, me datėn 30 mars 1689(41). Ajo u drejtohet autoriteteve kishtare nga pleqėsia e Gashit nė Shqipėrinė verilindore, pėr t'u tėrhequr vėmendjen lidhur me gjendjen e tyre, sidomos pėr faktin se pėr katėr vjet me radhė kishin pritur t'u vinin priftėrinjtė e premtuar nga Kongregacioni i Shenjtė. Arsyeja e pėrfshirjes sė tekstit shqip tė letrės, tė hartuar pėr ta sė bashku me variantin italisht nga famullitari dalmat i Pultit Xhorxhio Toliē (Giorgio Tolich), ishte pa dyshim qė tė theksonin vėshtirėsitė gjuhėsore me tė cilat po ballafaqohej kisha nė Shqipėri. Kuptimplotė ėshtė fakti se Toliēi pėrdor drejtshkrimin e Budit dhe Bogdanit, tregues ky se veprat e kėtyre dy shkrimtarėve njiheshin prej tij.

Njė vepėr e shėnuar e leksikografisė shqiptare, e hartuar para vitit 1694, ėshtė fjalori shqip-italisht, italisht-shqip(42) i murgut sicilian Nilo Katalano (Nilo Catalano, 1637-1694). Katalano ka lindur afėr Mesinės nė Sicili dhe ka shėrbyer si misionar nė krahinėn e Himarės nė bregdetin e Shqipėrisė jugore, ashtu si dhe bashkatdhetari i tij Neofit Rodino. U emėrua kryepeshkop i Durrėsit dhe famullitar apostolik i Himarės mė 1693 dhe vdiq njė vit mė pas mė
3 qershor. Dihet gjithashtu se u ka dhėnė mėsim tė gjuhės shqipe arbėreshėve tė Munxifsit (ital. Mezzoiuso). Dorėshkrimi i veprės sė tij Vocabolario albanese-italiano et italiano-albanese (Fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip) u bė i ditur nga Xhuzepe Krispi (Giuseppe Crispi, 1781-1859)(43) se ndodhej nė Bibliotekėn e Seminarit Shqiptar nė Palermo mė 1831. Mė vonė ai ra nė duart e studiuesit dhe shkrimtarit arbėresh Xhuzepe Skirņ plaku (Giuseppe Schirņ senior, 1865-1927)(44), i cili thotė se fjalori ėshtė nė dialektin verior gegė (qė nuk flitet as nė Sicili e as nė Himarė) dhe shpreh pikėpamjen se pėr kėtė arsye ai mund tė jetė njė kompilim i fjalorit tė Frang Bardhit dhe i veprave tė Pjetėr Budit e tė Pjetėr Bogdanit(45). Fjalori shoqėrohet me shėnime gramatikore pėr gjuhėn shqipe dhe me dy faqe me shkrim grek. Ai pėrmbante nė fillim edhe njė pėrmbledhje kėngėsh popullore arbėreshe tė shkruara me alfabetin grek, pėrfshirė 'Kėngėn e Pal Golemit', qė Skiroi e botoi mė 1923(46). Nėse kėto kėngė janė ende nė kėtė dorėshkrim, ato do tė pėrbėnin pėrmbledhjen mė tė vjetėr tė kėngėve popullore arbėreshe, duke ia kaluar me mbi dyzet vjet mė herėt pėrmbledhjes qė mendohet se e ka bėrė Nikollė Filja (Nicolo Figlia, 1682?-1769).
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:46

4.7 Pėrfundime



Tė pesė shkrimtarėt kryesorė shqiptarė tė shekujve tė gjashtėmbėdhjetė dhe

__________________________________________________ _________________
41 kr. Bartl & Camaj 1967.

42 kr. Roques 1932b, f. 35-36, Dh. Shuteriqi 1976, f. 88, 1995, Kastrati 1980, f. 4-6.

43 kr. Crispi 1831.

44 Shuteriqi 1976, f. 88, njofton se ky dorėshkrim ndodhet sot nė Bibliotekėn Mbretėrore tė Kopenhagės. Por Gangale 1973 nuk e pėrmend fare nė katalogun e tij tė Koleksionit Shqiptar (Albansk Samling) tė shėnuar atje.

45 kr. G. Schirņ 1917-1918.

46 kr. G. Schirņ 1923, f. 22-25.
__________________________________________________ _________________


shtatėmbėdhjetė: Gjon Buzuku, Lekė Matrėnga, Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, formojnė bėrthamėn e letėrsisė sė hershme shqiptare. Ata i dhanė kėsaj letėrsie frymėmarrjen e parė tė talentit krijues dhe farėn e imėt tė zhdėrvjelltėsisė dhe nivelit artistik. Sė bashku me njė radhė autorėsh dytėsorė qė u pėrmendėn mė sipėr si dhe pa dyshim me tė tjerė qė u kanė humbur analeve tė historisė sė letėrsisė, ata sollėn nė jetė njė letėrsi qė u zhvillua vrullshėm, por qė do tė mbytej nė djep, si tė thuash, nga shtrėngesat e rrjedhės sė historisė shqiptare. Ato qė mund tė kishin qenė rrėnjė tė forta tė njė letėrsie kombėtare dinamike, si ato qė u rritėn nė rajonet mė fatlume tė Evropės nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, u kėputėn dhunshėm nga pushtimi turk dhe, si pasojė, nga dobėsimi dhe rėnia e mbrojtėsit disi kontradiktor tė Shqipėrisė, kishės katolike.

Pushtimi turk dhe kolonizimi i vendit, qė kishte filluar qė mė 1385, e ndau Shqipėrinė nė tri sfera kulture, tė gjitha nė thelb tė pavarura nga njėra-tjetra: kultura kozmopolite e Orientit islamik qė pėrdorte nė fillim turqishten, persishten dhe arabishten si mjete shprehjeje, trashėgimia e zgjatur bizantine e Ortodoksisė greke nė Shqipėrinė jugore dhe kultura nė zgjim e arbėreshėve nė Italinė e jugut, tė ushqyer nga njė klimė shoqėrore, politike, ekonomike mė e favorshme si edhe nga trualli intelektual i qytetėrimit italian. Me pushtimin osman tė Ballkanit, letėrsia e hershme shqiptare menjėherė rrudhet e rrėgjohet dhe me aq mbyllet pėrfundimisht kreu i parė i shquar i historisė sė kėsaj letėrsie. Deri para se tė vinte lėvizja e Rilindjes Kombėtare, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, letėrsia nė Shqipėri nuk do tė mund tė rifitonte atė karakter jetėsor qė kishte pasur nė shekujt e gjashtėmbėdhjetė e tė shtatėmbėdhjetė. Letėrsisė kombėtare do t'i duhej pėrsėri tė fillonte nga e para.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:46

5. SHKĖLQIMI I ORIENTIT.
LETĖRSIA MYSLIMANE E SHEKULLIT XVIII DHE FILLIMIT TĖ SHEKULLIT XIX




5.1 Kushtet historike dhe kulturore



Mė 28 qershor 1389 turqit mundėn koalicionin e forcave ballkanike nėn udhėheqjen serbe nė Fushė-Kosovė, dhe u bėnė zotėr tė Ballkanit. Mė 1393 turqit kishin pushtuar Shkodrėn, ndonėse venedikasit do ta rimerrnin pas pak kohe bashkė me kėshtjellėn madhėshtore tė saj. Pushtimi i Shqipėrisė vazhdoi edhe nė vitet e parė tė shekullit tė pesėmbėdhjetė. Kėshtjella malore e Krujės u mor mė 1415, kurse qytetet po aq strategjike tė Vlorės, Beratit dhe Kaninės
nė Shqipėrinė e jugut ranė mė 1417. Deri mė 1431 turqit e kishin pėrfshirė Shqipėrinė jugore brenda Perandorisė Osmane dhe kishin ngritur administratėn e 'sanxhakut' me kryeqytet Gjirokastrėn, tė pushtuar mė 1419. Shqipėria feudale e veriut mbeti nė dorė tė fiseve autonome, ndonėse tani nėn suzerenitetin e Sulltanit.

Pushtimi turk nuk u prit pa kundėrshtime nga ana e shqiptarėve, sidomos nė kohėn e Gjergj Kastriotit, tė njohur me emrin Skėnderbej (1405-1468), princ dhe tani hero kombėtar. I dėrguar nga i ati si peng te Sulltan Murati II (sundoi 1421-1451), djaloshi Kastriot u kthye nė fenė islame dhe mori shkollim mysliman nė Edrene (Adrianopol). Turqit e quajtėn Iskander dhe i dhanė titullin bej, nga edhe vjen emri Skėnderbej. Mė 1443 Skėnderbeu pėrfitoi nga shpartallimi i turqve nė Nish nga ana e komandantit hungarez Janosh Huniadi (rreth 1385-1456) dhe braktisi ushtrinė osmane, u kthye nė Shqipėri dhe ripėrqafoi kristianizmin. Arritja e madhe e parė e tij qe bashkimi i fiseve feudale tė pėrēara tė Shqipėrisė veriore nė Lidhjen e Lezhės mė 1444. Me anė tė njė dredhie ai mori kėshtjellėn e Krujės dhe u shpall kryekomandant i njė ushtrie shqiptare, e cila, ndonėse e pavarur, as mund tė krahasohej me fuqinė kolosale ushtarake tė turqve. Mė 1453 vetė Konstantinopoja ra nė duart e forcave tė Sulltan Mehmetit II Ngadhėnjimtarit (sundoi 1451-1481), duke i dhėnė fund kėsisoj Perandorisė Romake Bizantine njėmijėvjeēare tė Lindjes. Por Shqipėria, ndonėse e braktisur nė fatin e saj, nuk do tė dorėzohej lehtė.

Nė vitet mė pas, Skėnderbeu zmbrapsi me sukses trembėdhjetė sulme osmane, pėrfshirė edhe tre rrethimet e mėdha tė kėshtjellės sė Krujės, tė udhėhequra nga vetė sulltanėt (Muradi II mė 1450 dhe Mehmeti II mė 1466 dhe 1467). Pėr qėndresėn ndaj turqve ai gėzoi adhurimin e madh tė botės kristiane dhe iu dha titulli 'Atleta Christi' nga papa Kalisti III (sundoi 1455-1458). Qėndresa shqiptare u mposht vetėm pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 17 janar 1468 nė Lezhė. Mė
1478 kėshtjella e Krujės u mor pėrfundimisht nga forcat turke, mė 1479 ra Shkodra dhe, mė nė fund, mė 1501 ra Durrėsi. Me fundin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė Perandoria Osmane ishte ngritur nė zenitin e saj politik dhe Shqipėria do tė nėnshtrohej krejt gjatė katėr shekujve tė kolonizimit turk, i cili ia ndėrroi rrėnjėsisht faqen vendit.

Studiuesit e sotėm shqiptarė kanė prirjen t'i vėshtrojnė pasojat e kėtyre shekujve tė sundimit turk si tėrėsisht negative, me hordhi barbare aziatike qė shkatėrrojnė dhe plaēkisin njė vend qė, pėrndryshe do tė kishte lulėzuar nė djepin e qytetėrimit evropian. Kjo pikėpamje mjaft e njėanshme vjen e pėrcaktohet nė njė shkallė tė madhe nga pėrvoja e lėvizjes kombėtare shqiptare nė fundin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė, kur Perandoria Osmane qe nė njė periudhė kalbėzimi tė thellė. Edhe pse pushtimi turk i Shqipėrisė u solli vuajtje tė pafundshme banorėve tė kėtij vendi, ai solli edhe njė kulturė tė re e tė pėrpunuar, e cila mė vonė do tė bėhej pjesė pėrbėrėse e identitetit shqiptar.

Islami, si njė fé e re, kishte ēarė midis veriut katolik dhe jugut ortodoks tė Shqipėrisė dhe, me kalimin e kohės, u bė besimi sundues i vendit. Ndonėse gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė sundimit turk ndėr vetė shqiptarėt kishte pak myslimanė, deri nė fillim tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė llogaritet se pesėdhjetė pėrqind e popullsisė sė Shqipėrisė veriore ishin kthyer nė fenė islame(1.) Katolicizmi romak dhe ortodoksizmi grek e serb nė Shqipėri kishin qenė, nė fund tė fundit, mjete transmetimi kulturash tė huaja, tė vėna nė lėvizje nga gjuhėt e huaja. Ato ishin fe nė tė cilat shqiptarėt, nė krahasim me fqinjėt serbė, bullgarė e grekė, kishin qenė konvertuar vetėm nė mėnyrė tė sipėrfaqshme. Kthimi masiv i popullsisė shqiptare nė fenė islame bėhet edhe mė i kuptueshėm po tė kemi parasysh taksat e rėnda (haraē) qė iu vunė rajave, banorėve kristianė tė Perandorisė.

Hasan Kaleshi (1922-1976)(2) ka shprehur njė mendim bindės kur ka thėnė se pushtimi turk i Ballkanit e pati tė paktėn njė rrjedhojė pozitive - i shpėtoi shqiptarėt nga asimilimi etnik prej sllavėve, ashtu si sikundėr vėrshimi sllav nė Ballkan nė shekullin e gjashtė i pati dhėnė fund procesit tė romanizimit qė kishte kėrcėnuar me asimilim paraardhėsit jo-latinishtfolės tė shqiptarėve njė mijė vjet mė parė. Ndonėse tė panjohur nga turqit si pakicė etnike (popullsia e Perandorisė Osmane ndahej sipas fesė e jo sipas kombėsisė), shqiptarėt ia dolėn mbanė tė mbijetonin si popull dhe, nė thelb, tė zgjeronin zonat e ngulimeve tė tyre nėn sundimin turk. Shkodra dhe qendrat e tjera qytetėse pėrgjatė bregdetit shqiptar u bėnė pėr tė parėn herė qytete tė vėrteta shqiptare dhe me popullsi shqiptare.

Perandoria Turke, me organizimin e saj qendror dhe bazėn pushtetore tė pėrqendruar nė Stamboll, e la Shqipėrinė nė njė amulli kulturore e politike, siē kishte qenė qė nė fillim, ndėrsa kultura turke osmane, qė do tė arrinte kulmin gjatė Epokės sė Tulipanit nė shekullin e tetėmbėdhjetė, depėrtoi thellė nė mbarė vendin. Qytete jugore e qendrore tė Shqipėrisė si Berati dhe Elbasani me kalatė, xhamitė dhe medresetė e ndėrtuara rishtas, u bėnė qendra krahinore tė dijes orientale dhe pėrjetuan vėrtet njėfarė rilindje kulturore nėn Islamin, ashtu si dhe Shkodra e Gjakova nė veri. Poetė, artistė dhe dijetarė shėtitės filluan tė gėzojnė pėrkrahjen e qeveritarėve dhe pashallarėve vendės ashtu si ndodhte nė mbarė Azinė e Vogėl.

Sikundėr autorėt e parė tė Shqipėrisė kristiane kishin shkruar latinisht apo greqisht, ashtu edhe shkrimtarėt e parė nga Shqipėria myslimane pėrdorėn mjetet letrare tė Perandorisė Osmane: turqishten(3) dhe persishten, bile shumė prej tyre me sukses tė dukshėm.
Nach oben Nach unten
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 19:46

5.2 Shkrimtarėt me prejardhje shqiptare qė shkruan turqisht.



Njė nga mė origjinalėt ndėr poetėt e hershėm tė Perandorisė Osmane ishte Mesihi i Prishtinės(4) (rreth 1470-1512) i njohur nė turqishtė si PriÕtineli Mesihi. Mendohet se ka qenė

__________________________________________________ _________________

1 Pėr islamizimin e Shqipėrisė, kr. Arnold 1896, Rossi 1942, Stadtmüller 1955,
Skendi 1956b, dhe Bartl 1968.

2 kr. Kaleshi 1975.

3 Pėr historinė e letėrsisė turke nė Shqipėri, kr. Karateke 1995.

4 kr. Gibb 1902, vėll. 2, f. 226-256, Bombaci 1969, f. 330-333, Morina 1987, dhe Kaleshi 1991, f. 22-24.
__________________________________________________ _________________


shqiptar nga Prishtina, edhe pse duhet tė ketė banuar nė Stamboll qė nė moshė tė njomė e mė pas. Mesihi nuk qe vetėm njė poet jashtėzakonisht i talentuar, por edhe njė mjeshtėr me talent pėr kaligrafi, dhe pati postin e sekretarit tė Kadim Ali Pashės gjatė sundimit tė Bajazidit II (sundoi 1481-1512). Njė Õehr o—lani (djalė qyteti) qefli, sikundėr e cilėson biografi Ashik Ēelebi, Mesihinė mund ta gjeje mė lehtė nėpėr parqe e bahēe dėfrimi me miqtė dhe dylberėt e tij sesa nė punė. Ndonėse mėnyra hedonistike e jetesės do t'ia ketė penguar pėrparimin nė karierė, ai krijoi atė qė mund tė quhet si ndėr mė tė mirat poezi osmane tė kohės sė vet. Mė e pėrmendura ėshtė Murabba'-i bahar(5) (Odė pėr pranverėn) e cila, pas botimit nė pėrkthim latinisht mė 1774 nga orientalisti Sėr Uilliam Xhounz (Sir William Jones, 1746-1794), do tė bėhej poezia mė e njohur turke nė Evropė pėr njė kohė tė gjatė. Ajo fillon kėshtu:

"Dinle bülbül kissasin kim geldi eyy~m-i bah~r
Kurdi her bir b~—da heng~me heng~m-i bah~r

Oldi s§m efs, ~n ana ezh~r-i b~d~m-i bah~r
'Ays, ć nćs, et kim geēer kalmaz bu eyy~m-i bah~r"


(Dėgjo bilbilin, ditėt e pranverės kanė ardhur,
Stina e pranverės i ka gjallėruar tėrė kopshtet,

Lulet e bajames lėshojnė rreze tė argjendta,
Pi dhe bėj qef, se ditėt e pranverės tė ikėn e tė lėnė.)

Mė origjinale se 'Odė pėr pranverėn' ėshtė poezia e Mesihisė Ōehr-engīz (Tmerri i qytetit), qė pas pak kohe do tė bėhej model i njė gjinie letrare tė re nė poezinė osmane. Nė 186 kupletet e tij ai i kėndon bukurisė dhe nurit tė dyzet e gjashtė djelmoshave tė Edrenesė (Adrianopojės). Ėshtė kjo njė kryevepėr e poezisė turke tė fillimit tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė qė, me lojėn e fjalėve dhe humorin therės, sjell njė farė lehtėsimi e shlodhjeje nė mes tė atij vėrshimi tė pėrgjithshėm tė poezisė intelektualiste mistike. Mesihi pranon me humor se vjersha e tij ėshtė mėkatare, por edhe se ka besim qė Zoti do ta falė: "Zemra ime bredharake ėshtė bėrė aq shumė copash, saqė secila ka vajtur te njėra prej atyre bukurive."

Njė shkrimtar tjetėr i shekullit tė gjashtėmbėdhjetė me prejardhje shqiptare ishte Jahja bej Dukagjini(6) (vd. 1575), i njohur nė turqisht si Dukagin-zāde Yahyā bey ose TaÕlicali Yahyā. Pinjoll i njė fisi dukagjinas qė banonte nė alpet e zhveshura shqiptare nė veri tė lumit Drin, ai vetė doli nga krahina e Plevlės, tani nė veri tė Malit tė Zi, dhe u dėrgua nė rini pėr tė shėrbyer si jeniēer. Ndryshe nga shumė tė rinj shqiptarė tė shkolluar nė shėrbim tė Perandorisė Osmane, nuk e kishte lėnė nė harresė prejardhjen e tij shqiptare. Nė njėrėn nga vjershat e tij thotė:


"Arnavud asli olub-dur aslim
Qili—iyla dirilür heb neslim
Nola ol .t~'ife-i š§r-efken
Qilsa š~hin gibi .tašliqda vat.an
Arnavud as. li olanda bu hüner
Ańa beńzer ki ola .tašda güher"


__________________________________________________ _________________
5 kr. Rossi 1954.

6 kr. Gibb 1904, vėll. 3, f. 116-132, Bombaci 1969, f. 345-346, dhe Kaleshi 1991,
f. 19-22.
__________________________________________________ _________________


(Raca shqiptare ėshtė raca ime, Mbarė populli im mban shpatėn pranė, Ata trima si petrita nuk e kanė pėr gjė Tė ngrenė shtėpitė mes shkėmbinjve, Kjo ėshtė dhunti e racės shqiptare, Ata njerėz janė gurė tė ēmuar mes shkėmbinjsh.)

Jahja beu ishte ushtar trim e njėkohėsisht shkrimtar i guximshėm. Ai nuk kishte frikė t'i dilte kundėr opinionit publik ose t'ua prishte qejfin nėpunėsve tė oborrit me vargun e tij shpesh me frymė polemike. Njė herė, i akuzuar nga Veziri i Madh pse kishte guxuar tė shkruante njė elegji pėr vdekjen e princ Mustafait, i cili qe ekzekutuar nė Konjė nga i ati, sulltan Sulejman Madhėshtori (sundoi 1520-1566) mė 1533, Jahja beu iu pėrgjigj me zgjuarėsi: "Ne e dėnojmė me Padishahun, por e vajtojmė me popullin". E prapėseprapė, meqė kishte bėrė shumė armiq, e pa mė tė arsyeshme tė tėrhiqej nė ēifligun e tij afėr Zvornikut nė Bosnjė, ku, plak i moshuar nė tė tetėdhjetat e me divanin e tij nė dorė pėr ta pėrfunduar, vdiq mė 1575 [983 A.H.]. Nga pesė mesnevī tė tij mė e njohura ėshtė Shāh u gedā (Mbreti dhe lypėsi), pėr tė cilėn na thotė se e ka mbaruar brenda jo mė shumė se njė jave. Kjo poemė e ēmuar shumė, e shkruar me vargje tė rregullta, idealizon dashurinė e pastėr pėr njė djalosh nga Stambolli me bukuri tė rrallė (i dhėnė si mbret meqė mbretėron mbi zemrėn e tij) nga dashnori i tij i pėrunjur (i dhėnė si lypės pėr shkak tė lutjeve plot dėshirė e mall). Ai ishte edhe autori i njė divani gazelesh tė pėrmendur mė sipėr, qė pėrgjithėsisht mendohet se janė mė pak origjinale. Njė tjetėr poet turk me emėr ishte i vėllai i Jahja beut, Ahmed bej Dukagjini, i njohur nė turqisht si Dukagin-zāde Ahmed bey.


Me prejardhje shqiptare duket se kanė qenė tė paktėn tre prozatorė turq tė vjetėr. Ata janė Ajazi (Ayās), autor i fillimit tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, i cili ka hartuar njė kronikė tė mbetur pa u botuar; Veziri i Madh Lutfi Pasha (vd. 1564), autor i njė traktati pėr detyrat e shtetit; dhe Koēi Beu nga Korēa, kėshilltar i Sulltan Muradit IV (sundoi 1623-1640), traktati politik i tė cilit pėr problemet shqetėsuese tė Perandorisė dhe rrugėt pėr mėnjanimin e tyre e bėri orientalistin e madh austriak Baron fon Hamer-Purgshtal (Baron von Hammer-Purgstall7 1774-1856) ta quante 'Monteskjė Osman'.

Gjatė pesė shekujve tė bashkimit tė dhunshėm me Perandorinė Osmane, Shqipėria do tė nxirrte shumė burra tė tjerė tė mėdhenj, ndikimi i tė cilėve mbi kulturėn turke kurrsesi nuk qe anėsor. Ndėr ta ka qenė teologu dhe dijetari Hoxha Hasan Tahsin (1812-1881), i pari rektor i Universitetit tė Stambollit; leksikografi dhe enciklopedisti Sami bej Frashėri (1850-1904), i njohur nė turqisht si Shemsedin Sami (Ōemseddin Sami); poeti mbarislamik Mehmet Akif (1873-1936) nga Peja, autor i himnit kombėtar turk tė vitit 1921; dhe Riza Tevfik (1868-1949), njė nga filozofėt mė tė mėdhenj turq tė kohės.

Ndėrkaq, pėr fat tė mirė, nė shekullin e tetėmbėdhjetė, energjitė krijuese tė shqiptarėve osmanė filluan tė rrjedhin edhe nė drejtim tė zhvillimit tė gjuhės sė tyre kombėtare.
Nach oben Nach unten
Gesponserte Inhalte





Histori e Letersise Shqiptare Empty
BeitragThema: Re: Histori e Letersise Shqiptare   Histori e Letersise Shqiptare Icon_minitime

Nach oben Nach unten
 
Histori e Letersise Shqiptare
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Nje Histori e vertet

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Gjuha Shqipe-
Gehe zu: