Nga Volkswagen ka ardhur paralajmėrimi se nė panairin e radhės nė Ēikago do tė paraqitet automjeti i tij mė i ri me shtatė ulėse, qė pikėsėpari i dedikohet tregut amerikan. Ai ėshtė zhvilluar nė bashkėpunim me Chrysler, ndėrsa ėshtė i bazuar nė modelin Town & Country (apo siē njihet nė Evropė - Chrysler Voyager).
Falė gjatėsisė prej 5.14 metrash, gjerėsisė prej 1.95 metrash dhe lartėsisė prej 1.75 metra ai ofron hapėsirė komfore pėr shtatė udhėtarė, si dhe ka nė dispocizion hapėsirė bagazhi prej 926 litrash. Nė rast se dy ulėset e prapme bėhen bashkė, bagazhi rritet nė 2.350 litra, ndėrsa mund tė arrijė deri nė katėr metra kub, nėse nė rrugė nisen vetėm shoferi dhe njė pasagjer.
Tani pėr tani Routan do tė jetė nė dispozicion vetėm me dy motorė - prej 3.8 e 4.0 litra me 197 dhe 253 kuaj fuqi. Ky lloj motorizimi definitivisht nuk do tė pranohet nė Evropė, prandaj mund tė pritet edhe versioni me naftė, natyrisht, nėse gjermanėt presin qė nė Kontinentin e Vjetėr tė shesin numėr tė madh tė automjeteve.